Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivo Ivançev dhe qendra e tij për shpëtimin e breshkave të tokës

Foto: www.geachelonia.org

Ivo Ivançev ka lindur në Sofje dhe është muzikant për nga arsimi dhe profesioni. Ai është dhe krijuesi i qendrës së vetme në Bullgari për shpëtimin e breshkave të tokës. Qendra u themelua në vitin 2002 dhe ndodhet në fshatin Banja të bashkisë së Nesebërit. Është krijuar me mjetet personale të Ivo Ivançevit. Për këtë qëllim ai ka përdorur pronën e tij personale në fshat. Gjatë 2007-ës Ivo Ivançev themeloi dhe fondacionin “Gea Çelonia”. Kjo është organizata e parë joqeveritare, kushtuar ruajtjes dhe studimit të breshkave. Fondacioni është shpallur nga Ministria e Mjedisit dhe Ujërave fondacioni i vetëm, i cili mund të zhvillojë studime shkencore në territorin e vendit tonë me qëllim ruajtjen e dy breshkave të tokës: Testudo graeca ibera dhe Testudo hermanni boettgeri, të cilat gjenden në territorin e Bullgarisë: Është pak i njohur fakti se breshkat janë nga grupi i kafshëve kurrizore. Afro gjysma e llojeve të breshkave janë në pragun e zhdukjes së tyre totale. Ndërkaq ky fakt është disi jashtë vëmendjes së shoqërisë dhe problemet e breshkave nuk dihen nga shumica e njerëzve. Breshka është një kafshë shumë specifike, e cila nuk ka analog në natyrën e gjallë. Ajo është evoluar në mënyrë të tillë që skeleti të jetë në anën e jashtme të trupit të saj. Qendra si ajo bullgare ka në shumë vende të botës. Sa për Evropën e di se qendra të tilla ka në Greqi, Francë, Angli, Itali.

© Foto: www.geachelonia.org

Qendra shpëtimtare, e udhëhequr nga Ivo Ivançev, nuk është zoopark, ose një vend, ku breshkat jetojnë për një kohë të gjatë, siç mendojnë shumë njerëz. Këtu mbërrijnë breshka të gjetura nga mbarë vendi. Në fillim bëhen manipulimet e domosdoshme në përputhje me gjendjen e breshkës. Ajo matet, fotografohet, pastrohet etj. Pas kësaj çdo një individ markohet. Në fakt çdo një breshkë ka numër të vet personal dhe pasi kthehet në mjedisin e saj e natyrshëm, po të gjendet përsëri, menjëherë mund të dallohet me ndihmën e këtij numri, na tregon Ivo Ivançev dhe shton: Problemet e breshkave janë lidhur kryesisht me asgjësimin e habitateve të tyre. Kuptohet, ky është një problem, i cili u përket jo vetëm breshkave, por tërë natyrës së gjallë në përgjithësi. Në fakt, duke qenë kafshë që lëvizin ngadalë, breshkat janë të parët, që asgjësohen po të ketë veprimtari ndërtimore, ose bujqësore. Tashmë shumë vite breshkat asgjësohen për shkak të hipotezave të pavërteta – për të ngrënë, për qëllime mjekësore. Ekzistojnë mite se gjaku i breshkës mjekon sëmundje të ndryshme të rënda. Kjo nuk është e vërtetë, por mitet janë fakt. Dhe jo në vend të fundit është tregtia e ilegale e breshkave me qëllim rritjen e tyre në kushte shtëpiake. Shumë njerëz kanë breshka në shtëpi, por në shumicën e rasteve ata nuk e dinë se kjo është e paligjshme, sepse breshkat janë një lloj i mbrojtur. Breshkat janë kafshë shumë të mira, por meqenëse ato janë shumë liridashëse, po të mbyllen në shtëpi, pothuaj në të gjitha rastet dëmtohen dhe vdesin. Një pjesë e madhe e breshkave që vijnë në qendrën tonë, janë dëmtuar në ndonjë mënyrë – zakonisht në rrugë, në punime të ndryshme ndërtimore, ka dhe të tilla, të konfiskuara nga autoritetet.

© Foto: www.geachelonia.org

Përpjekjet e entuziastit të ri nuk kufizohen vetëm në shpëtimin e ekzemplarëve të gjetur. Një prej qëllimeve të tij është që të njohë gjithnjë e më shumë njerëz me jetën e breshkave, me mënyrën e ushqimit të tyre, me llojet e breshkave, që gjenden në Bullgari. Në vitin 2009 Ivo Ivançev fitoi një prej projekteve të pakta për ndërtimin e një qendre për vizitues, financuar nga Fondi ekologjik global, me seli në Nju Jork. Në këtë qendër për vizitues mund të organizohen prezantime, vizita nxënësish, mund të mbahen ligjërata. Një projekt tjetër, i fituar nga Ivo, është kushtuar studimit krahasues të breshkave. Projekti përsëri është financuar nga një organizatë e huaj – Fondi anglez People’s Trust for Endangered Species (PTES). Projekti është lidhur me ruajtjen e dy llojeve të breshkës së tokës në bregdetin tonë jugor pranë Detit të Zi.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Turizmit hapi sezonin veror të vitit 2025

Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..

botuar më 25-06-02 8.34.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes rihapet për Ditën e Fëmijëve

Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë. Tradita dikton që dita të jetë plot..

botuar më 25-06-01 8.00.PD

Qendra ekonomike e Bullgarisë Veriperëndimore - Vraca, feston

Vraca dhe rajoni janë vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cilat mbulojnë vitin 2023, rajoni i Vracës renditet i treti në..

botuar më 25-06-01 6.50.PD