Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investimet e huaja po shtohen, zbatica e kapitaleve po kështu

Foto: arkiv
Investimet e drejtpërdrejta të huaja në Bullgari për gjysmën e parë të vitit janë rritur pothuajse dyfish në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare në vendin tonë kanë hyrë mbi 846 milionë euro, që përbën 2.1 për qind nga Produkti i Brendshëm Bruto. Për të njëjtën kohë të vitit të kaluar kapitalet e huaja kanë qenë me afro 377 milionë euro.

Sipas traditës më shumë para investitorët e huaj kanë investuar në prona të patundshme në Bullgari. Shuma është e madhe, më në veçanti në qoftë se e krahasojmë me vitin e kaluar dhe del në 141 milionë euro. Më tepër kapitale të huaja kanë hyrë nga Holanda, Zvicra dhe Rusia. Shkaku është se, pikërisht në këto vende janë regjistruar disa banka të huaja, të cilat kanë degë në Bullgari. Kompanitë e naftës gjithashtu kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Rusinë. Në fakt, gjatë vitit të kaluar Bullgaria ka tërhequr 0.15 për qind nga investimet botërore. Kjo e ve vendin tonë mes 50 shteteve të para në botë sipas këtij treguesi. Të dhënat janë nga raporti botëror i OKB-së për investimet e vitit 2011. Pritet që investimet e drejtpërdrejta të huaja gjatë këtij viti të shtohen me afro 15 për qind. Industria përpunuese është numër një për nga kapitalet e tërhequra. Dhe këtu ka diçka interesante për ekonominë bullgare. Derisa rryma e parave të freskëta në telekomunikacionet, energjetikë dhe në industrinë përpunuese në një përpjesëtim botëror është rreth 40 për qind, në Bullgari këta sektorë tërheqin dy herë më shumë investime të huaja. Kurse 90 për qind prej tyre vijnë nga vendet në Bashkimin Evropian.

Ekspertët në degë arrijnë deri te konkluzioni, se Bullgaria në fakt është shumë pak e njohur si një destinacion investues, më në veçanti në vende jashtë Bashkimit Evropian. Shumë pak të njohura janë dhe kushtet e leverdishme për kompanitë e huaja të bëjnë biznes te ne. Prandaj dhe Agjencia Bullgare e Investimeve filloi një fushatë për popullarizimin e vendit tonë, por jo përpara publikut të gjerë, por direkt mes kompanive të huaja. Tetë sektorë nga ekonomia bullgare me një potencial të lartë për tërheqjen e investimeve do të reklamohen përpara biznesit në shtete të ndryshme jashtë Bashkimit Evropian, si vendet arabe, Kina e të tjera.

Kompani të mëdha ndërkombëtare, të cilat e njohin shumë mirë vendin tonë, studiojnë kushtet te ne si dhe destinacionin e leverdishëm për nxjerrjen e prodhimeve dhe kanë për qëllim të hapin uzina në Bullgari. Vendi ynë propozon shpenzime të ulëta prodhuese dhe taksa, një stabilitet politik dhe ekonomik dhe një pozicion shumë të mirë gjeografik. Po vazhdon interesi dhe drejt pronave të patundshme te ne. Një kompani izraelite, e cila punon në këtë degë, planifikoi të investojë mbi 200 milionë euro gjatë 5 vjetëve të ardhshëm. Një fond britanik për investime në prona të patundshme do të ndërtojë një ski-kompleks në vendpushimin Pamporovo për 5 milionë euro, kurse një kompani e njohur ruse ka për qëllim të ndërtojë një ofis qendër në kryeqytet për 25 milionë euro.

Në këtë mënyrë, derisa investimet e huaja te ne po shtohen, në të njëjtën kohë po rritet dhe zbatica e kapitaleve nga Bullgaria. Të dhënat e Bankës Popullore Bullgare tregojnë se, më shumë para kanë rrjedhur drejt Gjermanisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe. Një nga kompanitë e mëdha greke të lizingut, e cila operon te ne, ka eksportuar më shumë mjete në Londër. Kurse ndërmarrja më e madhe e prodhimit të bakrit është e bazuar në Gjermani, duke eksportuar një shumë solide për shlyerjen e huas së brendshme në firmë. Banka dhe kompani po vazhdojnë të kryejnë detyrimet e veta, të grumbulluara përpara krizës, në vend që t’i shfrytëzojnë mjetet për investime, zgjerimin e prodhimit dhe zhvillimin e vendeve të reja të punës.

Përpara ditëve Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim propozoi rreth Bullgarisë, Rumanisë dhe Serbisë të ndërtohet një rreth mbrojtës, i cili t’i mbrojë këto vende nga kriza në Greqi. Frikësimet e analizatorëve ndërkombëtar janë të lidhur me këtë se, bankat greke, të cilat operojnë në regjionin tonë, mund të tërheqin resurse nga filialet e veta dhe t’i ridrejtojnë drejt centralëve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD
Dimitër Radev

Bankat janë gati për euron, politikanët duhet të veprojnë, thotë guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare

Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..

botuar më 24-12-06 10.27.PD
Cvetan Simeonov

Biznesi dëshiron stabilitet politik me një qeveri dhe parlament funksional

Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..

botuar më 24-12-04 9.21.PD