Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Angel Zaberski dhe Bras Asociacioni debutojnë me album

Foto: arkiv personal
Angel Zaberski
Pianisti dhe kompozitori Angel Zaberski, bashkë me big bendin e tij debutuan në një klub të muzikës xhaz në Sofje me albumin “High voltage” (“Tension i lartë”). “Jam shumë i kënaqur se më së fundi ky album u nxjerr në tregun muzikor – thotë Angel Zaberski. – Producenti është Atanas Jankullov. Kompania e tij “Star rekords” nxori në dritë projektin. Ndihmë financiare morëm nga inxhinieri Georgi Kollçakov. Për sa i përket punës sime me big bendin, gjithçka filloi gjatë viteve të 90-të. Atëherë mësova për veten se e kam talenti të bashkëpunoj në orkestër. Para kësaj kisha krijuar një oktet xhazi, me të cilin nxorëm disk. Me kalimin e kohës formacioni u zgjerua dhe u arrit në 4 trumbeta, 4 trombona dhe seksion ritmik pa kitarë. Albumi përfshin njëmbëdhjetë pjesë, mes të cilave nëntë më përkasin mua, derisa dy të tjerëve “Alone together” dhe “Little sunflower” u kam bërë aranzhime të reja.”

Angel Zaberski është i biri i kompozitorit dhe pedagogut të njohur muzikor Angel Zaberski, i cili i la publikut shumë këngë të bukura dhe të paharrueshme. Gjatë viteve të 90-të djali Angel Zabeski mbaroi arsimin e mesëm dhe atë të lartë në fushën muzikës në Sofje. Duke qenë pianist, ai ka luajtur në Evropë dhe SHBA. Për një kohë të caktuar Angel Zaberski aranzhoi big bendin e Radios Kombëtare Bullgare (1996-2000). Nga viti 2000 ai është pedagog i improvizimit xhaz në Universitetin e Ri të Sofjes.

A ka në të vërtetë tension të lartë në albumin e tij të ri?

“Ka si tension të lartë, ashtu edhe tension të ulët. Kjo duket te dy baladat e albumit – thotë ai. – Titulli “High voltage” tingëllon mirë në anglisht, si dhe në bullgarisht. Për sa u përket koncerteve, kemi marrë ftesë të interpretojmë gjatë Festave të Arteve “Apolonia” në qytetin bregdetar Sozopol, ku do të promovojmë albumin. Në këtë festival me pjesëmarrje ndërkombëtare unë do të prezantohem me projekte të ndryshme dhe kompozime të reja. Kësaj radhe do të luajë me big bendin “Braz Asociacion”.

Deri më sot Hilda Kazasian është e vetmja këngëtare e muzikës xhaz, e cila është ftuar nga Angel Zaberski t’i rrinte pranë në skenën ku interpreton me big bendin. Tashmë pianisti ka mbledhur mjaft materiale për të nxjerrë album të dytë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Sibilla Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD