Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzika – frymëzimi dhe fati i violonçelistit Vencesllav Nikollov

Foto: wikipedia.org
Vencesllav Nikollov është profesor i njohur i muzikës së dhomës. Për artin e tij kompozitori i madh bullgar, Panço Vlladigerov, ka thënë: “Një artist i mrekullueshëm dhe kryesisht një muzikant me ndjenja të thella. I bie instrumentit në mënyrë të përsosur, njeri me inteligjencë të madhe. E ka talentin të interpretojë muzikën e të gjitha stileve dhe periudhave, përfshi të klasikëve bashkëkohorë. Ky talent i tij ia vlen të adhurohet.”

Vencesllav Nikollov ka lindur në qytetin Ruse në veri të Bullgarisë në një familje muzikantësh. Babai i tij është violonçelisti i mirënjohur, dirigjent dhe pedagog, Mihaill Nikollov.

“Vëllai im më i madh filloi t’i binte violonçelit dhe unë i kisha atij zili – kujton muzikanti. – Prindërit e mi vendosën se për mua është herët që të filloj edhe unë, bile t’i bjerë të njëjtit instrument. Pasi u tregua këmbëngulës, babai im ra dakord. Kaloi gjysmë vit dhe unë avancova shumë. Deri në një moment gjithçka më dukej kollaj. Mirëpo, fillova të mësoja se nëse dëshiroj të bëhem profesionalist, gjërat nuk janë fare të lehta. Derisa bashkëmoshatarët e mi luanin nëpër rrugët, unë i bija instrumentit në shtëpi. Atëherë prindërit e mi më inkurajuan që të mos heq dorë nga violonçeli. Nuk më vjen keq se, mora parasysh këshillat e tyre.”

Vencesllav Nikollov ka mësuar në Shkollën Muzikore në Sofje dhe më pas është regjistruar në Akademinë Kombëtare të Muzikës në kryeqytet. Më 1967 ka bërë specializim në Moskë. Andej ka punuar me njërin nga violonçelistët më të dalluar të shek. XX-të – Mstislav Rostropoviç. Ky i fundit është shprehur për muzikantin bullgar kështu: “Vencesllav Nikollov u pëlqye me interpretimin e tij të saktë. Në skenë ai jeton në botën e tij individuale të muzikës.” Ja se çfarë kujton bullgari i talentuar për pedagogun e tij:

“Deri tani jam takuar me disa nga muzikantët më të mëdhenj në botë. Rostropoviç është një legjendë. Për brezin tim ai ishte violonçelisti numër 1. Kur u nda nga jeta, unë i kushtova atij një artikull. Kam cituar kompozitorin Franc List. Në pasaportën e tij mbi “shenja dalluese” është shënuar: “mjaft i njohur kudo”. Rostropoviç ishte një personalitet i njohur dhe një njeri shumë i hapur. Ai e dinte për veten se është yll dhe sillte si i tillë. Përfitova shumë nga kontakti që pata me të. Ai më tregoi rrugën e shkurtër drejt skenës. I pëlqente t’i vërë studentët në sfida. P.sh., kemi pasur për detyrë të mësojmë Sonatën në re minor nga Dimitri Shostakoviç brenda ditës. Mësimin e shpejt e zotërova falë detyrave të tij.”

Në periudhën 1970-1990 Vencesllav Nikollov ka zhvilluar një veprimtari aktive koncertesh – ka qenë solist i orkestrave simfonike, ka dhënë koncerte për muzikë dhome, ka bërë turne në Evropë dhe Amerikë. Ka bërë mbi 200 incizime në Radion Kombëtare Bullgare dhe në Televizionin Kombëtar Bullgar, si dhe në disa kompani të regjistrimit të muzikës. Më 2008 u dekorua me “Lirinë kristale” për kontributin e tij në fushën e muzikës. Aktualisht Vencesllav Nikollov është profesor i muzikës së dhomës në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigerov”. Ligjëron në Zvicër, Itali, SHBA, dhe zhvillon kurse mjeshtri në Bullgari. Ka themeluar një shkollë verore në një ishull të Detit të Veriut.
“6 vite me radhë zhvilloja kurse verore në ishullin Fjor, të cilat më vonë u bënë gjatë gjithë vitit. Pastaj e ndërpreva atë dhe themelova shkollë verore në ishullin Zilt – sqaron muzikanti bullgar. – Vinin studentë, fëmijë, bile familje të tëra muzikantësh. Të gjithë së bashku interpretonim dhe në mënyrë reciproke pasuroheshim. Në ishullin Zilt ka vetëm shtëpi njëkatëshe në mes dunave, gjithçka tjetër është det. Në ishullin Fjor vazhdoj të japë koncerte. Një numër i konsiderueshëm i shokëve të mi jeton andej. Para pak kohe doli në pah libri im i ri – “I mërguar në Parajsë”. Për mendimin tim një vend i tillë është ishulli në Detin e Veriut.”

Në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar prof. Vencesllav Nikollov filloi të punonte si dirigjent i formacionit të tij “Kolegium Muzikum”, po ashtu dhe ka dirigjuar orkestra të ndryshme simfonike dhe të muzikës së dhomës në Bullgari dhe jashtë vendit. Ka marrë pjesë në festivale të ndryshme, mes të cilave është ai “Ditët muzikore të marsit” në qytetin verior Ruse. “Zakonisht e moshës së cilës unë isha atëherë shumica e muzikantëve kanë dëshirë të dirigjojnë”, thotë profesori, duke shtuar: “Këta 70 centimetra të violonçelit në të cilët interpretoja gjithë jetën, një moment i ndjeva si kufizim. Shumë kohë dirigjova dhe përsosa një etapë të zhvillimit tim profesional.”

Përveç në muzikë, Vencesllav Nikollov ka paraqitje të suksesshme dhe në fushën e letërsisë. Ai është autor i rrëfimeve dhe shënimeve të udhëtimit. Ja se çfarë rrëfen ai për projektet e tij të reja:
“Incizova një CD me vepra të disa kompozitorëve masonë. Ndër ta janë Mozart, Hajdn, Ramo, Gershuin dhe List. Ky projekt u prit shumë mirë. E re në repertorin tim është një pjesë e Jordan Dafovit. Bëhet fjalë për “Mendimet e thella” të cilat më kanë kushtuar mua. Do ta incizojë atë në Radion Kombëtare Bullgare. Në Radio Sofjen prezantoj librin tim të ri – “I mërguar në Parajsë”, duke dhënë një koncert. Do të interpretoj nga ndonjë vepër me secilin nga anëtarët e ansamblit “Siluetat”. Ata i kam studentë. Së bashku me partneren time të skenës, Ruzhka Çarakçievën, do të japin “Suitën spanjolle” nga Manuel de Faja. Besoj se do të bëhet një koncert shumë i mirë. Verës do të përcjell studentët e mi në ishullin Zilt që të kënaqen edhe ata me Parajsën andej.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD