Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati bullgar: kryetarët po bashkohen

Buxheti i bashkisë duhet të ndahet sipas nevojave të fshatrave dhe sipas numrit të banorëve të vendbanimit përkatës.
Foto: arkiv
Para Vitit të Ri kryetarët e bashkive të fshatrave të rajonit të qytetit Kjustendill të Bullgarisë Perëndimore, u bashkuan në një shoqatë. Tani për tani në të hyjnë kryetarët e bashkive të fshatrave më të mëdha. Ata janë me shpresë, së nëpërmjet kësaj shoqate do të arrijnë të zgjidhin problemet më të ngutshme të vendbanimit përkatës. Në fakt financimi është pengesa kryesore, sepse paratë, që arrijnë deri te fshatrat nuk mjaftojnë.

Për këtë arsye kryetarët e bashkive nuk janë në gjendje të sistemojnë vendbanimet e tyre. Shoqata i dërgoi një letër kryetarit të bashkisë së qytetit Kjustendill dhe këshillit vendor bashkiak me nëntë kërkesa, të cilat të merren në konsideratë në ndarjen e mjeteve të buxhetit të sivjetshëm. Sipas kryetarëve të bashkive, buxheti duhet të jetë i tillë, që të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve të çdo vendbanimi, sa i vogël të jetë ai. Kryetari i bashkisë së fshatit Shishkovci Kliment Terzijski shpjegon:
“Dëshira jonë është, që buxheti i bashkisë të ndahet sipas nevojave të fshatrave dhe sipas numrit të banorëve të vendbanimit përkatës. Kemi dëshirë, që këshilli vendor bashkiak të shqyrtojë programet e paraqitura dhe objektet, që duhet të ndërtohen në fshatrat përkatëse. Propozimet tona janë kryesisht për riparimin ose ndërtimin e objekteve, që janë të domosdoshme për zhvillimin e fshatrave, për jetën më të mirë të njerëzve. Pasi nuk krijohen kushtet e domosdoshme të jetesës së njerëzve, ata braktisin fshatrat dhe kërkojnë bukën e gojës në ndonjë qytet më të madh. Kjustendilli është një nga bashkitë, banorët e së cilës dalë ngadalë dalin nga vendbanimet. Dhe nëse ky proces do të vazhdojë disa fshatra do të shpopullohen.”

Duhet të kërkohet mënyra e financimit të drejtpërdrejtë të bashkive të fshatrave. Tani në se janë të domosdoshme mjete për diçka dokumentet përkatëse duhet të firmosen nga disa nëpunës të bashkisë së qytetit Kjustendill. Lidhur me këtë bashkiaku Kliment Terzijski thekson: “Ne nuk disponojmë mjete edhe për kënaqjen e nevojave më të vogla. Për shembull, nëse do të thyhet doreza e derës, atëherë i drejtohet kërkesë bashkisë së qytetit Kjustendill. Doreza mund të blihet pas nënshkrimit të dokumenteve të domosdoshme nga nëpunësit e kësaj bashkie. Thënë me fjalë të tjera, pa lejen e bashkisë së qytetit Kjustendill nuk mund të meremetohet ose të ndërrohet doreza e një dere.”

Fshati Shishkovci sot ka afro 600 banorë. Kryetari i bashkisë ka ambicien, që ky vendbanim të shndërrohet në një objekt interesant turistik. Dhe kjo nuk është e rastit. Në këtë fshat nga viti 1924 deri në vitin 1951 jetonte dhe krijonte piktori i madh bullgar Vladimir Dimitrov – Mjeshtri, i cili i la trashëgimi artit bullgar dhe botëror tablo të mrekullueshme me madona bullgare. Përveç shtëpisë muze dhe shtëpisë monument të piktorit, në Shishkovci është edhe varri i tij. Duke shtuar edhe natyrën e bukur të rajonit të qytetit Kjustendill, atëherë ky vendbanim në të vërtetë mund të bëhet një destinacion interesant dhe tërheqës turistik. Mirëpo, duhet të zgjidhet problemi i madh me kanalizimin e fshatit, sepse tani pjesa e vogël prej tij është e kanalizuar. Lidhur me këtë në përfundim duhet të theksojmë, se diskutohen ndryshime në Ligjin për Vetadministrimin Vendas. Sipas tyre, nëse ndonjë kryetar bashkie ose këshilltar bashkiak nuk do të plotësojë premtimet, ata, të cilët e zgjodhën, do të kenë të drejtën të kërkojnë shkarkimin e tij nga detyra.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Milka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria, bullgarët dhe trazirat në botën e kriptomonedhave

Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon kriptomonedhën e tij, të quajtur $TRUMP. Një precedent që ngjall shumë pikëpyetje për arsyen e krijimit..

botuar më 25-01-31 7.20.PD

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, 24% kursejnë

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike "Trend", të kryer me porosi të Finance Academy midis 1005 qytetarëve të rritur në..

botuar më 25-01-29 3.40.MD

BNB pret që Bullgaria të përmbushë kriterin e stabilitetit të çmimeve për eurozonën

Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..

botuar më 25-01-29 1.51.MD