Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Angell Zaberski dhe Zhivko Petrov – së bashku në një skenë

Angell Zaberski
Foto: BGNES

Pianistët Angell Zaberski dhe Zhivko Petrov janë muzikantë tepër të njohur.
Gjatë viteve ata zhvilloheshin si interpretues të xhazit dhe kompozitorë. Të dy ata janë me arsim klasik muzikor. Pas mbarimit të studimeve të larta, secili prej tyre nisi rrugën e vet krijuese në muzikën më të lirë – xhazin.


Angell Zaberski është i preokupuar nga tingëllimi i pasur i orkestrës së madhe, gjë që u bë shkak të krijojë një formacion të vet. Përveç se është arranzhues dhe autor, ai është edhe dirigjent i tij. Vitin 2012 doli edhe albumi i parë i formacionit “Angell Zaberski big bend brazz asociacioni” – “Tensioni i lartë”.

© Foto: BGNES

Zhivko Petrov

Zhivko Petrovi preferon tingëllimin më të thjeshtë. Krahas orkestrimit dhe kompozimit, ai përfshihet edhe në projekte të kolegëve të tij ekzekutues të xhazit. Prej disa vitesh është udhëheqës i një trio JP3 Zhivko Petrov trio. Bashkë me të, në trion marrin pjesë kitaristi Vesellin Veselinov – Eko dhe Dimitër Semov – bateri. Gjatë vitit 2012 trioja incizoi albumin e tyre “Kjo është një ëndërr”.

Para disa vitesh Angell Zaberski dhe Zhivko Petrovi vendosën të realizojnë së bashku një projekt me dy piano. Nëse dëshironi të dëgjoni ekzekutimet e tyre të përbashkëta, klikoni AUDIO.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Sibila Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD