Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka kryeprokuror të ri

Kryeprokurori i ri i Bullgarisë, z. Sotir Cacarov ngulmon mbi një model të ri të akuzimit shtetëror.
Foto: BTA
Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi kryeprokurorin e ri të Republikës së Bullgarisë. Mandati i akuzuesit numër një është 7 vjet, pa të drejtë për një zgjedhje të dytë. Siç pritej ky është favoriti i partisë qeveritare GERB, z. Sotir Cacarov. Kryetari i gjykatës së Rrethit të Plovdivit fitoi 18 nga 24 votat e anëtarëve të organit suprem të pushtetit gjyqësor. Ai u zgjodh pas një dëgjimi të gjatë paprecedent të koncepteve të 3 kandidatëve prej mbi 10 orëve. Por edhe me një votim të shpejt elektronike për herë të parë te ne, të transmetuar në kohë reale në Radion Kombëtare Bullgare dhe në Televizionin Kombëtar Bullgar. Sipas tyre në qoftë se kandidati merr 2/3 (17 e më shumë nga votat e magjistratëve të lartë), procedura ndërpritet, kurse të tjerat nuk votohen. Por kjo i bën pak më të pabarabartë.

Zgjedhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për kryeprokuror të ri të Bullgarisë vërehet nga Komisioni Evropian posaçërisht për sinqeritet, transparencë dhe garantim të sekretit të votës, si dhe nëse janë respektuar standardet më të larta për profesionalizëm dhe ndershmëri për këtë post kyç. Pritet që vlerësimi për të të bëhet në fillim të vitit 2013. Sotir Cacarov është i bindur se, kjo pjesë e parë nga procedura mbi emërimin e një kryeprokurori të ri ka qenë një zgjedhje mjaft e debatuar dhe luftë të kandidatëve dhe koncepte, të cilat meritojnë në të gjitha rastet një respekt të plotë. Në përshtatje me Kushtetutën akuzuesi numë një emërohet me dekret të udhëheqësit të shtetit, i cili konfirmon vendimin për propozim përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ose hidhet prej tij.

Cilat do të jenë prioritetet e prokurorit të ri?

Kryeprokurori i ri i Bullgarisë, z. Sotir Cacarov ngulmon mbi një model të ri të akuzimit shtetëror. Mes aksentëve në konceptin e tij për zhvillimin e Prokurorisë janë: aplikimi i sistemit të sinqertë për rritje në karrierë dhe inkurajim i prokurorëve për punë pa gabime, shfrytëzimi i mjeteve të posaçme hetimore, vetëm në qoftë se nevojat prej të dhënash për procedurë penale paragjyqësore nuk mund të mblidhen në mënyrë tjetër, krijimi i një këshilli të pavarur publik, i cili të ndjekë reformën në Prokurori, si dhe bashkëpuni me ekspertët e jashtëm, zhvillim i konkurseve në vend të praktikës së deritanishme të një dërgimi me shërbim, për zgjidhjen e ngarkimit të pabarabartë të magjistratëve e të tjera. Sipas fjalëve të tij kryeprokurori nuk duhet të jetë “shpëtimtar” i sistemit, por të sigurojë kushte normale për punë.

Cili është veprimi i parë pas emërimit?

“Gjëja më e shpejtë është të krijohet ekip. Detyra tjetër e ngutshme është menjëherë të fillohet drejt kryerjes së rekomandimeve të fundit në raportin e sivjetshëm të Komisionit Evropian nga korriku për përparimin e Bullgarisë në kuadër të Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Verifikim. Ato janë të lidhur me realizimin e një analize të plotë funksionuese të Prokurorisë. Në raportin e korrikut e quajnë odit, kurse unë – analizë. Mezi pas kësaj analize, për të cilën ka afat jo më vonë se dy muaj, do të duhet të fillohet drejt një plani për veprim, i cili të përfshijë të gjithë reformën e plotë në Prokurori. Ajo, të cilën unë e quaj analizë, është e rekomanduar dhe nga Komisioni Evropian, dhe duhet të jetë, një “fotografi” e gjendjes së plotë të Prokurorisë Bullgare. Kam parasysh jo thjesht gjendjen e lidhur me shpalljen dhe formimin e procedurave penale, por dhe nga ana e kuadrove, nga ana financiare dhe çdo gjë tjetër.”

Mes ideve interesante të kryeprokurorit të ri është dhe ndërtimi i të ashtuquajturës Hallkë Analitike – një gjë e re në strukturën e Prokurorisë së Lartë të Kasacionit, tha akoma për Radio Bullgarinë, z. Sotir Cacarov. Dhe sqaroi:

“Hallka do të duhet të përgjithësojë të gjitha të dhënat të praktikës gjyqësore dhe të Prokurorisë, si dhe të gjitha vendimet, të vëna kundër Prokurorisë, për të cilat ajo është dënuar në bazë të Ligjit për Përgjegjësinë e Shtetit. Këto janë të gjitha vendimet, e vëna nga Gjykata Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, me të cilën janë saktësuar shkelje të organeve bullgare në procedurën paragjyqësore. Që aty e tutje kjo hallkë duhet të kthehet në një gjenerator të ideve për arsim dhe informacione për prokurorët dhe për më tepër – për aktivizim të të drejtave të prokurorit të përgjithshëm. Prokurori i përgjithshëm ka të drejtë të iniciojë vendimet sqaruese përpara Gjykatës Supreme.”
Dhe akoma premton Sotir Cacarov: “Mund të bëhem garant, se Prokuroria do të duhet të heqë dorë nga praktikat jo të pakta të dëmshme, si dhe nga hetimet me një prejardhje konjukturale.”

Zgjedhja e prokurorit të ri të përgjithshëm mund të debatohet përpara Gjykatës Kushtetues nga dy kandidatët e tjerë – zëvendëskryeprokurorja, znj. Galina Toneva dhe shefi i Prokurorisë së Specializuar, z. Borisllav Sarafov, pas afirmimit të z. Sotir Cacarov me dekret të presidentit bullgar, z. Rosen Plevneliev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD