Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregjet e reja të eksportit bullgar – Kina, Turqia, SHBA-ja dhe Gjeorgjia

Foto: BGNES
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës, gjatë 2012-ës eksporti i Bullgarisë në vendet e BE-së shënoi ulje me 3 për qind. Njëkohësisht eksporti bullgar në vendet e treta u shtua kundrejt 2011-ës. Gjatë 2012-ës eksporti në Kinë shënoi rritje prej 123 për qindësh. Eksporti në SHBA u rrit me 36 për qind dhe ishte në vlerë 640 mln dollarë. Eksporti në Gjeorgji u rrit me 28 për qind deri në vlerën prej 516 mln dollarësh, kurse ai në Turqi – me 14 për qind deri në vlerën prej 3.5 mlrd dollarësh.

Ndryshimet në eksportin e Bullgarisë u komentuan nga z. Kamen Kolev, zv/kryetar i Dhomës Bullgare të Ekonomisë. “Në vend të parë duhet të sqarojmë se eksporti i 2012-ës kundrejt 2011-ës u rrit me 3 për qind dhe kjo rritje kishte të bënte me eksportin e shtuar në vendet e treta. Në fakt, eksporti në tregun e BE-së u ul. Ky i fundit përbën 60 për qind të eksportit të përbashkët të vendit. Vendet kryesore në të cilat eksporton Bullgaria vazhdojnë të jenë Gjermania dhe Italia. Ulja e eksportit në vendet evropiane është për shkak se në gjithë tregun e BE-së kërkesat janë të pakësuara, nuk vërehet rritje ekonomike dhe ka recesion në Eurozonë. Bullgaria përpiqet ta kompensojë pakësimin duke eksportuar në vendet e treta. Ky eksport shënoi rritje prej 13 për qindësh. Gjithsesi eksporti i Bullgarisë nuk kaloi mbi 20 për qind, siç u vërejt vitin 2011.” Për mendimin e z. Kolev eksporti në vendet e BE-së nuk do të bëhet faktor i rritjes së ekonomisë gjatë 2013-ës.

A u drejtua eksporti i Bullgarisë ndaj vendeve të reja dhe cilat janë produktet që gëzojnë eksport të shtuar në vendet e treta?

“Realisht, eksportuesit bullgarë drejtohen ndaj vendeve të treta – sqaroi z. Kamen Kolev. – Një partnere serioze po bëhet Kina. Gjatë 2012-ës në Kinë u eksportuan mallra në vlerë mbi 500 mln euro. Zakonisht produktet bullgare gjeten në tregun e Turqisë. Po ashtu gëzojmë marrëdhënie të mira të eksportit me Gjeorgjinë, Serbinë dhe SHBA-në. Së shpeshti Bullgaria eksporton materiale të papërpunuara, produkte nafte dhe lëndë djegëse. Po ashtu në listën e eksportit janë të përfshira metale, ilaçe dhe produkte kozmetike. Vitin e fundit eksportohen dendur edhe elementë të industrisë kimike e elektrike.”

Sipas kryetarit të Dhomës Bullgare të Ekonomisë, z. Kolev, disa vite me radhë vendi ynë zë pozitën e dytë në botë për nga eksporti i anodave të bakrit për rafinim elektrolitik. Gjatë 2011-ës Bullgaria zuri vendin e parë për nga eksporti i farave të lulediellit. Eksporti ishte në vlerë 680 mln dollarë amerikanë që përbën 18 për qind të eksportit botëror. Zëmë vendin e 11-të për sa i përket eksportit të grurit. Po ashtu eksportojmë kolza (Brassica napus), duke zënë vendin e 2-të në botë dhe duke siguruar 13 për qind të eksportit botëror. Bullgaria siguron gjithashtu dhe 20 për qind të eksportit të qershive të konservuara në botë. Për mendimin e z. Kolev të ardhurat e mëdha të eksportit kanë të bëjnë me çmimet e favorshme të metaleve, ushqimeve, drithërave dhe disa produkteve të tjera bullgare të cilat eksportohen. Ja pse po të ulen ndjeshëm çmimet e mallrave tona në tregjet e jashtme, automatikisht të ardhurat në sektorin e eksportit do të pakësohen. Vetëm 6 për qind e mallrave të eksportuara sipas klasifikimit të BE-së janë inovacione të cilat nuk kërcënohen me krizën dhe çmimet i kanë vazhdimisht të larta.

Cilat janë tendencat e eksportit të Bullgarisë gjatë 2013-ës?

“Jemi të mendimit se eksporti do të vazhdojë të rritet me këto tempe të ngadalta. Që në fillim të 2012-ës, ne arritëm te nivelet e krizës për sa i përket sasisë së produkteve të eksportuara – njoftoi z. Kolev. – Çfarë do të bëhet më tej varet nga çmimet ndërkombëtare. Në këtë lidhje me rëndësi është politika të cilën ndjekim që politikë duhet të inkurajojë eksportin. Informacionet të cilat u jepen eksportuesve gjithashtu janë të rëndësishme. Po ashtu duhet të lehtësohen kushtet e financimit, logjistikës, transportit dhe kreditimit, kështu që këto lehtësime të stimulojnë biznesin, sidomos atë të vogël dhe të mesëm.”

Sipas z. Kolev duhet të investohet në ndërmarrjet të cilat prodhojnë mallra për eksport. Një pjesë e konsiderueshme e parave evropiane gjithashtu duhet të hidhet në prodhimin drejtuar tregjeve të huaja. Sigurisht potenciali që Bullgaria gëzon në sektorin e eksportit mund ta ndihmojë rritjen e saj ekonomike.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Kostadin Atanasov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Simeonov

Biznesi dëshiron stabilitet politik me një qeveri dhe parlament funksional

Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..

botuar më 24-12-04 9.21.PD

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD