Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Barak Obama dhe Bojko Borisov biseduan rreth bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Foto: BTA
Më 3 dhjetor të këtij viti dialogu shumë aktiv në mes të Bullgarisë dhe SHBA-së arriti kulmin e tij. Në Shtëpinë e Bardhë presidenti Barak Obama dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov realizuan një takim të nivelit më të lartë. Theksi i bisedimeve u vë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Presidenti amerikan vlerësoi Bullgarinë si njëri nga aleatët më të rëndësishëm të SHBA-së në NATO dhe shprehu falënderim për përkrahjen e saj në Afganistan. Hetimi i krimeve, siguria dhe luftimi i terrorizmit gjithashtu u caktuan nga presidenti Obama sfera të bashkëpunimit të shkëlqyer. Përshtypje të madhe bëri fakti se në takimin e nivelit të lartë u shtrua çështja e hetimit të atentatit në Burgas gjatë muajit korrik të këtij viti, kur vdiqën pesë turistë izraelitë dhe një shtetas bullgar. Të pabaza dolën parashikimet e disa mediave bullgare që presidenti Obama do të kritikojë hetimin vendas të aktit terrorist dhe do ta lidhë sulmin me lëvizjen libaneze “Hezbullah”, të përkrahur nga Irani. Përkundrazi, presidenti amerikan e falënderoi kryeministrin Borisov për “hetimin e përpiktë të sulmit terrorist” dhe pranoi pozitën e tij që ka nevojë për akoma punë para se të zbardhen autorët dhe thirrësit e atentatit. Nuk u vënë në diskutim parashikimet e bëra lidhur me pozitën kritike të presidentit amerikan për sa i përket reformës në fushën e sistemit gjyqësor. Përkundrazi, u vë në dukje se gjatë mandatit të kabinetit të Borisovit u garantua transparencë në zgjedhjen e kryeprokurorit, si dhe në sistemin gjyqësor në përgjithësi.

Mes arsyeve për mikpritjen e kryeministrit bullgar në Shtëpinë e Bardhë, padyshim qëndron bashkëpunimi i mirë midis Bullgarisë dhe SHBA-së në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Vizita e Bojko Borisovit u realizua pas vizitës dyditore të punës, të cilën zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministër i punëve të brendshme, Cvetan Cvetanov, bëri në SHBA. Ministri Cvetanov pati bisedime me drejtorin e FBI-së, Robert Mueller, me drejtorin e Shërbimit Sekret Amerikan, Mark Sullivan, po ashtu me udhëheqësin e Zyrës për çështjet e luftimit të terrorizmit, Daniel Benxhamin, dhe me sekretaren amerikane për çështjet e sigurisë së brendshme, Xhanet Napolitano. Vetëm gjatë vitit të fundit të gjithë të lartpërmendurit kanë bërë vizitë në Bullgari. Vetë Barak Obama theksoi se marrëdhëniet dypalëshe nuk kanë të bëjnë vetëm me çështjet e sigurisë, duke deklaruar se Bullgaria është një vend i cili po modernizohet në rrugën e integrimit në BE dhe në ekonominë botërore. Presidenti amerikan shprehu dëshirë ta ndihmojë vendin në këto procese.

Kryeministri Borisov i bëri propozim presidentit Obama që takimin e ardhshëm me liderët e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore ta bëjë në Sofje, duke ndjekur shembullin e takimit në Pragë gjatë muajit prill të 2010-ës. Nëse kjo vizitë realizohet, ajo do të jetë e treta me radhë e kreut amerikan të shteteve të bashkuara në Bullgari, pasi këtë e kanë bërë ish-presidentët Xhorxh Bush dhe Bil Klinton.

Vizita e Bojko Borisovit në SHBA ishte një kulm i pritur i marrëdhënieve dypalëshe intensive në mes të dy vendeve. Mirëpo, ky kulm nuk do të thotë pushim në dialogun dypalësh, përkundrazi. Ministri i punëve të jashtme, Nikollaj Mlladenov, i cili shoqëronte kryeministrin Borisov në Uashingtoni, menjëherë do të niset për në Bruksel ku do të takohet me sekretaren e shtetit amerikan, Hilari Klinton.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD