Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është duke përgatitur Librin e Bardhë për Gratë – Ushtarake në NATO

Foto: BGNES

Sofja është mikpritëse e një forumi dyditor ndërkombëtar në kuadrin e projektit të NATO-s “Roli i grave në sigurim dhe mbrojtje”. Ai është pjesë e iniciativës “Mbrojtja inteligjente”. Ekspertë nga mbi 20 vende-anëtare dhe partnere të Aleancës diskutojnë një projekt të Librit të Bardhë për Rolin e Grave në Ushtri. Bullgaria është shembull i shkëlqyeshëm i barazisë së sekseve në këtë fushë. Prandaj është dhe pala kryesore në përgatitjen e projektit. Kjo u nënvizua posaçërisht edhe nga viceadmirali Carol Pottenger – shefi i Shtabit të Komandës së Aleatëve mbi transformimet e NATO-s. Dokumenti do të përfshijë zonat problematike dhe sfidat për femrat-ushtarake, si dhe mënyrat e përballimit të tyre në bazën e këmbimit të mendimeve dhe praktikave të mira në vendet e Aleancës.Nevjana Miteva

“Libri i Bardhë e ka këtë emër, sepse është një dokument, i cili nuk ka karakter të detyrueshëm. Ky është një dokument konceptual dhe i hapur. Ai mund të ndryshohet nga çdo një shtet anëtar ose partner i NATO-s – sqaroi nënkolonelja Nevjana Miteva, kryetarja e Shoqërisë së grave-ushtarake te ne. – Fakti se Bullgaria është pala kryesore do të thotë se na vlerësojnë shumë lartë nga komanda e aleatëve, e cila përgjigjet për reformat në NATO.” Sipas fjalëve të saj forumi i ekspertëve në Sofje duhet të përvijojë zonat praktike të aplikimit të projektit, duke e shndërruar në veprime konkrete.
“Ne do të punojmë para se gjithash mbi të ashtuquajturin “Libër i Bardhë i çështjeve problematike të lidhura me pjesëmarrjen e barabartë të grave-ushtarake të NATO-s – sqaroi zonja Miteva. – Ato janë përvijuar në këtë libër, por si një shtet kryesor në këtë projekt, ne duam të dëgjojmë mendimin e të gjitha vendeve-pjesëmarrëse në të, që të përvijojmë pikërisht zonat problematike të çdo një prej tyre. Sepse kultura e çdo një vendi anëtar është e ndryshme. Kjo duhet të diskutohet para se të ekspozohet me shkrim. Dialogu është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Pikërisht nëpërmjet dialogut mund të marrim parasysh interesat e vendeve të ndryshme anëtare, sepse në NATO ka vende të përparuara sa i përket aplikimit të këtyre politikave dhe ne përpiqemi të barazojmë aplikimin e tyre për të gjithë anëtarët e Aleancës.”

Në Bullgari gratë ushtarake janë rreth 14 për qind e përbërjes së forcave ushtarake. Sipas këtij treguesi dalim përpara shumë shteteve në Aleancë, ku përqindja është rreth 10. Në Greqi kjo përqindje është më e lartë, afro 35, por Bullgaria përparon me hapa të shpejt drejt barazisë. Ku janë të metat tona?

“Tani për tani nga pikëpamja politike nuk kemi kufizime ligjore, të cilat të mos lejojnë pjesëmarrjen e grave në forcat e armatosura – sqaroi nënkolonelja Miteva. – Bullgaria mund të krenohet pikërisht për këtë. Nuk është e rastit se veceadmirali Pottenger deklaroi se SHBA-ja mund të përdorë shembujt e Bullgarisë të politikave pozitive në këtë drejtim. Madje mund të thuhet se në disa drejtime jemi përpara SHBA-së, sepse ato që tani, gjatë muajit janar të vitit 2013, bënë ndryshime në rregulloren normative të barazisë, kurse te ne kjo u bë që prej shumë kohe. Ne kemi probleme më tepër me realizimin praktik të ligjit në nivelet e ndryshme të forcave të armatosura, por ato nuk janë të konsiderueshme, në krahasim me vendet e tjera nga NATO-ja. Për çdo një grua, e cila do që të përfshihet në një nivel të veçantë, nuk ka kufizime. Fakti se nuk është deklaruar dëshirë, nuk do të thotë se kjo nuk do të ndodhë. Pra, gruaja bullgare nuk është kufizuar nga baza normative për të marrë pjesë krahas burrave në ushtri. Pikërisht kjo është e rëndësishmja dhe ne mund të krenohemi për këtë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD