Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjithnjë e më shumë të rinj punojnë pa kontratë pune

Foto: BGNES
Papunësia ndër të rinjtë në Bullgari po rritet. Mirëpo në të njëjtën kohë shtohet edhe numri i të rinjve, që punojnë pa kontratë pune. Ato janë dy nga theksat e anketimit “Na tregoni” organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari dhe “Forumi rinor shekulli i XXI-rë”. Të anketuarit janë të rinj në moshë nga 18 deri në 25 vjeçe nga mbarë vendi. Është sinjifikativ fakti, se mezi 43 për qind nga të anketuarit tregojnë, se kanë punë. Del, që shumica e firmave nuk dëshirojnë të angazhohen me programe të stazhierëve dhe kërkojnë njerëz me përvojë. Prandaj edhe pjesëmarrësit e anketimit tregojnë si pengesë kryesore mospërputhja e kërkesave të punëdhënësve me kompetencat dhe aftësitë reale të të rinjve, që kërkojnë punë.

“Në radhë të dytë të anketuarit tregojnë problemet e lidhura me mungesën e informacionit dhe mosnjohjen e të drejtave të punës, sociale dhe sindikale, thekson Daniella Alleksieva, kryetare e Shoqatës “Forumi rinor shekulli i XXI-rë” pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. 28 për qind nga të anketuarit pranojnë, se punëdhënësi i tyre u siguron mbi të ardhura më të ulëta se sa realet ose mbi minimumin sigurues. Edhe më shqetësues është fakti, se një pjesë prej të rinjve nuk dinë, a janë të siguruar apo jo. Të rinjtë ankohen nga rrogat e ulëta dhe nga mungesa e mundësive për zhvillim. Për më tepër, më se 50 për qind nga të anketuarit deklarojnë, se u bënë viktimë të shkeljes së të drejtave të punës, sociale ose sindikale nga ana e punëdhënësve. Pjesa dërmuese e këtyre të rinjve janë vajza. Ndër shkeljet, që hasen më shpesh në anketë janë: punë pa kontratë punë, mosrespektim i klauzolave të Kodit të Punës, mospagim i rregullt i rrogave. Ka raste, kur punëdhënësi refuzon shfrytëzimin e lejes së zakonshme vjetore.”

Papunësia ndër të rinjtë është një tendencë evropiane. Për shembull në Spanjë dhe në Greqi papunësia ndër të rinjtë arrin afro 50 për qind. Thënë me fjalë të tjera, në ato dy vende gjysma e të rinjve nuk punojnë. Çfarë duhet të bëhet më konkretisht, që të ndryshohet kjo tendencë negative në vendin tonë.

“Në radhë të parë, organizata jonë do të realizojë fushata të informacionit, kryesisht në rajonet jashtë kryeqytetit – tregon Daniella Alleksieva. – Do të informojmë të rinjtë për këtë, cilat janë të drejtat e tyre, çfarë duhet të dinë kur lidhin kontrata të punës, si të mbrojnë interesat para punëdhënësve. Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari dhe “Forumi rinor shekulli i XXI-rë” kanë edhe propozime konkrete në lidhje me stazhin e punës, i cili detyrimisht duhet të paguhet. Krahas kësaj çdo stazhier duhet të ketë një kujdestar, i cili në të vërtetë të trajnojë të riun. Doemos në Bullgari ka edhe praktika të mira. Në kuadrin e programit operativ “Zhvillimi i rezervave njerëzore” ka stazh, i cili është një shembull i mirë, por kjo është një fenomen i përkohshëm dhe do të ekzistojë përderisa do të ketë financim. Problemet e të rinjve duhet të zgjidhen dhe prandaj janë të domosdoshme korrigjime në Kodin e Punës, të cilët të reglamentojnë kontratat e stazhit, pra marrëdhëniet midis punëdhënësit dhe stazhierit.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD