Një aplikacion mobil për rritjen e pulave dhe perimeve të serrave në Hënë fitoi Garën Ndërkombëtare të NASA-s “Space Apps Challenge” në Bullgari. Në garën e cila u zhvillua para pak kohësh në vend, u përfshinë 100 pjesëmarrës të ndarë në 20 skuadra. Secila nga ato përpiloi dhe prezantoi zgjidhjen e saj teknologjike të një problemi global lidhur me jetën në Tokë dhe me hulumtimet në Kozmos. Në këtë nismë të NASA-s morën pjesë gjithsej 9 mijë veta nga më se 80 qytete të mbarë botës. Dy skuadrat e para të Bullgarisë do të konkurrohen me projektet më të mira në finalen e muajit qershor.
“Shpresoj se kampionë do të bëhen bullgarët. Pata mundësinë të njihem me përpilimet e tjera teknologjike të cilat u kualifikuan dhe në të vërtetë besoj se kemi shanse të mëdha.” Këtë e tha dr. Svetlin Nakov, menaxher i Akademisë së Telerikut që akademi ishte mikpritëse e nismës globale në Bullgari. Kohët e fundit kjo akademi e softuerit përgatis specialistët më të mirë të sektorit të IT-së në vend.
“Unë jam krenar se Bullgaria pati mundësinë t’i tregojë botës se këtej bëhet softuer, dhe se të rinjtë janë të motivuar të bëjnë një gjë të mirë në dobi të njerëzimit – theksoi dr. Nakov. – Rezultatet më bënë përshtypje të madhe. Kishte më se dy projekte shumë të forta të cilat meritojnë të marrin pjesë në finale. Pra, sipas rregullave kualifikohen të dyja skuadrat më të mira. Njëri nga projektet e bullgarëve kishte të bënte me serrën ku bimët ujiten në mënyrë të automatizuar me anë të pajisjeve elektrike, po ashtu matet lagështia e ajrit. Drita vjen nga një llambë e rrezatimit ultraviolet dhe konsumimi i energjisë elektrike është shumë pak. Nëse kjo serrë izolohet mirë, ajo mund të vendoset në Polin e Veriut ose në Mars dhe të rritet fasulja dhe fruta. Projekti tjetër që u bë kampion kishte të bënte me një aplikacion mobil për rritjen e bio-pulave në kushte shtëpiake.”
Skuadra e fituesve bullgarë përfshin gjashtë studentë të softuerit. Njëri nga ata është 23-vjeçari Pavell Kolev, i cili ka mbaruar Fakultetin e Matematikës dhe Informatikës pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”. “Pjesëmarrja jonë është motivuar nga fakti se ne duam të përmirësojmë jetën dhe t’i shtyjmë hulumtimet lidhur me Kozmosin – pohoi i riu. – Aktualisht ka një bum serioz në rritjen e pulave në kushte shtëpiake, sidomos në Amerikë. Andej njerëzit u çmendën pas kësaj dhe bile i dhurojnë njëri-tjetrit pulë me rastin e festave të ndryshme. Neve, bullgarëve kjo na duket e çuditshme. Problemi qëndron në faktin se njerëzit nuk janë në dijeni me rritjen e saktë të këtyre pulave. Po ashtu problem është se nuk ekziston një vend i përcaktuar i informacioneve. Ja pse ne krijuam një aplikacion mobil dhe ueb-sajt ku të interesuarit mund të mësojnë se si t’i rriten pulat, si të marrin pjesë në trajnime të ndryshme dhe si të menaxhojnë fermat e tyre të vogla.”
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..