Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi parashikon vende të reja pune

Ndërmarrësit bullgarë janë të kujdesshëm për sa i përket hapjes së vendeve të reja të punës gjatë tremujorit të dytë të 2013-ës. Biznesi i vogël dhe i mesëm nuk e ka përballuar krizën, megjithëse ka të dhëna për kreditim pak më madh. Sipas të dhënave të fundit statistikore, gjatë shkurtit të këtij viti papunësia në vend ishte mbi 12 për qind. Sipas këtij treguesi Bullgaria renditet në vendin e 9-të në BE.

Sondazhi i fundit i kompanisë së burimeve njerëzore “Manpower” nxori të dhëna të cilat tregojnë se një nga pesë punëdhënësit në Bullgari ka ndërmend të punësojë staf deri në fund të qershorit. Anketimi u bë midis 750 ndërmarrësve nga sektori i ekonomisë në pesë qarqet e mëdha të Bullgarisë. Këto janë Sofja, Plovdiv, Varna, Ruse dhe Burgas.

“Konstatuam që 19 për qind e punëdhënësve bullgarë do të shtojnë staf të ri, kurse 7 për qind parashikojnë shkurtime – thotë znj. Nadja Vasileva, drejtoreshe ekzekutive e “Manpower”-it për Bullgarinë, Kroacinë dhe Serbinë. – Më se 70 për qind e të anketuarve nuk do të ndërmarrin asnjë ndryshim, 5 për qind nuk është fare pak për punëdhënësit të cilët do të emërojnë nëpunës. Kjo është me 16 për qind më shumë në raport me synimet e punëdhënësve gjatë tremujorit të parë të vitit. Na vjen habi optimizmi i cili vërehet në këtë situatë.”

Sigurisht, në synimet e punëdhënësve për të shtuar staf ka ndikuar punësimi gjatë stinës së verës. Për të kërkohen punonjës që në fillim të vitit. Kjo vlen kryesisht për rajonet detare. Mirëpo në Burgas vërehet interes jo kaq i madh nga ana e firmave. Më optimiste janë kompanitë në rajonin e Plovdivit ku është përqendruar një pjesë e madhe e industrisë. Për mendimin e Nadja Vasilevës të gjithë punëdhënësit shqetësohen me situatën aktuale në Bullgari. Ka presion rezultuar nga protestat në masë, qeveria e Bojko Borisovit dha dorëheqje, u formua qeveri teknike e cila do të jetë në krye të shtetit deri sa të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 maj. Nga ana tjetër, pavarësisht nga situata, kompanitë e kanë për detyrë të ecin përpara dhe të prodhojnë mjaft.

“Nënkuptohet se, zhvillimi i kompanive të mëdha është më i vështirë, sepse ndryshimet drastike në situatën politike çojnë deri në ndryshime të mëdha edhe te to – thotë znj. Vasileva. – Sikur biznesit të vogël ia dalin më kollaj ndryshimet. Gjithsesi, shqetësime ka në të gjitha ndërmarrjet.”

Ku në ekonomi pritet rritja më e madhe e zënies së vendeve të reja të punës?

“Në sektorin e ndërtimit pritet punësime të reja. Por jo pse do të ketë ndërtime të reja, veç do të ketë nevojë për punëtorë të cilët t’i çojnë punët deri në fund –sqaron znj. Vasileva. – Pritje të mira ka si në sektorin e bujqësisë, ashtu dhe në atë të menaxhimit të hoteleve dhe restoranteve. Bëhet fjalë për punësim gjatë verës. Zakonisht të mira janë parashikimet në sektorin e financave dhe të shërbimeve të biznesit, ashtu dhe në atë të pasurive të patundshme. Më pesimiste janë parashikimet për hapjen e vendeve të reja të punës në sektorin e energjetikës. Pra, kjo nuk na vjen fare habi.”

Firmat në sektorin e tregtisë dhe të prodhimit gjithashtu kanë ndërmend të hapin vende të reja të punës, megjithëse numri i tyre nuk do të jetë i madh në raport me atë në sektorët e tjerë. Një problem shumë shqetësues si në Bullgari, ashtu dhe në Evropë është papunësia mes të rinjve. Në vend 30 për qind e të rinjve të moshës deri në 25 vjeç janë të papunë. Programi evropian “Zhvillimi i Resurseve Njerëzore” jep një farë mundësie për avancimin e të rinjve në profesion dhe në vendin e punës. Gjithsesi një shkak kryesor i papunësisë rinore në Bullgari është se nuk ka bilanc midis kërkesave dhe ofertave në tregun e punës. Në Serbi, p.sh. papunësia mes të rinjve është shumë e madhe – mbi 50 për qind. Interesante është se shumica nga ata të rinj bile nuk kërkojnë punë. Për mendimin e znj. Vasileva kjo ka të bëjë me faktin se prindërit e tyre kanë punuar për një kohë të gjatë jashtë Serbisë dhe kanë grumbulluar para të mjaftueshme.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Bankat janë gati për euron, politikanët duhet të veprojnë, thotë guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare

Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..

botuar më 24-12-06 10.27.PD
Cvetan Simeonov

Biznesi dëshiron stabilitet politik me një qeveri dhe parlament funksional

Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..

botuar më 24-12-04 9.21.PD

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD