Dr. Asparuh Kamburov është mes fatbardhëve të cilët e kanë pasur shansin të shkojnë në pikën më jugore të Tokës. Ai është njëri nga shkencëtarët bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në ekspeditën në Antarktidë. Në krye në kësaj ekspedite është prof. Hristo Pimpirev. Baza bullgare në Antarktidë gjendet në ishullin Livingston ku shkencëtarët bëjnë hulumtimet e tyre. Dr. Asparuh Kamburov ka lindur më 1980 në qytetin e Sofjes. Ka mbaruar Teknikumin e Ndërtimit dhe më pas Universitetin e Gjeologjisë e të Minierave “Sh. Joan Rilski”. Ai ka punuar si gjeolog hulumtues në projekte të ndryshme në Bullgari, Libi, Tunizi, Marok dhe Kamboxhia.
Në Antarktidë shkencëtari hulumton ndikimin e Diellit mbi matjet me anë të sateliteve në kushtet polare. Asparuh Kamburov thotë se aktualisht përpunohen të dhënat duke u krahasuar matjet e bëra gjatë 1998-ës dhe matjet e bëra kohën e fundit. Ky projekt është i financuar me para evropiane në kuadër të programit operativ “Zhvillimi i Resurseve Njerëzore”.
Shkencëtari bullgar rrëfen se udhëtimi për në Antarktidë zgjat përafërsisht 10 ditë. Bullgaria duhet të përshtatet dhe me periudhën e udhëtimeve që bëjnë vendet e tjera partnere. Fillimisht Asparuh Kamburov është gjetur në qytetin kilian Punta Arenas, nga është nisur me një anije spanjolle drejt Antarktidës. Bullgarët janë transferuar me një avion ushtarak të Brazilit në ishullin King Xhorxh. Ky i fundit, përfshi ishullin Livingston, bëjnë pjesë në ishujt Shetland në jug. Grupi bullgar ka udhëtuar 8 orë për të mbërritur në bazën tonë në Antarktidë. Asparuh Kamburov ka kënaqur sy me faunën andej. Ka parë balena, pinguinë e albatrosë.
Bullgarët kanë kaluar 20 ditë në bazë te temperatura mesatare 0 gradë Celsius. Shkencëtarët vendas kanë hulumtuar sfondin e rrezatimit, si dhe disa lloje algash të cilat janë karakteristike për Antarktidën. Grupi bullgar ishte përbërë nga 16 veta – fizikanë gjeologë, biologë e një matematikan. Të gjitha detyrat e tyre janë kryer me sukses, përveç ngjitjes së akullnajës Perelik. Disa shkencëtarë bullgarë kanë kaluar katër ditë në rrëzë të akullnajës në një kamp çadrash. Mirëpo, moti nuk është bërë mjaft i favorshëm për t’u ngjitur. Asparuh Kamburov tha se era ka qenë aq e fortë sa të mbështetësh në të.
Atij i është bërë përshtypje të madhe loja e balenave, po ashtu kisha ortodokse e ndërtuar gjatë viteve të 90-ta të shek. XX-të. Bullgari ka pasur mundësinë të shkojë në kepin Hoorn, i cili është përshkruar në shumë romane kushtuar marinarëve. Po ashtu Asparuh Kamburov ka shkuar në Ushuaja të Argjentinës – qytetin më jugor të planetit, dhe ka vizituar Tokën e Zjarrtë (spanjisht Tierra del Fuego). Banorët e lashtë të arkipelagut ishin ona-t. Shkencëtarët pohojnë se ky fis është zhdukur më 1948. Mirëpo, bullgari është i mendimit se gruaja e fundit ona ka vdekur jo shumë kohë më parë. Interesante është se fisi e ka pasur temperaturën e trupit shumë të lartë. Ja pse ona nuk janë veshur shumë, vë në dukje shkencëtari bullgar. Pikërisht evropianët, rrobat e tyre dhe sëmundjet i kanë dhënë fisit të Amerikës Jugore fund. Vetëm brenda një shekulli janë zhdukur gati 2000 veta.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: arkiv personal
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..