Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dirigjenti Boris Spasov mbushi 60 vjeç

Dirigjenti Boris Spasov ka lindur më 13 prill 1953. Ai është një muzikant me karrierë të pasur krijuese, i cili ia ka kushtuar jetën artit operistik. Është dirigjent dhe pedagog.

Boris Spasov

© Foto: operasofia.bg

“Menjëherë pasi mbarova arsimin tim të lartë në Konservatorin Shtetëror Bullgar (aktualisht Akademinë Muzikore Shtetërore), fillova punë në Filarmoninë e Ruses – tregon dirigjenti Boris Spasov. – Atje isha dirigjent në vazhdim të tetë viteve, në periudhën 1980-1988. Ndërkaq u nisa për në Moskë për të specializuar në degën e operës në Balshoj Teatër te dirigjenti i madh rus Mark Ermler. Spektakli i parë, në të cilin isha i pranishëm atje, e kishte emrin “Fejesa në manastir” të Sergej Prokofievit, me dirigjent Genadij Rozhdestvenski. Isha shumë i impresionuar jo vetëm nga teatri, por nga tërë shfaqja. Nuk mund të besoja se gjendesha në një vend kaq të bukur. Që nga atëherë është dashuria ime e madhe ndaj klasikes ruse.”

Repertori i dirigjentit Boris Spasov përfshin krijimtarinë e kompozitorëve nga epoka të ndryshme. Përveç operës, ai punon edhe në gjini të thera: “Më pëlqen shumë edhe muzika simfonike, edhe muzika e dhomës – vazhdon Boris Spasov. – Nuk kam menduar kurrë se do të incizoj muzikë filmash, por kjo është fakt. Më pëlqen të jem edhe dirigjent, edhe producent muzikor. Për mua kjo është një sfidë dhe kënaqësi e madhe.”

Në vitin 2005 Boris Spasov mori një çmim për kontributin e tij në përhapjen dhe interpretimin e veprave të njohura ruse nga komiteti “Muza e artë” pranë Ambasadës ruse në Sofje. Një vit më vonë, më 2006-ën, Boris Spasov mori çmimin më të lartë muzikor bullgar – “Lira a artë”. Shkasi ishte 30 vjet veprimtari krijuese, si dhe vënia në skenë e operës “Flauti magjik” (atëherë u shënua përvjetori i 250-të i lindjes së Mocartit).

Boris Spasov shpjegon pasionin e tij të madh ndaj krijimtarisë së Shubertit: “Kisha guximin të përfundoja një prej veprave të tij të papërfunduara – Simfonia No 7, krijuar në vitin 1821. Unë e harmonizova dhe orkestrova dhe kjo më kushtoi shumë punë, atëherë isha 25 vjeç. Një shekull më vonë, kur isha në moshën 50 vjeç, përsëri e përpunova veprën. Bëra një orkestrim të ri dhe e incizuam operën në Radion Kombëtare Bullgare. Simfonia u interpretua në Festivalin e Varnës dhe publiku e pëlqeu shumë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Sibilla Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD