Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A i dinë bullgarët të drejtat e tyre shëndetësore?

Foto: BGNES
18 prilli shënohet si Dita Evropiane e Pacientit. Qëllimi është që për herë të radhës të rikujtohet se, njerëzit të cilët kërkojnë ndihmë shëndetësore kanë të drejtat e tyre. Ato janë të shënuara në Hartën Evropiane për të Drejtat e Pacientit. Respektimi e tyre duhet të jetë detyrim i të gjitha qeverive në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Çfarë është situata në Bullgari? Cili është statusi i pacientit bullgar?

“Kur flasim për të drejta, sipas meje ato jo gjithmonë duhet të kenë një rëndësi thjesht juridike dhe shpjegim – është e mendimit kryetarja e Asociacionit të Pacientëve me Sëmundje Onkologjike, znj. Evgjenia Adërska. – Njeriu i sëmurë ka nevojë për kujdes, prej një ndihmë profesionale dhe cilësore mjekësore. Për mua një nga absurdet e shoqërisë së sotme është se, flitet për të drejta, që automatikisht shkakton një asociacion “juridik”. Kurse bëhet fjalë për gjëra, të cilat në parim bazohen mbi vlerat. Është e dukshme se, shoqëria jonë ka humbur ose i ka harruar disa prej tyre. Sistemi ynë shëndetësor tronditet prej shumë vjetëve. Ai humbi kujdesin e vet për njeriun e sëmurë, që momentalisht ndihet nga pacienti, pavarësisht nga statusi i tij, nga kuptimi i tij për problemin. Nga ana tjetër, si refleks të problemeve në sistemin tonë shëndetësor, pacientët në Bullgari sikurse e nënvleftësuan vendin e mjekut në jetën e vet.”

Harta Evropiane për të Drejtat e Pacientëve përmban 14 pikë, mes të cilave janë të drejtat e pranisë së informacionit, të pajtimit, të zgjedhjes së lirë të profilaktikes e kështu me radhë.

“Këto janë të drejta e pacientëve të vlefshme për të gjithë botën, të cilat nuk duhet t’i vejë në dyshim askush, sepse ato bazohen mbi vlera humane – thotë Evgjenia Adërska. – Njeriu i sëmurë thjesht duhet të marrë një kujdes adekuat. Sipas meje, në Bullgari më shpesh shkelet e drejta e informimit. Për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme që pacienti të fitojë atë vëllim prej informate, i cili t’i japë mundësi të kuptojë, se është në vendin e duhur në spitalin përkatës shëndetësor, se për të do të kujdesen, se prej tij kërkohet një disiplinë. Në qoftë se kjo gjë rastis, në qoftë se pacientit i sqarohen problemet dhe proceset e shërimit në mënyrë të kuptueshme, përmes të cilave duhet të kalojë, ai nuk do të ketë frikësime ose dyshime dhe do të bashkëpunojë krejtësisht me ekipin mjekësor. Atëherë do të formohet një zgjidhje maksimalisht e shpejtë e problemit shëndetësor dhe të gjithë do të jenë të kënaqur nga rezultati.”

Në lidhje me Ditën Evropiane të Pacientit në një sërë spitale, më tepër në kryeqytet, po realizohen vizita falas profilaktike për parandalim të hershëm të sëmundjeve me një rëndësi sociale si diabeti, tensioni i lartë, shtrembërimet e shtyllës kurrizore te fëmijët. Por edhe drejt forcimit të lidhjes mjek-pacient.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD