Të mos të jesh i siguruar nga ana financiare dhe kjo në vitet, në të cilat sipas rregullit duhet të pushosh qetë pas një jete plot me shumë punë, është e padrejtë. Tamam kështu të cenuar në mënyrë të padrejtë ndihen një pjesë e madhe nga pensionistët bullgarë. Gjatë shtimit të vazhdueshëm të çmimeve, pensionet e tyre mezi lëvizin. Në ndryshim nga njerëzit në moshë pensioni në shtetet e tjera evropiane, pjesa më e madhe e bullgarëve në moshë mbi 65 vjeç përpiqen të mbijetojnë.
Të ardhurat e bullgarëve janë më të ulëtat në Bashkimin Evropian, dhe pikërisht kjo i bën ditët e tyre të përditshme të përmbushura me probleme. Zgjidhja për më të rinjtë dhe të arsimuarit është më e lehtë – migracioni në qytetet më të mëdha ose emigrim në shtete të tjera në kërkim të standardeve më të larta. Për pjesën më të madhe të njerëzve mbi 65 vjeç kjo nuk është e mundshme. Ata kënaqen me pensione të vogla të cilat mbulojnë vetëm një pjesë nga ajo e cila është më e domosdoshme. Dhe kjo nuk është e tepërt. Kudo që të më çonin udhëtimet e mia nëpër fshatrat bullgare – pamja është e njëjta. Pleq dhe plaka të kërrusur drejtonin vështrimin e tyre drejt meje, për të dëgjuar ndonjë lajm të mirë për rritje të pensioneve, por kur nuk thosha asgjë, i hiqnin sytë me fjalët: “Aq sa ka dhënë Zoti!”. Por nuk harronin të më fusin në duar ndonjë molla të kuqe dhe të ëmbël nga kopshti i tyre.
Pensioni mesatar bullgar për stazh pune dhe moshë në Bullgari gjatë vitit 2011 ka qenë rreth 135 euro, lexojmë në raportin e Institutit Kombëtar Statistikor, i cili bën prognoza për zhvillimin e modelit të pensionimit në vend deri në vitin 2060. Një rritje e vogël e pensioneve pritet ka gjatë këtij prilli dhe kjo është e parashtruar në buxhetin e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore. Gjatë vitit 2017 do të ketë një ndryshim në formulën e llogaritjes së pensioneve, e cila po kështu do të rrisë me pak pensionet. Që nga ky vit pensioni më i lartë në Bullgari është në përmasë të rreth 400 euro. Ky pension merret për sigurime të pensionit mbi shumën maksimale të të ardhurave siguruese, e cila sivjet është 1100 euro. Gjatë kushteve të tilla sigurohen kryesisht njerëzit me të ardhura më të larta. Le të rikujtojmë se, nuk janë të pakët dhe punëdhënësit, të cilët i sigurojnë personat e marrë në punë mbi rrogën minimale, e cila tani është rreth 160 euro.Shuma tjetër paguhet “në dorë”.
Çfarë pensione do të kenë bullgarët në të ardhmen?
Deficiti në buxhetin e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore akoma një periudhë të gjatë do të plotësohet me shuma nga buxheti i shtetit. Kurse pensionistët bullgarë do të vazhdojnë të jetojnë me pensione të ulëta.
Njerëz nga mosha e tretë të takuar rastësisht në rrugë më tregojnë shqetësimet e tyre. Një grua rreth 75 vjeçe fut duar te mallrat më të lira, të vëna në një kashun përpara një dyqani në një lagje të fundit të kryeqytetit, por nuk mund t’i lejojë vetes të blejë dhe prej tyre. Gjatë gjithë jetës ka punuar në Institutin e dikurshëm, tani Agjencia për Gjeodezi dhe Hartografi. Pensioni i saj është bile nën 100 euro. “Jemi gjithnjë e më keq – thotë ajo. – A më thuaj sesi do të jenë mirë pensionistët. Ja kështu po e kalojmë – në mizëri. Në qoftë se nuk më ndihmojnë fëmijët, jam e humbur. Ata më paguajnë korrentin, ngrohjen. Pensioni im është vetëm për të ngrënë dhe për asgjë tjetër. Ju si e mendoni me 90 euro çfarë do të bëni!. Vetëm për ilaçe jap 110 55 euro. Kalova një goditje të dytë cerebrale dhe tani mezi po ec. A e dini se çizmet të cilat i kam në këmbë janë të blera gjatë vitit 1982 dhe i mbaj deri tani. I rregulloj se më rrjedhin. Kur dilja gjatë dimrit jashtë, këmbët i kisha qull...”
© Foto: Millka Dimitrova
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..