Ngjitja e majës Vihren, skaji më i lartë i malit Pirin, është një përjetim, që ngjall emocione të paharrueshme. Dy itineraret turistike janë relativisht të përshtatshme edhe për njerëzit me më pak përvojë. Megjithatë janë të domosdoshme përpjekje për pushtimin e kësaj majaje krenare. Mirëpo, pamja, që hapet para shikimit nga lartësia 2914 metra në të vërtetë nuk e ka shokun. Kur moti është i kthjellët dhe ajri është i tejdukshëm, nga atje mund të shihet bregu i Detit të Bardhë. Ka guximtarë, të cilët mbeten të kalojnë natën në këtë majë, që të vështrojnë xixëllimën e magjishme të yjeve, vallen e lehtë e atyre yjeve që bien përdhe, errësimin e Hënës dhe fenomene të tjera të rralla astrologjie. Një nga majat më të bukura dhe më pushtuese malore, Vihren është pika më e larta e malit Pirin të Bullgarisë Jugperëndimore. Kjo është maja e dytë për nga lartësia në vend, pas majës Musalla të malit Rilla – 2925 metra dhe është e katërta në Ballkan.
© Foto: Allbena Bezovska
Turistët me përvojë ngjitin majën Vihren gjatë të gjitha stinëve të vitit, por turistët e zakonshëm duhet të ndërmarrin një hap të tillë në periudhën nga muaji korrik deri në shtator, kur kushtet atmosferike janë më të përshtatshme dhe moti është më i qëndrueshëm, ndërsa gjatësia e ditës është nja 12 – 15 orë. Maja është fund e krye prej mermeri të bardhë, shpatat e tij janë të tatëpjeta dhe zbresin pjerrët poshtë. Emri i lashtë i majës është Elltepe, gjë që do të thotë “maja e stuhive”. Ky emër zbulon një veçori tjetër të këtij rajoni, pra rreth tij shpesh herë ngrihen era të vrullshme dhe të fuqishme. Si gjatë dimrit, ashtu edhe gjatë verës në këtë majë sikur kanë takim të gjitha erërat. Një legjendë e lashtë tregon, se dikur atje ishte froni i mermertë i hyjnisë Perun – perëndia supreme e sllavëve. Pikërisht prej emrit të tij vjen edhe emri i malit – Pirin.
© Foto: Allbena Bezovska
Qyteti më i afërt është Bansko – një pushimore e njohur dimërore, e cila ofron mundësi të mëdha për sport, turizëm, spa procedura dhe çlodhje. Në mal ka disa teleferikë, por asnjeri prej tyre nuk kalon afër majës Vihren. Kështu që ata, që kanë dëshirë të ngjitin majën Vihren, më parë duhet të arrijnë shtëpitë malore “Bënderica” ose “Vihren”. Ato ofrojnë mundësi për fjetje dhe ushqim. Nga ato dy pika nisin dy itineraret e ngjitjes së majës. Më i lehtë është itinerari nga shtëpia malore “Vihren”. Distanca nga Bansko deri në këtë vilë është 18 kilometra. Ngjitja nga kjo shtëpi malore deri në majën me të njëjtin emër zgjatet përafërsisht 3 orë e gjysmë.
© Foto: Allbena Bezovska
© Foto: Allbena Bezovska
Nga rajoni Golemija Kazan, Kazani i Madh, fillon pjesa më e vështirë e ngjitjes së majës – që bullgarisht quhet Stenata, ose në përkthim Muri, ose Golgota te maja Vihren. Në rrezet e Murit Stenata është rajoni me emrin Malkija Snezhnik. Kjo është një hapësirë me një gjatësi 90 metra dhe gjerësi 40 metra, ku bora mbetet gjatë tërë vitit. Vende-vende shtegu mungon dhe me bojë janë të shënuara vendet më të përshtatshme për kalim. Nga lagu mermeri bëhet shumë i rrëshqitshëm, prandaj është e detyrueshme, që të ndiqen shenjet turistike. Nga këndet e ndryshme maja Vihren i ngjan piramidës së prerë ose gungës së mprehtë. Në vet majë ka mjaftë vend, që njeriu të pushojë dhe t’i dorëzohet ngazëllimit nga pamja që hapet. Zbulohet panorama e maleve fqinje dhe e qyteteve përreth.
© Foto: bg.wikipedia.org
© Foto: arkiv
Një peizazh jo i zakonshëm shtrihet në viset veriperëndimore të Bullgarisë. Ato janë shkëmbinjtë e Bellogradçikut, që sjellin respekt dhe admirim me gurët e madhërishëm të cilët e çajnë qiellin. Rajoni karakterizohet me humnerat e shumta të cilat sikur..
“Këtu në grykën Trajanovi Vrata, më 17 gusht të vitit 986 Ushtria e mbretit Samuill shpartalloi ushtarët bizantinë të perandorit Vasilij II. Lavdi të përjetshme!” Secili që frekuenton Kështjellën “Trajanvi Vrata” e lexon këtë mbishkrim në pllakën..
Vila antike “Armira” është pallati më i pasur privat zbuluar në trojet bullgare që datohet nga koha romake. Ajo u ndërtua gjatë gjysmës së dytë të shekullit të parë të erës sonë. Ishte pronë e një aristokrati i njohur trak dhe qendër i pronës së tij..