Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Parku i Jugut” kënaq kryeqytetasit me sheshin e parë të vëzhgimit të shpendëve

Llojet e shpendëve në “Parkun e Jugut” numërojnë 65
Foto: Darina Grigorova

Në rrëzë të malit Vitosha, në pjesën jugore të Sofjes gjendet njëri nga parqet më zbukuruese në kryeqytet ku në afërsi janë të shtira lagjet e banimit të shtrenjtë “Llozenec” dhe “Ivan Vazov”. Ideja për “Parkun e Jugut” ka qenë që të lidhet ai me Parkun Natyror “Vitosha”. Mirëpo, ndërtimi në këtë rajon e hodhi poshtë idenë. Gjithsesi dy zonat e gjelbra lidhen me njëra-tjetrën në ajër që është me rëndësi nga pikëpamja e ornitologjisë.

Këtu në luginën e lumit Struma kalon korridori i shtegtimit Via Aristotelis. Llojet e shpendëve në park numërojnë 65, prej të cilave 29 janë të mbrojtura në pajtim me Ligjin e Larmisë Biologjike, kurse dy lloje të tjera shpendësh janë të regjistruara në Librin e Kuq të Bullgarisë si të kërcënuara. Shumëllojshmëria e shpendëve në afërsi të zonave të banimit e bën “Parkun e Jugut” shumë tërheqës për adhuruesit e natyrës. Shoqata Bullgare e Mbrojtjes së Shpendëve krijoi një shesh në park me tabela informacioni për llojet e shpendëve.

“Ka kohë që shoqata diskuton idenë për tërheqjen e vëmendjes së njerëzve ndaj shpendëve, më së fundi e realizuam atë – tha z. Petër Jankov. – Sheshin e parë ku mund të vëzhgohen shpendët e krijuam në “Parkun e Jugut” në Sofje. Kemi për qëllim të tërheqim vëmendjen ndërkombëtare ndaj Bullgarisë si një vend turistik i ornitologjisë. 10-15 vitet e fundit Shoqata Bullgare e Mbrojtjes së Shpendëve arriti shumë suksese në këtë drejtim. Shtimi i turistëve adhurues të shpendëve do të ishte një faktor i rritjes së ekonomisë bullgare. Për qëllim e kemi gjithashtu edhe provokimin e interesit të të rinjve në Sofje ndaj botës së shpendëve në park. Duam që t’i japim kuptim më të madh jetës së fëmijëve sidomos sot kur rreziku në zonat bashkëkohore të banimit u shtua.”

© Foto: Darina Grigorova

Takim me lloje të ndryshme shpendësh

Shëtitja në “Parkun e Jugut” sjell një kënaqësi të jashtëzakonshme. Në stinët e shtegtimit – në pranverë dhe vjeshtë, mund të vëzhgohen shumë lloje të shpendëve. Gjatë stinës së dimrit disa shpendë uji mbeten në një liqen të parkut që liqen nuk ngrin.

“Parku i Jugut” është njëri nga parqet më interesante në Sofje – u shpreh z. Jankov. – Për dallim nga Kopshti i Mbretit Boris III ose nga Parku që shtrihet në perëndim të Sofjes, ai e ka mjedisin shumë të pasur. Në “Parkun e Jugut” ka livadhe, këneta, zona të lagëta, lumenj dhe pyje. Pikërisht këto vende bëhen habitate të shpendëve. Në park kemi vendosur 20 tabela. Çdo vizitues njihet me shpendët e parkut nëpërmjet informacionit dhe më pas ka mundësi t’i vëzhgojë ata. Fëmijët janë shumë kureshtarë. Në këtë mënyrë ata bëhen zbulues të rinj. Kemi për qëllim që të ruajmë dashurinë e të vegjëlve ndaj natyrës dhe njëkohësisht t’i inkurajojmë ata për zbulim. Vizita e nxënësve në park përbën një formë jashtëshkollore të mësimit. Aktualisht Shoqata e Mbrojtjes së Shpendëve bashkëpunon me Ministrinë e Arsimit që vëzhgimi në park të vendoset në programin arsimor.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD