Aktivist i shquar shqiptar, udhëheqës i lëvizjes kombëtare shqiptare dhe kryeministër i parë i Shqipërisë, Ismail Qemali ishte mik i afërt i Bullgarisë dhe bullgarëve.
Që nga periudha e viteve 1864 – 1866, si nëpunës në administratën turke të Vilajetit të Danubit, shoqëria bullgare dinte për fatin e këtij patrioti shqiptar – arrestime, internime, kërcënime dhe atentat kundër tij, të organizuar nga Porta e Lartë, gjë që e detyroi, që në vitin 1900 të braktiste kufijtë e Perandorisë Otomane. Kështu duke udhëtuar nëpër kryeqytete të ndryshme evropiane, ai nisi të realizonte një veprimtari, në dobi të popujve. Në Bullgari diheshin përpjekjet e këtij aktivisti të njohur politik, të cilat ai bënte në Paris, Bruksel, Romë, Napoli, Athinë dhe Korfu për bashkimin e revolucionarëve shqiptarë dhe për krijimin e një qendre unike të udhëheqjes së Luftërave Nacional-Çlirimtare.
Dihet, se Ismail Qemali ndërmerrte një sërë provash për gjetjen e aleatëve të kauzës shqiptare në Ballkan dhe në Evropë. Ai zhvillonte bisedime me politikanë, burrështetë dhe diplomatë evropianë, duke përfshirë edhe bullgarë. Jo një herë Ismail Qemali tregonte rëndësinë e Bullgarisë, si aleate e Shqipërisë dhe domosdoshmërinë për bashkëpunim dhe për luftë të përbashkët të revolucionarëve shqiptarë me aktivistët e Organizatës së Brendshme të Maqedonisë dhe të Edrenesë.
Është interesante të përmendin një intervistë të Ismail Qemalit dhënë Nikolla Sakarovit më 7 shtator të vitit 1912 për organin e Partisë Socialdemokrate Bullgare (socialistë të gjerë), gazeta “Narod”, ose në përkthim Popull. Në të ai përkrahte pozitën antiushtarake të gazetës “Narod” dhe vet u shpallte kundër çfarëdo qoftë aventurave ushtarake në Ballkan. Ai nënvizonte gjithashtu domosdoshmërinë e fqinjësisë së mirë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Turqisë. Dënonte terrorin mbi popullsinë bullgare në Turqi; me simpati fliste për popullin bullgar, për luftën e bullgarëve në Maqedoni dhe në Traki; nënvizonte domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis bullgarëve dhe shqiptarëve në luftën për liri.
Shpërthimi i Luftës Ballkanike, e cila tronditi Perandorinë Otomane, dhe kërcënimi, që lindi për grabitjen e territoreve shqiptare, ishin një sinjal për politikanin e largpamës shqiptar Ismail Qemali. Ai vepronte shumë shpejtë dhe më 28 nëntor të vitit 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë. U zgjodh kryeministri i qeverisë së përkohshme. Kështu në një situatë të rëndë dhe të ndërlikuar, Ismail Qemali shfaqi tiparet e tij si burrështeti i urtë dhe diplomati i zhdërvjelltë.
Shqipëria e pavarur zuri pozitën e vetme e drejtë, e pikërisht, pozitën e neutralitetit ndaj vendeve ndërluftuese ballkanike. Ismail Qemali deklaroi gatishmërinë e vendit për bashkëpunim paqësor me të gjitha shtetet. Më 29 nëntor të vitit 1912 ai i dërgoi një telegram qeverisë së Bullgarisë, në të cilin shprehte pikërisht ato parime dhe qëndrime. Ismail Qemali zhvilloi bisedime me diplomatë bullgarë në Vjenë dhe më Romë. Muajin maji të vitit 1913 në Shqipëri mbërriti revolucionari i madh bullgar Jane Sandanski, që të zhvillonte bisedime me Ismail Qemalin dhe me revolucionarë shqiptarë për luftën e përbashkët kundër Serbisë dhe Greqisë, për mbrojtjen e interesave të cenuara të Shqipërisë dhe të Bullgarisë. Ismail Qemali vlerësonte heroizmin e Ushtrisë Bullgare, shfaqur në Luftën Ballkanike dhe kontributin e saj për shpartallimin e Turqisë. Ai kuptonte edhe këtë, se nga suksesi i Ushtrisë Bullgare përfituan aleatët e Bullgarisë. Jo një herë mbronte Bullgarinë nga shpifjet e pabaza dhe deklaronte, se sukseset e Bullgarisë, ishin garanci edhe për pavarësinë e Shqipërisë. Dhe kjo për arsye, se ato ishin aleate të natyrshme dhe kishin armiq të përbashkët. Në Shqipëri gjetën strehë shumë refugjatë dhe luftëtarë kundër regjimit të rëndë pushtues të serbëve dhe grekëve në Maqedoni.
Gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 Ismail Qemali vendosi kontakte me delegacionin bullgar. Ai zhvilloi bisedime me ambasadorin e Bullgarisë në Britaninë e Madhe – Mihaill Maxharov, dhe me kryetarin e delegacionit, doktor Stojan Danev. Ismail Qemali i drejtoi lutje përfaqësuesit bullgarë për përkrahjen e kërkesave të Shqipërisë dhe për ndihmën e Bullgarisë për shtetin e ri shqiptar. Dhe bullgarët premtuan këtë përkrahje. Ky burrështet shqiptar dha të kuptohet, se edhe Bullgaria mund t’i shpresonte përkrahjes së Shqipërisë. Bullgaria qe një nga vendet e para, të cilët njohën Shqipërinë e Pavarur dhe i zgjatën dorë për ndihmë dhe për vendosjen e lidhjeve zyrtare.
Kryekonsull në Vlorë qe ish deputeti i Parlamentit Otoman Todor Pavllov. Ai njihte personalisht Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Bajram Currin dhe shumë shqiptarë të tjerë të njohur. Ky bullgar atdhedashës ishte një njeri, i cili vite me radhë kishte punuar në Stamboll dhe në Shkup. Ai e njihte mirë edhe problemin shqiptar. Në një letër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga nëntori i vitit 1913, i dërguar Todor Pavllovit, theksohej: “se shqiptarët mund t’i shpresonin përkrahjes morale të Bullgarisë për rregullimin e shtetit të tyre të pavarur.” Ndihma do të përqendrohej në dërgimin e specialistëve në fusha të ndryshme të administratës dhe në sigurimin e studimit në universitetet më të mira evropiane. Shkollat bullgare dhe Universiteti i Sofjes gjithashtu ishin gati të pranojnë të rinj e të reja nga Shqipëria.
Todor Pavllovi u prit shumë mirë si nga Ismail Qemali, ashtu edhe nga populli. Ai e gëzonte përkrahjen në zbatimin e misionit të tij. Krahas kësaj ai ishte i lehtësuar në zgjidhjen e një sërë çështjesh fetare, shkollore e të tjera, që prekeshin interesat e Bullgarisë. Qeveria e Ismail Qemalit dha ndihmë vëllazërore 14 refugjatëve bullgarë nga Maqedonia, të burgosur në Greqi bashkë me 4 shqiptarë.
Me lejen e Ismail Qemalit në Shqipëri punuan përfaqësues të organizatës së brendshme revolucionare të Maqedonisë dhe të Edrenesë, u krijua një qendër speciale dhe u organizuan çeta, të cilat të vepronin në Maqedoni, e cila në atë kohë vuante nën pushtetin e Serbisë dhe Greqisë.
Bullgarët dhe shqiptarët arritën pajtim për luftë të armatosur kundër okupatorëve të rinj. Kryengritja masive, që u shpall në vjeshtën e vitit 1913 në Dibër dhe në Ohër, u shtyp egërsisht. Shtypi bullgar informoi gjerësisht për luftën e shqiptarëve, për heroizmin dhe vetëmohimin e tyre, duke theksuar, se shkaqet për shpalljen e kësaj kryengritjeje ishin kufijtë etnike, të cilët për bullgarët dhe shqiptarët nuk u caktuan drejtë nga Fuqitë e Mëdha.
Pas shtypjes së egër të kësaj kryengritjeje, më shumë se 10 mijë bullgarë dhe shqiptarë kaluan në territorin e Shqipërisë. Qeveria e përkohshme iu dha ndihmë të gjithëve. Ismail Qemali dha urdhër, që bullgarëve t’u siguroheshin mjete për rrugën mbrapa dhe të lehtësohej rikthimi i tyre në Bullgari. Për këtë qëllim Bullgaria dërgoi në Shqipëri anijen “Bullgaria”. Në port u shkarkuan 500 thes me miell për refugjatët dhe për njerëzit që kishin nevojë, pavarësisht nga feja dhe kombësia. Siç shkroi gazeta “Përlindja e Shqipë4risë”, botuar më 19 nëntor të vitit 1913 në Vlorë, Shqipëria kurrë nuk do të harrojë solidaritetin dhe përkrahjen e Bullgarisë. Kjo ndihmë ishte në një moment të vështirë, kur vendet e tjera ballkanike dëshironin të mbytin Rilindjen Shqiptare.
Dihet, se pas Luftërave Ballkanike filloi një rigrupim i forcave. Zhvilloheshin bisedime për afrimin bullgaro-turk. Ismail Qemali përkrahte idenë për përfshirjen e Shqipërisë në një aleancë bullgaro-turke. Ky ishte shkaku, për të cilin ky patriot shqiptar u akuzua se bënte komplote. Ai u detyrua, që më 22 janari i vitit 1914 të japë dorëheqje. Me keqardhje të thellë bullgarët pritën këtë lajm. Kështu Shqipëria u privua nga një burrështet dhe një udhëheqës i denjë në një periudhë të rëndë dhe të ndërlikuar.
Për bullgarët, që e njiheshin nga më e afër Ismail Qemalin, për diplomatët Nikolla Kollushev, Dimitër Rizov, Todor Pavllov, për revolucionarët Petër Çaullev, Pavell Hristov dhe të tjerë, ai ishte një njeri me erudicion të gjerë dhe të pasur, diplomat me përvojë, patriot i madh, demokrat dhe liberal, aktivist shoqëror, mik i vërtet i bullgarëve, përkrahës i afrimit bullgaro-shqiptar. Këto virtyte të Ismail Qemalit duhet të respektojnë shqiptarët dhe bullgarët, të gjithë, të cilët dëshirojnë, që në Ballkan të ketë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe paqe.
Artikulli është përpiluar nga materialet arkivore
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë..