Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreditë e këqija po pakësohen për herë të parë prej 10 vjetëve

Foto: arkiv
Për herë të parë prej 10 vjetëve e këtej kreditë e këqija po pakësohen. Këtë e tregon statistika e Bankës Kombëtare Bullgare në fund të muajit mars. Bëhet fjalë për hua, të cilat nuk shërbehen më shumë se 90 ditë. Ulja është minimale, por është dhe tregues për tendencat në kreditim. Piku i kredive të këqija ishte në mesin e vitit të kaluar, kurse në momente vëzhgohet bile një ulje e dobët e nivelit të tyre. Nga statistika bëhet e qartë se, kreditimi po vazhdon të lëvizet rreth zeros.

Pjesa e kredive të këqija në fund të muajit mars është 22.5 për qind nga portofoli i bankave. Gjatë muajit të kaluar vëllimi i tyre është ngushtuar me 54 milionë euro kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar deri më afro 5 miliardë euro. Pakësimi i regjistruar në kreditë e pa shërbyera vjen si rrjedhojë të huave konsumatore, sepse bankat thjesht i anulojnë. Ekspertët komentojnë se, është herët të flitet për një tendencë të vazhdueshme, pavarësisht se tregu tregon një stabilizim të kreditimit. Nga njëra anë, në vitet e krizës bankierët u bënë më kërkues dhe më të përpiktë gjatë lëshimit të huave. Nga ana tjetër – firmat dhe ekonomitë shtëpiake tregojnë një vëmendje më të madhe gjatë marrjes përsipër të borxheve të reja.

Përse pikërisht tani kreditë problematike u pakësuan?

“Gjatë 4 vjetëve të fundit që nga fillimi i krizës dhe kohërat e vështira, përmes të cilave kaluam, kreditë e këqija u rritën mjaft – komenton situatën Tihomir Toshev, drejtor ekzekutiv i kompanisë konsultative “KreditCentër”. – Shumë njerëz ranë në vështirësi të mund të shërbejnë huat e veta. Biznesi po kështu. Për shkak të konsumit të ngushtuar ai bënte të ardhura më të vogla dhe kishte vështirësi mbi shërbimin e kredive. Prapë së prapi, 4 vjet është një periudhë mjaft e gjatë, në të cilën ato rriteshin dhe që të gjithë prisnim momentin, kur kjo tendencë do të kthehet dhe do të nisen poshtë. Pavarësisht nga vështirësitë ekonomike dhe ngushtimi i tregut, pjesa më e madhe e njerëzve dhe biznesi përpoqën të gjejnë mënyrë që të mund t’i përballojnë detyrimet e veta të kredive. Shumë kredi u bënë totalisht të pa shërbyera dhe u anuluan nga bankat si humbje. E thënë me fjalë të tjera, ky pakësim vjen deri diku nga fakti se, një pjesë nga njerëzit dhe biznesi tanimë e përballojnë shlyerjen e kredive të veta dhe ato bëhen të rregullta, kurse për një pjesë tjetër kreditë tanimë janë anuluar si humbje dhe ato dalin nga bilancet e bankave, që çon deri në përmirësimin e portofolit të përbashkët.”

A ka mundësi të ketë një përmirësim të lehtë të mjedisit të biznesit në Bullgari, që ka çuar deri në shlyerjen e borxheve?

“Ka një përmirësim të mjedisit të biznesit, pavarësisht se disa tregues mbeten të lartë, si për shembull papunësia – komenton Tihomir Toshev. – Ka tregues të tjerë si vëllimi i konsumit, vëllimi i eksportit, stabilizimi i tregjeve. Kështu që, ka një farë bilanci. Kur njeriu ka vështirësi, nganjëherë i duhet gjysmë viti, një ose dy vjet që të dalë nga situata. Por në një moment ai mund të gjejë një punë të paguar më mirë ose t’i pakësojë shpenzimet. Një njeri, i cili ka vështirësi të shërbejë kredinë e vet, nuk rri gjatë gjithë jetës kështu. Ai gjithmonë kërkon ndonjë farë mundësie të dalë nga situata. Është fakt se rezultatet janë pikërisht të tilla – gjithnjë e më shumë njerëz përpoqën t’i shlyejnë borxhet e veta ndaj bankave dhe prandaj një pjesë nga të ashtuquajturat kredi të këqija dhe kredi të ristrukturuara tanimë fillojnë të shërbehen.”

Banka Kombëtare Bullgare prognozon se, dhe gjatë vitit 2013 keqësimi i cilësisë së kredive do të vazhdojë.

“Kur ka një periudhë të tillë të gjatë, në të cilën kreditë e këqija shtohen dhe kur në treg nuk shikohen shenja të menjëhershme të përmirësimit të mjedisit ekonomik, pritjet janë që ato të vazhdojnë të rriten – shpjegon tendencat Tihomir Toshev. – Por, unë mendoj se do të kemi muaj, në të cilat ato lehtë të mund të rriten, por dhe muaj, në të cilat lehtë do të pakësohen. Më tepër pres të luhaten rreth niveleve të veta dhe shpresoj që në fund të vitit të shikojmë një tendencë më të qëndrueshme, se kreditë e këqija do të fillojnë të pakësohen.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD