Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këshilli i Evropës pranoi vërejtjet e Bullgarisë lidhur me bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Foto: EPA/BGNES
Në mbledhjen e Këshillit të Evropës që u mbajt të martën në Bruksel ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së nuk u pajtuan për një datë të caktuar të fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Bullgaria u gjet në grupin e kundërshtareve dhe Këshilli pranoi vërejtjet e bëra kundër fqinjës së saj jugperëndimore.

Këshilli i Evropës mori vendim ta shpallë datën e bisedimeve eventuale në kuadër të kryesisë së vijueshme të BE-së gjatë periudhës janar-korrik. Komisionit Evropian do t’i paraqitet një raport gjatë pranverës së vitit të ardhshëm dhe në bazën e tij do të diskutohet çështja e anëtarësimit të Maqedonisë. Raporti duhet të paraqesë realizimin e reformave në kontekstin e dialogut të nivelit të lartë si dhe hapat e ndërmarrë në lidhje me përmirësimin e marrëdhëniet ndërfqinjësore. Po ashtu duhet të merret ndonjë vendim reciprok nën egjidën e OKB-së për sa i përket çështjes së emrit të Maqedonisë.

Në mbledhje Bullgaria doli me një deklaratë ku vuri në dukje dyshimet për marrëdhënie të mira me Maqedoninë. Sërish u formuluan pritjet e Sofjes për bisedime reciproke në bazë të deklaratës së firmosur nga dy kryeministrat gjatë 1999-ës. Kjo e fundit ka të bëjë me mbajtjen e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe krijimin e një mekanizmi të bashkëpunimit të forcuar dypalësh. Kërkesat e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve dhe të pajtimit për sa i përket çështjes së emrit ishin të shtruara ndaj Maqedonisë nga Këshilli i Evropës gjatë 2008-ës. Fakti se u morën parasysh vërejtjet e Bullgarisë dëshmon që Maqedonia nuk ka përparuar aspak gjatë këtyre katër viteve. Kohën e fundit Sofja vazhdimisht ka paralajmëruar Shkupin se përkrahja bullgare në fillimin e bisedimeve për anëtarësim nuk është pa kushte. Këto paralajmërime ishin të drejtuara edhe në nivel më të lartë. Derisa ministrat e jashtëm ishin të mbledhur në Bruksel, presidenti Rosen Plevneliev dhe kryeministri Bojko Borisov deklaruan se në seancën e Këshillit të Evropës që vijon të enjten Bullgaria përsëri do të renditet mes vendeve të cilat nuk do të caktojnë një datë fillimi të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Dy liderët bullgarë rikonfirmuan përkrahjen e perspektivës evropiane të Maqedonisë, por kjo përkrahje ka të bëjë me plotësimin e kritereve të anëtarësimit, mes të cilave vend të rëndësishëm zënë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

Ministri Bullgar i Punëve të Jashtme, z. Nikollaj Mlladenov, komentoi se rruga e Maqedonisë drejt BE-së varet nga vetë ajo dhe shpejtësia me të cilën ecën ka të bëjë me respektimin e vendimeve të Këshillit të Evropës.

Mirëpo, reaksionet në mediat maqedonase ndaj ndodhisë në Bruksel treguan se andej nuk janë dakord me argumentet e Bullgarisë. Bullgaria fajësohet për gjendjen e pasuksesshme të Maqedonisë në rrugën e saj të integrimit evropian. Në media u nxorën tituj si “Bullgaria i bëri varrin Maqedonisë” ose “Bullgaria është kundërshtare kryesore e integrimit të Maqedonisë në BE”. Këto komente janë jo adekuate dhe vetëm e konfirmojnë fushatën kundër bullgarëve në disa shtresa shoqërore në Maqedoni. Maqedonia ka probleme jo vetëm me Bullgarinë. Data e startit të bisedimeve me BE-në nuk do të caktohej bile vetëm Greqia të kundërshtonte emrin e Maqedonisë. Kundër caktimit të datës ishte edhe Franca dhe Gjermania. Në fakt, rreth vërejtjeve të Bullgarisë u bashkuan të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së. Shtyrja e bisedimeve me disa muaj nuk është dramë dhe në vend të reaksioneve të pakuptimta të Maqedonisë, kjo e fundit duhet të përqendrohet në vërejtjet që iu bënë në Bruksel.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Vëzrazhdane” i kërkoi presidentit mandatin e tretë për formimin e qeverisë

Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..

botuar më 24-12-11 4.11.MD

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..

botuar më 24-12-07 8.30.PD