Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Peshev – një nga shpëtimtarët e hebrenjve bullgarë

Shtëpia-muze e Dimitër Peshevit në qytetin e tij të lindjes Kjustendill.
Foto: wikipedia.org

U mbushën 40 vjet nga vdekja e Dimitër Peshevit – një politikan i njohur, një nga shpëtimtarët e hebrenjve bullgarë në vitet e Luftës së Dytë Botërore.

Ai ka lindur më 25 qershor 1894 në qytetin Kjustendill. U diplomua në Fakultetin Juridik, punoi si gjyqtar dhe prokuror, pas kësaj si avokat. Në politikë hyri gjatë vitit 1935. Është i emëruar ministër i drejtësisë në kabinetin e Gjeorgji Kjoseivanov. Gjatë majit të vitit 1938 Peshev u zgjodh deputet, pas kësaj nënkryetar i Kuvendit të 24 dhe të 25. Gjatë vitit 1941 hyri në fuqi i ashtuquajturi Ligj për Mbrojtjen e Kombit, të miratuar nga Parlamenti pavarësisht nga opozita e një pjese të deputetëve dhe të organizatave të ndryshme shoqërore. Ai përmbante disa kufizime kundër hebrenjve bullgarë. Gjatë të njëjtit vit Bullgaria u bë aleate e Gjermanisë. Si një nga liderët e shumicës parlamentare Dimitër Peshev nuk iu kundërvu as Ligjit për Mbrojtje të Kombit, as aderimit ndaj Boshtit Nazist. Mirëpo, më vonë Fjureri kërkoi që hebrenjtë bullgarë të dërgohen në kampet naziste, kurse divizionet bullgare – nëpër frontet. Por, Bulgaria nuk dha as njërën, as tjetrën. Në historinë dramatike për shpëtimin e 50 mijë hebrenjve, një rol kyç luajti Dimitër Peshev, atëherë nënkryetar i Kuvendit Popullor.

Më 9 mars 1943 tek ai erdhi një delegacion nga qyteti i tij i lindjes Kjustendill. Mes tyre ishin deputeti Petër Mihalev, tregtari Asen Suiçmezov, mësuesi i historisë Vlladimir Kurtev dhe avokati Ivan Momçillov. Ata i njoftuan Peshevit se fshehurazi po përgatitet një depërtim të hebrenjve. Peshevi reagoi menjëherë. Kryeministri Fillov refuzoi ta pranojë atë dhe të dërguarit nga Kjustendilli. Por pas bisedave me ministrin e brendshëm Gabrovski përgatitja për depërtim u ndalua. Ndërkohë filluan protesta në Parlament. Dimitër Peshevi dhe akoma 42 deputetë më 17 mars i dërguan letër Bogdan Fillovit me kërkesë të ndalohet krejtësisht depërtimi. Kryeministri arriti rrëzimin e Peshevit nga posti i nënkryetarit. Por zjarri i protestës u ndez. Në luftën për shpëtimin e hebrenjve u përfshi dhe Kisha Ortodokse Bullgare, intelektualë, përfaqësues të opozitës. Provat e mëtejshme për “zgjidhjen e çështjes izraelite” po kështu ishin të pasuksesshme.

СнимкаDimitër Peshevi rrezikoi shumë. Armiqtë e tij e kërcënuan haptazi se, në qoftë se Gjermania rimëkëmbet pas rënies tek Stalingradi, ai do t’i dërgohet Gestapos. Por, sipas ironisë së fatit goditjet erdhën nga një drejtim tjetër. Gjatë shtatorit të vitit 1944 erdhi qeveria pro-sovjetike e Frontit Patriotik. Filloi kërkimi i përgjegjësisë nga të gjithë, nën drejtimin e të cilëve Bullgaria u bashkua me nazistët. Gjatë vitit 1945 në bazë të dënimeve nga i ashtuquajturi Gjyq Popullor u ekzekutuan politikanë prijës, shumë nga të cilët ish përfaqësues të popullit. Peshevi i shmangi ekzekutimit – para gjykatës u rikujtua se në mesin e viteve 30 ai shpëtoi nga dënimi me vdekje konspiratorin Damjan Vellçev, ministër ushtarak te pushteti i ri. Dimitër Peshev u dërgua në burg dhe u lirua pas një viti, mbase me kërkesë të hebrenjve bullgarë. Deri në vdekjen e tij gjatë vitit 1973 ai jetoi në haresë.

Pas ndryshimeve demokratike meritat e Dimitër Peshevit u njohën në Bullgari dhe u bënë të njohura dhe nëpër botë. E krahasojnë me diplomatin suedez Raull Valenberg, i cili ka shpëtuar hebrenjtë hungarez. Dimitër Peshev u shpall qytetar nderi i shtetit Izrael dhe për nder të tij është mbjellë një pemë në Pyllin e të Pafajshmëve në Jerusalem. Një monument i Dimitër Peshevit është i vendosur në godinën e Këshillit të Evropës në Strasburg. Fondacioni Ndërkombëtar “Raull Valenberg” krijoi medalje me imazhin e tij. Në qytetin e tij të lindjes Kjustendill u hap një shtëpi-muze me emrin e tij. I është dhënë dekorata më e lartë bullgare – urdhri “Stara Pllanina”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD