Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Realizimi i emigrantëve bullgarë në tregun e punës në Qipro

Shumë bullgarë në Qipro punojnë në sferën bujqësore
Foto: cyprus-mail.com
Papunësia mbi 12 për qind e detyron një pjesë të bullgarëve që të kërkojnë punë në vende të tjera evropiane. Shqetësimet e shumë familjeve bullgare për të ardhmen e tyre i detyron ato të shfrytëzojnë dhe mundësinë më të vogël për të gjetur punë, sidomos në vendet fqinje. Nuk janë të paktë dhe ata, të cilët e kanë gjetur bukën e vet të gojës në Greqi dhe në Qipro, pavarësisht nga vështirësitë financiare të këtyre vendeve dhe nga rritja e papunësisë. Për shkak të standardit më të lartë të jetesës paga më e ulët andej ia vlen më sesa në Bullgari.

Kameriere, teknikë frigoriferësh, gjellëbërës, ndihmës kuzhine, punëtorë lavazhi, nëpunës në agjenci të pasurive të patundshme – një punë e tillë mund të gjendet në Qipro për njerëz pa ndonjë avancim të lartë pune. Patjetër dhe zënia sezonale në bujqësi. Në ishullin mesdhetar punojnë dhe shumë bullgarë, të cilët kanë një prani stabile dhe të gjatë profesionale andej. Në bazë të të dhënave jozyrtare nga vendi qipriot, emigrantët tanë janë rreth 40-50 mijë, ku në këtë numër hyjnë dhe punonjësit sezonalë. Bullgarët punojnë kryesisht në sferën e turizmit, të shërbimeve, ndërtimit dhe të bujqësisë – thotë Ekaterina Dimitrova, atashe për çështjet sociale pranë Ambasadës Bullgare në Greqi. Të njëjtin funksion ajo e kryen dhe në Qipro. Ja se çfarë thotë:
“Problemi më i madh është se, një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve tanë në Qipro janë pa avancim të caktuar pune dhe me një nivel të ulët të arsimit. Një problem serioz është se ata nuk zotërojnë gjuhë të huaja. Nisen për në Qipro pa qenë në dijeni çfarë janë kërkesat e qëndrimit të tyre andej. Nuk e legalizojnë qëndrimin dhe prandaj nuk kanë të drejtë për të marrë sigurime. Dua të theksoj se bullgarët jo të avancuar në profesion vështirësisht mund realizohen në tregun e punës të vendeve evropiane. Pra, ekziston dhe një pjesë tjetër e konsiderueshme emigrantësh bullgarë, të cilët legalizojnë diplomat e tyre dhe flasin gjuhë të huaja, e mësojnë greqishten dhe plotësojnë të gjitha kërkesat për shtetasit evropianë.”

Përafërsisht 20 për qind janë bullgarët me qëndrim të përhershëm në Qipro. Të tjerët 20 për qind bien në kategorinë e punonjësve sezonalë ose të atyre të cilët janë gati të fillojnë punë pa qenë të siguruar. Znj. Ekaterina Dimitrova thotë se dy vitet e fundit emigrantët bullgarë në Qipro gjithnjë e më vështirë gjejnë punë për shkak të krizës dhe papunësisë. Kjo e fundit arriti 10 për qind. Negativisht ka ndikuar dhe fluksi i madh i shtetasve të Greqisë në ishull. Sipas të dhënave jozyrtare rreth 20 mijë grekë kanë kërkuar punë në Qipro. Punëdhënësit e Qipros i preferojnë grekët për shkak të komunikimit të lehtë gjuhësor. Dy muajit e fundit situata është përkeqësuar sepse ka probleme në sistemin bankar në Qipro. Një pjesë e konsiderueshme e firmave ka ndërprerë punë dhe i ka larguar punonjësit derisa të përmirësohet situata.

A do të detyrohen të rikthehen në vend emigrantët bullgarë nga Greqia dhe Qiproja?

“Po vërehet një tendencë e tillë – është e mendimit znj. Dimitrova. – Rikthimi i bashkatdhetarëve tanë mund të ndahet në disa grupe. I pari përbëhet nga njerëzit të cilët shumë kohë qëndrojnë në migrim pa gjetur punë. Në grupin e dytë bien të punësuarit e moshës së pensionit të cilët e kanë humbur punën andej. Ata preferojnë të marrin pensionet e tyre nga Greqia ose nga Qiproja dhe të kthehen në Bullgari. Gripi i tretë ka të bëjë me bullgarët të cilët e kanë humbur punën andej dhe mbahen me ndihmat e të papunëve. Për këta të fundit është më kollaj t’i transferojnë ndihmat në Bullgari sepse shpenzimet këtej janë ndejshëm më të vogla. Shumë emigrantë bullgarë kanë ndërmend të rikthehen në atdhe.”

Një pjesë e atyre që u kthyen në Bullgari janë duke qenë në lidhje me punëdhënësit në Qipro. Këta të fundit do t’i ftojnë përsëri sepse janë të kënaqur me punën e kryer.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD