Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujdese dimërore për zogjtë rreth neve

Foto: BGNES
Nuk janë pak njerëzit, të cilët rregullisht u japin ushqim qeneve ose maceve endacakë. Mirëpo, sikur rrallë na vjen ndër mend për zogjtë që janë kudo rreth neve, për ato krijesa të vogla hyjnore, të cilat na sjellin aq gëzime me cicërimën e tyre gjatë stinëve të ngrohta. Mirëpo, rrallë herë mendojmë, çfarë ndodh me ta gjatë dimrit, kur gjithçka është e fshehur nën mbulesën e dëborës. Për këtë arsye Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve nisi një fushatë për tërheqjen e vëmendjes së opinionit shoqëror mbi problemet e zogjve, të cilët kalojnë dimrin në Bullgari.

“Shumë prej njerëzit shikojnë qenet dhe macet pa strehë, por nuk vënë re zogjtë – shpjegon Teodora Petrova nga shoqata. – Sikur na duket, se ata mund të gjejnë ushqimin gjatë dimrit edhe pa ndihmën tonë. Mirëpo, kjo nuk është ashtu. Në fakt gjatë dimrit, ushqimi që gjejnë gjatë stinëve të tjera, për shembull insektet, frutat e pemëve dhe kaçubave mungojnë. Prandaj është shumë e vështirë të gjejnë ushqim. Dhe ne mund t’u ndihmojmë atyre të gjejnë diçka për të ngrënë, që të disponojnë energjinë e nevojshme për shpëtimin nga acari. Mënyra më e thjeshtë për këtë është, që t’u japin atyre fara.”

Vullnetarët e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve rregullojnë rafte speciale për ushqimin e zogjve që prej vitesh. Gjatë këtij dimri për herë të parë ata vendosën të tërheqin vëmendjen e opinionit shoqëror mbi këtë operacion shpëtues. Pas një anketimi në internet fushata u emërua “Një farë dashurie”. Apeli i mbrojtësve të zogjve është, që secili të vërë në oborr, në kopsht para bllokut, ose në parkun e afërt një raft për ushqim të zogjve dhe rregullisht të sjell fara. Krahas kësaj ata që dëshirojnë mund të dhurojnë mjete, kështu që shoqata të sigurojë ushqimin e domosdoshëm për raftet e mbarë vendit. Në fillim grumbulloheshin mjete për blerjen e 500 kilogramëve fara. Pasi përfundoi kjo etapë, tani fillon mbledhja e mjeteve në sajtin.

Në Bullgari fushata e gjerë për ushqimin e zogjve fillon pak vonë, sepse në shtete të tjera kjo është një traditë prej shekujsh. Bullgaria është një nga vendet me larmi më të madhe zogjsh në Evropë. Tendenca e përgjithshme për uljen e numrit të zogjve të zakonshëm nuk është aq e dukshme në Bullgari. Ndryshe nga Londra dhe Parisi, ku trumcaku nuk haset, në Sofje akoma aty-këtu mund ta shihen. Mirëpo, studimet e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve tregojnë, se brenda 6 viteve të fundit edhe në Bullgari popullatat e trumcakut u ulën me 42 për qind, të turtullit me 35 për qind, të laraskës me 30 për qind, të qofkës me 22 për qind, të trishtilit të madh – me 13 për qind. Ato të dhëna vjen të sugjerojnë, se ka ardhur koha, që edhe ne të fillojmë të kujdesemi për shpëtimin e zogjve, të cilët mbeten të kalojnë dimrin në Bullgari.

Operacioni “Një farë dashurie” është një arsye e mirë të tërheqim pranë neve dhe të vështrojmë jetën e zogjve, të cilët pothuajse nuk vëmë re. “Në qytetet rreth neve mund të shikojmë një larmi të madhe zogjsh – trishtili i kaltër, zvarritësi i drurëve, mëllenja e zezë, harabelat. Mund të shikojmë edhe gushëkuqi dhe shumë lloje të tjerë interesante zogjsh – tregon Teodora Petrova. – Dhe kjo është një mënyrë të kontaktojmë me natyrën, t’i kënaqemi bukurisë dhe larmisë së saj. Fushata “Një farë dashurie” është një mënyrë e mrekullueshme të bëjmë diçka së bashku me fëmijët tanë, t’i mësojmë ata të mbrojnë natyrën dhe të shfaqin kujdes për botën përreth, për florën dhe faunën.”

Zogjtë e zakonshëm rreth neve janë indikatorët më të mirë për gjendjen e mjedisit, në të cilin jetojmë. Nuk është e rastit, që lauresha është një nga faktorët zyrtarë për vlerësimin e mjedisit jetik – bashkë me numrin e shkollave dhe spitaleve, me qasjen e transportit, thekson ornitologu Petër Jankov – njeri prej themeluesve të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Prandaj është me rëndësi të mbrojmë ata zogj nga ndikimi negativ i zhurmës urbane, shfrytëzimit të kimisë në bujqësi dhe parqet qytetare. Dhe patjetër duhet të mbajmë mend, se duke treguar vëmendje dhe duke bërë përpjekje për ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre zogjve, ne kujdesemi për vet ne.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekaterina Kvaratskhelia nga Gjeorgjia: Paqja është një bekim që nuk duhet ta marrim si të mirëqenë

Në vitin 1992 një fëmijë nga Gjeorgjia mbledh gjithë jetën e vet në një çantë të vogël prej kanavace të zezë, për të ikur nga tmerri i bombave… Lufta përmes syve të tij – kujtimet më të tmerrshme, të cilat shënojnë gjithë jetën, i përshkruan në..

botuar më 25-05-18 9.00.PD

Ekspozitë për BNR në Burgas – Radioja, përmes së cilës kalon e gjithë jeta shoqërore dhe kulturore e vendit tonë gjatë 90 viteve të fundit

Ekspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e BNR-Burgas – në fund të majit mbushen 13 vjet nga krijimi i medias rajonale. Ekspozita, e vendosur në..

botuar më 25-05-18 7.00.PD

Shkolla Bullgare e së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel po përgatitet për 24 Majin

Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më bullgare - Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit Bullgar, Arsimit dhe Kulturës,..

botuar më 25-05-16 6.55.PD