Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

150 vjet nga lindja e shkrimtarit të madh bullgar Aleko Konstantinov

Foto: arkiv
Më 1 janar të vitit 1863 (13 janar sipas stilit të ri) në qytetin Svishtov buzë lumit Danub lindi shkrimtari i madh bullgar Aleko Konstantinov. Ai është autori i disa prej fejtoneve më kritike, të cilat satirizojnë doket dhe zakonet në Bullgari pas Çlirimit nga zgjedha pesëshekullore turke në vitin 1878. Aleko Konstantinov është i ati i protagonistit origjinal Baj Ganjo (Xha Ganjo) nga libri me të njëjtin emër, i cili mishëron të gjitha këto doket. Me ironi dhe sarkazëm shkrimtari kritikon banalitetet në realitetin tonë, por krijon dhe vepra të mrekullueshme, kushtuar bukurisë së natyrës bullgare. Në saje të Aleko Konstantinovit më 27 gusht të vitit 1895, 300 entuziastë u ngiten në majën Çerni Vrëh – majën më të lartë në malin Vitosha afër Sofjes. Kështu iu vu fillimi i lëvizjes së organizuar turistike në Bullgari. Për jetën dhe vdekjen tragjike të Aleko Konstantinovit – Burrit të Lumtur, siç e quante veten vetë ai, na tregoi drejtoresha e shtëpisë-muze të shkrimtarit në qytetin Svishtov Ivelina Ivanova. Në shtëpinë e tij të lindjes afër bregut të Danubit ruhet në një enë prej qelqi zemra e shkrimtarit.

Aleko Konstantinov lindi në familjen e Ivanica Haxhikonstantinovit dhe të Tinka Haxhiivanovës. Fisi i tij ishte prej më të pasurave në Svishtov, qytet ky i cili në atë kohë ishte një qendër e njohur tregtare. Gjyshi i Alekos – Dimitër Ivanov, ishte një tregtar i njohur dhe ishte ndër themeluesit e vatrës kulturore në qytet.

“I ati i Aleko Konstantinovit – Ivanica – ka lindur në vitin 1818 – thotë Ivelina Ivanova. – Që si fëmijë u nis për në Galac të Rumanisë te të afërmit e tij-tregtarë dhe mori arsim të shkëlqyeshëm, duke përvetësuar turqishten, rumanishten dhe greqishten, më vonë edhe gjuhën italiane. Pasi mbaroi arsimin e vet, i ati i shkrimtarit punoi deri në vitin 1861 në zyrën tregtare të Evllogi Georgievit, një tregtar i pasur dhe patriot i madh bullgar. Në vitin 1861 u kthye përfundimisht në Svishtov. Një vit më vonë u martua me Tinka Haxhiivanovën – 16 vjeçare në atë kohë, me të cilën patën katër fëmijë, më i madhi prej të cilëve është Aleko Konstantinov.”

Aleko mbaroi dy vitet e para të arsimit të vet në shkollën e famshme “Sveti Nikollsko” në Svishtov. Pas kësaj e vazhdoi arsimin e vet në Gjimnazin e Aprillovit në Gabrovo. Ivelina Ivanova vazhdon tregimin e vet:
“Aleko u kthye në Svishtov, ku priti Çlirimin e Bullgarisë. Pas kësaj u nis për në Rusi. Mbaroi gjimnazin në qytetin Nikolajev, kurse arsimin e tij të lartë juridik e mbaroi në Odesë. Pasi u kthye nga Rusia gjatë vitit 1885 Aleko u emërua në Gjykatën e rrethit të Sofjes. Ky vit ishte plot shumë ngjarje të rëndësishme. U realizua Bashkimi i Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, e cila deri atëherë ishte autonomi e Perandorisë Osmane. Serbia filloi luftë kundër Bullgarisë me pretekstin se ekuilibri në Ballkan është prishur. Në fejtonin “Pse nuk më prek mua, o Todore” Aleko përshkruan pjesëmarrjen e vet në Luftën Serbo-Bullgare si vullnetar. Ai u zhvillua shumë shpejt dhe në fushën profesionale. Më 4 janar të vitit 1886 u bë prokuror pranë Gjykatës së Rrethit të Sofjes. Një vit më vonë u bë ndihmës-prokuror në Gjykatën e Apelit të Sofjes. Në kuadrin e një periudhe të shkurtër pas kësaj – që nga viti 1885 e gjer te viti 1890 vdiqën prindërit dhe motrat e shkrimtarit. Aleko shiti dy shtëpitë e blera nga i ati në kryeqytet dhe shkoi për të jetuar te të afërm dhe miq të tij të afërt. Shtëpinë e tij të lindjes në Svishtov Aleko ia dhuroi shtetit, që të përdoret godina si shkollë.”

Filloi një sërë ngjarjesh të pakëndshme në jetën e Alekos. Ai u pushua nga Gjykata e apelit e Sofjes. Shkaku ishte refuzimi i tij për të bërë gjyq kundër gazetës “Narodni prava” (“Të drejtat e popullit”), e cila në një artikull dënonte veprimet e kryeministrit të atëhershëm Stefan Stambollov. Atëherë Aleko Konstantinov filloi të punojë si avokat dhe si përkthyes i veprave letrare. Në fillim të 1890-ës u emërua përsëri në Gjykatën e Apelit të Sofjes – këtë herë si anëtar i Gjykatës, por pas emërimit të ministrit të ri të drejtësisë Aleko përsëri mbeti pa punë dhe përsëri filloi të praktikojë profesionin e avokatit. Me ndihmën financiare të miqve të tij në vitin 1893 u nis për Ekspozitën Botërore në Çikago. Vizitoi Ujëvarën e Niagarës, Uashingtonin, Nju Jorkun, Bostonin, si dhe shumë muze, parqe dhe biblioteka. Duke u kthyer në atdhe, vizitoi edhe Londrën. Aleko ishte kaq i entuziazmuar nga ky udhëtim se mori vendim për të bërë udhëtim në mbarë botën.

Pasi u kthye në Bullgari Aleko Konstantinov shkroi shënimet e udhëtimit “Deri në Çikago dhe anasjelltas”, të cilat u publikuan në një libër të veçantë në vitin 1894. Në të Aleko bën një paralel të shkëlqyeshëm midis jetës në Botën e Re në fund të shekullit të XIX-të dhe dokeve dhe zakoneve në Ballkan. Në vitin 1895 doli botimi i parë i librit të tij të madh “Baj Ganjo” (“Xha Ganjo”). Nëpërmjet protagonistit të librit Xha Ganjo, Aleko Konstantinov satirizon paturpësinë, mungesën e kulturës dhe shtirësinë e atyre rretheve të shoqërisë, të cilat përpiqen të pasurohen. Në tregimin “Xha Ganjo është duke marrë pjesë në zgjedhje” Aleko zbulon me humor të zezë zakonet politike në betejën për pushtetin në atë kohë.

“Aleko merrej edhe me politikë – vazhdon tregimin e saj Ivelina Ivanova – Gjatë shtatorit të vitit 1894 u zhvilluan zgjedhje parlamentare. Ai mori pjesë në betejën paraelektorale, por nuk u zgjodh. Në vitin 1896 u themelua Partia Demokratike, në radhët e së cilës u përfshi dhe Aleko Konstantinov. Por me kritikën e tij të ashpër ai i bëri me inat pushtetarët. I shqetësuar për fatin e shkrimtarit, kritiku letrar doktor Krëstev mori vendim për t’i paguar autorit të njohur paradhënie të konsiderueshme, që të nisë bashkë me poetin Kriill Hristov për në Itali dhe të shkruajnë shënime udhëtimi për vendin. Megjithë pasionin e tij të madh ndaj udhëtimeve Aleko Konstantinov e refuzoi ofertën, sepse atëherë duhej të ishte i pranishëm në një proces në qytetin e Plovdivit. Kjo ndodhi gjatë muajit maj të vitit 1897. Aleko u takua me Mihaill Takevin – gjithashtu anëtar i Partisë Demokratike dhe avokat në Plovdiv. Aleko i propozoi Takevit për ta ndihmuar në proces si mbrojtës i dytë në gjyq.”

Duke u kthyer në Sofje u hap zjarr nga pusia dhe Aleko Konstantinov u vra gabimisht, sepse plumbi ishte për Mihaill Takevin. U varros më 14 maj të vitit 1897 në Varrezat Qendrore të Sofjes.

Po të klikoni mbi ikonën AUDIO mund të dëgjoni tregimin “Baj Gano në opera” nga libri i Aleko Konstantinovit “Baj Gano”. Përkthimi është i Dhurata Xoxës, botimi është nga viti 1975, Rilindja, Redaksia e botimeve, Prishtinë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD