Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Margarita Popova për dhënien e shtetësisë bullgare dhe strehimit gjatë vitit të parë të mandatit të saj

Foto: BGNES
Mbi 18 mijë veta kanë marrë shtetësi bullgare gjatë vitit të parë të mandatit të nënpresidentes Margarita Popova. Prej tyre afro 80 për qind janë bullgarë etnikë. Për periudhën në fjalë nuk është miratuar asnjë kërkesë për strehim. Këtë e tregon raporti i Komisionit për shtetësinë bullgare dhe për bullgarët jashtë shtetit dhe i Komisionit për dhënien e strehimit për periudhën 23 janar 2012 – 22 janar 2013.

Pasi zuri postin e nënpresidentes zonja Margarita Popova nxori gjithsej 162 dekrete për ndryshimin e shtetësisë së 18 833 personave. Numri i madh i detyrohet përpunimit të shpejtë të afro 70 mijë kërkesave, përpunimi i të cilave ishte vonuar me 10 vjet, sqaroi Margarita Popova. 84 për qind e dekreteve për marrjen e shtetësisë bullgare janë për shkak të prejardhjes së një prej prindërve, natyralizimit, ose nenit 16 të Ligjit për shtetësinë bullgare, në përputhje me të cilin mund të merret shtetësi bullgare, në rast se Bullgaria është interesuar nga natyralizimi i peronës përkatëse, ose në rast se personi ka merita të posaçme ndaj vendit tonë. Ndër personat, të cilët kanë marrë shtetësi bullgare, më shumë janë ata nga Maqedonia – 8185 veta, pas kësaj janë ata nga Moldavia – 5705, nga Ukraina – 975, nga Rusia – 881, nga Serbia – 604, nga Izraeli – 588, nga Shqipëria – 491, nga Turqia – 147 dhe nga vende të tjera – 505.

Gjithsej 88 janë vendimet e nënpresidentes për refuzimin e dhënies së shtetësisë bullgare për shkak të origjinës së paqartë bullgare të personave përkatës, ose për shkak të argumenteve të pamjaftueshme për kontributin e tyre ndaj Bullgarisë. Janë hedhur poshtë gjithashtu kërkesat për shtetësi bullgare të 11 personave, të cilët kanë bërë dhurime me përmasë nga 50 mijë leva (25 mijë euro) deri në 200 mijë leva (100 mijë euro) për rimëkëmbjen e kishave dhe manastireve të Mesjetës në qytetet bregdetare pranë Detit të Zi – Burgas, Sozopoll dhe Ahtopoll, si dhe në Mellnik të Bullgarisë Jugperëndimore.

“Shtetësia nuk jepet lehtë kundrejt një dëshire të deklaruar nga sot për nesër – është kategorike nënpresidentja Popova. – Shtetësia është përkatësia ndaj atdheut dhe është lidhur me respektimin e normave dhe ligjeve, me krenarinë se je pjesë e një kombi, e një populli, e një komuniteti. Shtetësia nuk duhet të lidhet vetëm me shumat financiare, pa pasur parasysh qëndrimin ndaj shtetit, ndaj strukturës së tij, ndaj ligjeve dhe rregullave të tij.”

Shumica e tetë personave të natyralizuar për merita të veçanta dhe kontribut të jashtëzakonshëm ndaj Bullgarisë janë sportistë, vuri në dukje kryetarja e përkohshme e Komisionit për shtetësinë bullgare dhe për bullgarët jashtë shtetit, znj. Liljana Stankova. Ndër ta janë gjithashtu një profesor – dermato-onkolog nga Izraeli dhe një afarist italian, të cilët investuan mbi 150 mln leva (75 mln euro) te ne dhe u dhanë punë mbi 2200 bullgarëve. Liljana Stankova dha dy shembuj: “I pari është një sportiste e pesëgarëshit modern nga Federata Ruse. Ajo u tërhoq në kombëtaren bullgare, që të marrë pjesë në emër të Bullgarisë në Lojërat Olimpike të Londrës gjatë 2012-ës. Nënpresidentja Popova kërkoi informacion shumë të hollësishëm dhe të saktë për arritjet e personit. Pasi mori shtetësi bullgare, Komisioni kërkoi prapaveprim dhe mori informatë për këtë sportiste nga Federata Bullgare e Pesëgarëshit Modern për arritjet e saj dhe për pjesëmarrjet e saj të ardhshme sportive këtë vit. Kështu jemi të sigurt se sipas nenit 16 të ligjit i kemi dhënë shtetësi një sportisteje të denjë. Një person tjetër, që mori shtetësi bullgare për arsyet e njëjta është prof. Alkalaj nga Izraeli. Ai ka merita të jashtëzakonshme në Bullgari, në sferën e shkencës. Profesori punon në lëmin e dermato-onkologjisë. Ai krijoi një shkollë dhe përgatiti specialistë të tjerë, të cilët do të ngrenë nivelin e shkencës mjekësore bullgare në këtë sferë. Në përkrahje të tij ne morëm letra nga shumë specialistë të njohur dermatologë, bullgarë dhe të huaj, të cilët nënvizuan njëzëri meritat e tij të mëdha si shkencëtar izraelit për zhvillimin e shkencës bullgare.”

Nënpresidetnja Margarita Popova sqaroi gjithashtu se bashkë me presidentin Rosen Plevneliev kanë krijuar dy komisionet – Komisionin për shtetësinë bullgare dhe për bullgarët jashtë shtetit dhe Komisionin për dhënien e strehimit. Kështu kërkesat do të mund të lëvizin më shpejt në rrugën administrative.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Darko Anaçkov

Darko Anaçkov: Ne po punojmë për të kapërcyer paragjykimet ndaj bullgarëve në Serbi

Një hap përpara, dy mbrapa - i tillë është hapi i vallëzimit të marrëdhënieve bullgaro-serbe sipas Darko Anaçkov, kryetar i organizatës së vetme bullgare në qytetin e Vranjës. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ai e cilësoi nivelin aktual të..

botuar më 25-03-10 7.30.PD

Mbi 4000 studentë nga e gjithë bota duan një stazh në institutin INSAIT në Sofje

Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..

botuar më 25-03-06 2.12.MD

Rrethi i Jetës: Si Rodopet Lindore u bënë një model për një ekosistem të rimëkëmbur

Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..

botuar më 25-03-05 7.20.PD