Gjatë vitit 2013 shënojmë përvjetorin e 1150-të të Misionit të Moravisë së Madhe të Shenjtorëve Kiril dhe Metodi. Në këtë lidhje Fondacioni “Nderi Bullgar” organizon në Sofje një konferencë shtypi me temë: “Rëndësia kombëtare dhe mbarëevropiane e Misionit të Moravisë së Madhe”, në të cilën morën pjesë shkencëtarë bullgarë e të huaj, kurse më 27 shkurt në Parlamentin Evropian do të hapet ekspozita “Bullgaria; thesari i fjalës”, në të cilën do të paraqiten posterë me monumentet më të vlershme me shkrim të historisë së vjetër bullgare.
Në mes të shekullit të IX-të në krye të shtetit sllav Moravia e Madhe ishte princi Rostisllav. Me qëllim neutralizimin e ndikimit të Mbretërisë fqinje gjermane dhe ruajtjen e pavarësisë shpirtërore dhe politike të shtetit të vet, gjatë vitit 862 Rostisllav dërgoi të dërguar të vet tek perandori bizantin Mihail III me kërkesë dërgimin e predikuesve, të cilët t’i kundërvihen ndikimit të kulturës gjermane dhe ta përhapin krishterimin ndër popull në gjuhën e tij amtare. Në përgjigje të kësaj perandori Mihail dërgoi një mision me në krye vëllezërit Kiril dhe Metodi – njerëz jashtëzakonisht të arsimuar në atë kohë, asketë dhe me përvojë shumë të pasur në punën e misionarit.
“Praktikisht Misioni i Moravisë së Madhe i dy vëllezërve Kiril dhe Metodi përfundoi procesin e krijimit të shkrimit sllav. Kemi të dhëna se dy misionarët kanë punuar mbi krijimin e shkrimit sllav shumë para se të marrin ftesën për këtë mision – thotë prof. Svetlina Nikollova, pjesëmarrëse në konferencën e shtypit. – Kiril dhe Metodi u nisën për në Moravinë e Madhe me përkthime të gatshme të librave të tyre më të rëndësishëm: Ungjilli, Apostulli dhe Psaltiri. Kështu filloi procesi i përhapjes së shkrimit sllav. Pas vdekjes së Metodit në vitin 885 përhapja e këtij alfabeti në Moravinë e Madhe u ndërpre, kurse trashëgimtarët e veprës së dy vëllezërve u dëbuan. “Në këtë moment princi bullgar Boris, duke kuptuar se pavarësia e një kulture nuk mund të ekzistojë, në qoftë se ajo nuk zhvillohet në gjuhën amtare, dha urdhër që nxënësit e Kirilit dhe Metodit të pranohen në Bullgari. Princi Boris u krijoi kushte të shkëlqyeshme për punë.”
Cila është trashëgimia e vëllezërve të shenjtë dhe nxënësve të tyre?
“Në vend të parë ky është krijimi i alfabetit të gjuhës letrare të sllavëve, krijimi i një letërsie sllave, i një kishe sllave me gjuhë të vet liturgjike – tregon prof. dr. Hajnc Miklas, dekani i Katedrës së Sllavistikës të Universitetit të Vjenës. – Së dyti, kjo është e ashtuquajtura “rrugë e tretë”. Ata kërkojnë mundësinë e manovrimit midis dy kishave të mëdha – Roma dhe Kostandinopoja. Në fakt vëllezërit krijojnë një alfabet të ri, krejt të ndryshëm nga alfabeti latin dhe ai grek. Ky alfabet u siguron sllavëve një identitet kulturor dhe të krishterë. Kjo dukuri është unikale dhe deri diku heretike nga pikëpamja e romëve dhe e disa liderëve në Kostandinopojë. Prandaj kur perandori i bën ftesë Kirilit për të marrë pjesë në mision, ai i përgjigjet me fjalët: vetëm me dy kushte: të krijojë një alfabet të ri dhe të mos më shpallin heretik.”
Më vonë në territorin bullgar alfabeti glagolik i krijuar nga vëllezërit, gradualisht u transformua në alfabetin cirilik dhe pikërisht nga territoret bullgare ky alfabet u përhap ndër popujt e tjerë sllavë. “Kështu dalëngadalë roli i Bizantit si misionar u zëvendësua nga Bullgaria – thekson prof. dr. Igor Kaliganov, dekani i Fakultetit Filologjik të Akademisë Shtetërore Ruse për Kulturën Sllave. – Kështu Bullgaria u bë misionari kryesor për tërë botën sllave në Evropën Lindore. Ky është roli i saj i madh. Mund të citojë fjalë të shkruara në apokrifet bullgare: “Bullgarët janë një popull i zgjedhur nga Zoti”. Në këtë kuptim unë jam dakord me autorin e apokrifit, duke pasur parasysh rolin historik të Bullgarisë.”
Sot në alfabetin cirilik shkruajnë 300 mln veta në botë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Miglena Ivanova
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..