Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznes në Antarktidë? Pse jo!

Foto: EPA/BGNES
Duke paguar 7 mijë dollarë mund të ngrini adrenalinën tuaj dhe të përjetoni çaste ekstreme te minus 89 gradë – në kushte të ngjashme me ato në Mars, mes pinguinëve dhe fokave. Mund të zgjeroni biznesin tuaj në fushën e telekomunikimit, farmaceutikës dhe studimeve shkencore. Po ashtu mund të zhvilloni idetë tuaja të ndërmarrësit në sferën e pasurive të patundshme. Të gjithë këtë mund ta bëni në një vend ku qasja kanë vetëm njerëzit e pajisur dhe të përgatitur mirë. Bëhet fjalë për kontinentin e zbuluar më vonë – Antarktidën, e cila është me e madhe se Evropa dhe Australia.

“Të gjitha rrugët çojnë në Romë” thoshin romakët e vjetër. Ka shumë kohë që kjo thënie nuk vlen, sepse qendra që sot tërheq si magnet biznesi është Antarktida. Ky është një kontinent me burime të pasura mineralesh dhe shumë bukuri natyrore. Më shumë se gjysmë shekull ai vazhdimisht shfrytëzohet nga kompanitë e mëdha të botës. Si bëhet biznes në Antarktidë dhe në cilën fushë interesi është më i madh? Këtë temë e shqyrton prof. Hristo Pimpirev, udhëheqës i ekspeditës bullgare në kontinent.

Në Antarktidë provohen veshjet bashkëkohore për kushtet e këqija të klimës në malet e larta ose në rajonet veriore. Interes shumë i madh tregohet në fushën e telekomunikimit. Në “kontinentin e akullt” përdoren teknologjitë më moderne të lidhjes me gjithë botën. Gjatë stinës së verës aty ka mbi 100 mijë veta. Telekomunikimi në Antarktidë bëhet me anë të sateliteve. Biznesmenët bullgarë janë të mendimit se mund të zhvillohen studimet e shkencave të aplikuara si p.sh. përpunimi i ilaçeve të reja, po ashtu të zhvillohen sportet ekstreme etj.

“Parashikojmë të lëshojmë një satelit bullgar dhe orbita e tij të kalojë edhe mbi Antarktidën – sqaron prof. Pimpirev. – Bullgaria disponon me një bazë të vetë në “kontinentin e akullt”. Quhet “Shën Kliment i Ohrid” dhe që nga viti 1993 punon vazhdimisht gjatë stinës së verës. Vjet ishte ekspedita e 20-vjetorit. Për sa i përket satelitit bullgar, ai nuk do t’u shërbejë vetëm bullgarëve në Antarktidë. Po ashtu çdo ditë ai do të kalojë mbi Bullgarinë, do të regjistrojë fotografi dhe do të japë të dhëna për kushtet meteorologjike. Do të parashikohen thatësi dhe përmbytje, kështu që për fermerët bullgarë sateliti do të jetë shumë i dobishëm. Kjo është njëra nga anët e biznesit. Edhe pse Antarktida është kontinenti më i izoluar, aty flora dhe fauna janë unike. Duke u bërë studimet shkencore mbi mikroorganizmat mund të zbulohen organizma që u rezistojnë kushteve ekstreme. Prej këtyre organizmave mund të nxirren enzima. Këto të fundit mund të shfrytëzohen për ilaçe të dobishme në luftimin e sëmundjeve të rënda. Kompanitë bullgare të farmaceutikës kanë mundësi të bëhen pjesë e biznesit farmaceutik botëror në Antarktidë.”

Tashmë 30 vjet me radhë biznesi tjetër shumë i suksesshëm është turizmi. Çdo vit “kontinentin e akullt” e vizitojnë rreth 15-20 mijë turistë . Ata udhëtojnë me anije, mbërrijnë në breg me varkë, njihen me florën dhe faunën. “Përjetimi është i mrekullueshëm. Gjithnjë e më shumë njerëz duan ta shikojnë bukurinë e Antarktidës”, thotë prof. Pimpirev.

A janë të interesuar turistët bullgarë?

“Asociacioni Ndërkombëtar i Operatorëve Turistikë në Antarktidë regjistron të gjithë turistët. Deri tani rreth 50 bullgarë kanë vizituar Antarktidën – bën të ditur z. Pimpirev. – Një vizitë 10-ditore në “kontinentin e akullt” kushton nga 7 deri 10 mijë dollarë. Në të vërtetë është e shtrenjtë, por tashmë në Bullgari ka shumë njerëz të pasur, të cilët disponojnë me dhjetëra dhe qindra milionë euro. Për mendimin tim ka treg për këtë lloj turizmi në Bullgari. Operatorët turistikë fitojnë qindra milionë dollarë dhe turizmi në Antarktidë bëhet një biznes serioz.”

Mbi 30 vende janë të drejtuara ndaj bërjes së biznesit në Antarktidë. Ndërmarrësit bullgarë nuk tregojnë shumë interes, sqaron prof. Pimpirev, duke shtuar se në qoftë se biznesi bullgar është largpamës, ai do të orientohej drejt Antarktidës. Për sa i përket blerjes së pasurive të patundshme, tani për tani personi privat nuk mund të blejë tokë në “kontinentin e akullt”. Antarktida qeveriset nga 28 vende, ku Bullgaria është anëtare me të drejta të plota që nga viti 1998. Në marrëveshje nuk ka pikë të pronësisë private, sepse territoret janë shtetërore.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria lejoi furnizimin e mallrave dhe teknologjive nga Rusia për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..

botuar më 24-09-18 6.26.MD

Një kompani bullgare do të rinovojë termocentralin kryesor në Kosovë

Një projekt për riparimin e termocentralit të dytë më të madh në Kosovë fitoi Shoqatën Aksionare Bullgare “Bazë qendrore të riparimit energjetik” (CERB). Riparimi është në termocentralin “Kosova A” dhe është sipas planit të modernizimit të..

botuar më 24-09-17 9.58.PD
Ministri i Ekonomisë Petko Nikollov në “LB Bulgaricum”

Kompania shtetërore e qumështit po modernizon fabrikën e saj në Vidin

Në shtator filloi modernizimi i bazës prodhuese të kompanisë shtetërore të qumështit “El Bi Bulgaricum” në Vidin. Fillimisht, pritet të meremetohen frigoriferët në magazina dhe rrugicat që çojnë në ofiçina, si dhe parkingu përballë godinës, njoftoi..

botuar më 24-09-15 9.25.PD