Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

40 vjet nga themelimi i Korit “Sredec”

Foto: nationallibrary.bg
Në vitin 2013 mbushen katër dekada nga krijimi i Korit të Dhomës “Sredec”. Formacioni është i njohur me repertorin e tij prej muzike fetare ortodokse dhe katolike. Ndër qëllimet e udhëheqësit të korit prof. Aleksandër Kujumxhiev dhe mjeshtres së korit Eliana Zaharieva është paraqitja e veprave të kompozitorëve bashkëkohorë bullgarë. Sot në kor këndojnë 12 meshkuj dhe ferma.

Aleksandër Kujumxhiev
Më shumë hollësi për korin na solli prof. Kujumxhiev: “Themelimi i tij nuk ishte i rastit – kishte djem dhe vajza nga kori “Bodra smjana”, të cilët donin të vazhdonin zhvillimin e tyre muzikor. Shumica e tyre ishin studentë. Morëm vendim që kori të marrë titullin “Sredec”, sipas emrit të kryeqytetit të vjetër bullgar, sepse repertori ynë përfshinte vepra unikale muzikore të muzikës ortodokse të mesjetës, të cilat interpretojmë edhe sot e kësaj dite. Shumë këngëtarë operistikë bullgarë me famë botërore kanë dalë nga kori ynë. Krenohemi për Llëçezar Prëvçevin për shembull, mbajtësin e titullit prestigjioz “kamerzenger” të Operës në Hanover. Disa prej këngëtarëve tanë tani punojnë në Korin e përzier të Radios Kombëtare Bullgare. Disa të tjerë mbetën në formacion.”

Kori i Dhomës “Sredec” është laureat i një sërë konkursesh ndërkombëtare, ndër të cilat ai në qytetin Goricia të Italisë, festivali i njohur për muzikë ortodokse në Hajnuvka të Polonisë etj. Ka një diplomë nderi të Ministrisë së Kulturës të Ukrainës gjatë vitit 1989 për arritje të jashtëzakonshme në fushën e artit të koreve. Ka dhënë koncerte në pothuaj të gjitha shtetet evropiane. Në vitin 2011 Kori i Dhomës “Sredec” mori pjesë në Festivalin e 13-të Ndërkombëtar të Arteve në Shanhaj të Kinës. Sivjet formacioni u ftua përsëri atje në kuadrin e Festivalit të Pranverës.

Prof. Kujumxhiev tregon me kënaqësi të madhe se shfaqet e Korit “Sredec” pranohen shumë mirë nga auditori i ri. Gjatë 2012-ës formacioni këndoi me sukses të madh në Kolegjin Amerikan në Sofje. “Kemi dhënë koncerte para fëmijëve të shkollave të ndryshme – tregon prof. Kujumxhiev. – Na dëgjonin me kënaqësi të madhe. Më bënë përshtypje se janë shumë inteligjentë dhe tregojnë interes ndaj muzikës sonë. Për mendimin tim nxënësit duhet inkurajuar për të kënduar në kor që në moshën e hershme, kjo nuk kërkon një përgatitje speciale.”

Një prej projekteve të Korit të Dhomës “Sredec” gjatë 2012-ës kishte titullin “Historia në muzikë”. Ai përfshinte art vokal bullgar nga shekulli i XI. Nga kjo epokë janë disa prej monumenteve tona më të hershme të krishtera të muzikës. Cikli paraqiti vepra që deri më sot.

“Në saje të Bashkisë së Kryeqytetit arritëm të realizojmë mjaftë projekte – thotë prof. Kujumxhiev. – I paraqitën në vatrat kulturore, në shkolla, në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”... Kemi organizuar programe shumë të bukura në Aulën e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe në Galerinë e Arteve në Sofje. Këto aktivitete janë lidhur me kandidaturën e Sofjes për kryeqytet evropian të kulturës gjatë 2019-ës. Gjatë viteve të kaluara kemi marrë pjesë në një sërë festivalesh. Kemi bërë shumë incizime, kemi nxjerrë kompakt-disqe në Angli dhe në Gjermani.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikanti Dimitër Atanasov: Le t’u bëjmë një bilanc veprave të mira që kemi bërë për të tjerët

Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..

botuar më 24-12-27 6.30.PD

"Ngjitës për mjekrën" - kënga për Krishtlindje që këndohet edhe gjatë verës

"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..

botuar më 24-12-26 7.10.PD
Kirill Mariçkov

Një Vatër e re e Kulturës në kryeqytet do të mbajë emrin e muzikantit Kirill Mariçkov

Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..

botuar më 24-12-25 4.14.MD