Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – me rendësi strategjike në transportimin e gazit në Evropë

Foto: EPA/BGNES
Bullgaria do të ngulë këmbë që nëpërmjet rrjetit të gazit “Rryma Jugore”, ku aksionarja kryesore është Rusia, të transportohet edhe gazi i furnizuesve të tjerë. Vendimi përfundimtar për qasjen e kompanive të tjera te rrjeti rus i gazit i takon Komisionit Evropian. Më 15 dhjetor do të takohen ministrat e energjetikës të vendeve aksionare në projektin e gazsjellësit. Më 21 do të realizohet takimi i shumëpritur midis KE-së dhe kompanisë ruse “Gazprom”. Kështu, në prag të festave të fundvitit Bullgaria do të shpresojë se interesat e saj energjetike do të mbrohen. KE-ja duhet të miratojë vendosjen e gazsjellësit në territorin e BE-së përmes Bullgarisë para se të hyjë në fuqi Pakoja e Tretë Energjetike.

Le të kujtojmë se më 7 dhjetor të këtij viti gjatë ceremonisë solemne të fillimit të projektit presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi se “Rryma Jugore”, si dhe “Rryma Veriore” janë projektet më të rëndësishme të furnizimit të sigurt me gaz rus në Evropë.

“Rryma Jugore” do të transportojë gaz rus për konsumatorët evropianë. 900 metra katrorë të gazsjellësit do të kalojnë në fundin e Detit të Zi. Traseja do të kalojë përmes territorit të Bullgarisë (pranë qytetit bregdetar Varna) drejt Serbisë, Hungarisë dhe Sllovenisë dhe do të arrijë në Itali. Parashikohen edhe degë ndaj Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Furnizimet e para parashikohen për muajin dhjetor të 2015-ës. Projekti është në vlerë 16 mlrd euro, prej të cilave 10 mlrd do të shfrytëzohen për ndërtimin e pjesës detare të “Rrymës Jugore”. Kapaciteti i tubës është shumë i madh dhe disa ekspertë shtrojnë pyetjen a ka nevojë për kaq shumë kapacitet. Konsumi i gazit në Evropë po pakësohet me më se 11 për qind. Ndërkohë po rritet konkurrenca në vendet e Lindjes së Mesme për sa i përket transportimit të gazit në BE. Nxjerrja e gazit shist uli çmimet e gazit konvencional, kurse burimet ripërtëritëse energjetike u vendosën përhershëm në strategjitë energjetike të vendeve të BE-së. Evropa insiston për një liberalizim më të madh të tregut të gazit. Mirëpo, Rusia i shmang këto fakte, sepse po të realizohet “Rryma Jugore”, ajo do të dominojë në tregun evropian. Nëse gazsjellësi rus nuk vendoset në kohë në territorin e BE-së, atëherë gazi nga Deti Kaspik do të fillojë së transportuari nëpërmjet projektit konkurrues “Nabuko”. Akoma tri projekte të tjera të gazsjellësit konkurrohen në tregjet e Evropës. Përveç projektit rus “Rryma Jugore” dhe atij evropian “Nabuko”, në të cilat Bullgaria merr pjesë, në transportimin e gazit në Evropën Jugore sfidon edhe gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP). Aksionare në të është njëra nga kompanitë më të mëdha të naftës. Bullgaria është vend kyç gjithashtu edhe për këtë projekt, sepse gazsjellësi do të kalojë përmes territorit të saj.

Ndërtimi i “Rrymës Jugore” do të bëjë Bullgarinë vend me rëndësi strategjike në transportimin e gazit në Evropë. 540 km e tubës do të kalojnë përmes territorit bullgar. Investimi është në vlerë 3 mlrd euro. Bullgaria nuk do të financojë ndërtimin e tubës me paratë e saj, kurse do ta shlyejë pjesën e saj falë taksave të transaksionit. Bullgaria mori rreth 22 për qind uljeje nga çmimi i gazit për konsumatorët e saj. Sipas llogaritjeve të ekspertëve nga këto 3 mlrd euro rreth 1.5 mlrd euro do të shfrytëzohen për kompanitë e ndërtimit, të cilat do të marrin pjesë në ndërtimin e gazsjellësit në territorin e Bullgarisë. Pala bullgare dha ajo ruse janë pajtuar që së pakti 30 për qind e ndërtimeve të “Rrymës Jugore” në vend të bëhen nga kompanitë bullgare. Kjo do të thotë se kompanitë vendase do të përfitojnë më se 450 mln euro. Ndërtimi i “Rrymës Jugore” në territorin e Bullgarisë do të startojë gjatë stinës së verës së 2013-ës, kurse furnizimet e para në tregun evropian do të fillojnë gjatë 2015-ës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD