“Shtëpia e Gjyshes Shtriga”, “Gruaja e Viganit”, “Plaku i Krishtlindjes”, ujëvare të bukura me ngjyrë të kaltër në të bardhë... Të gjitha ato figura dhe fenomene të tjera mund të shihen të ngurtësuara në shpellën më të bukur në Bullgari – Ledenika. Ato krijesa të çuditshme dhe të përkryera karstike, që u formuan në vazhdim të mijëra viteve, ngjallin mahnitjen e turistëve më se gjysmë shekulli.
Historia e shpellës Ledenika humbet në të kaluarën e largët. Banorët vendas e zbuluan para shekujsh. Në fillim u studiua vetëm hapësira e hyrjes së shpellës. Barinjtë shfrytëzuan temperaturat e ulëta të këtij vendi, që të ruajnë qumështin. Më vonë u zbulua edhe një sallë e vogël, e quajtur “Frigoriferi”. Aty prodhuesit e krimbave të mëndafshit grumbulluan dhe ruanin larvat e krimbave. Shpella Ledenika ndodhet në Malin Vraçanski Ballkan, që ngrihet nja 20 kilometra të qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Që nga viti 2000 shpella është nën kujdestarinë e Bashkisë së qytetit Vraca.
Gjatë vitit 1927 tregtari i njohur Hristan Çomakov, i cili pronësonte tokat në rajonin e shpellës Ledenika, i dhuroi shpellën dhe afro 100 dynymësh luadhe dhe pyje, Shoqatës Turistike “Veslec”. Në fillim të viteve 60-të të shekullit XX rajoni u hap për vizitues dhe turistë. Para kësaj në shpellë u vunë parapete prej metali dhe llamba të përshtatshme. Që prej vitesh në të ashtuquajturën “Salla e koncerteve” në shpellë organizohen koncerte, sepse akustika aty është e mrekullueshme. Në të kaluarën e largët shpella ishte plotë uji, i cili dalë ngadalë u tërhoq, duke krijuar figura interesante. Çdo dimër formohen edhe figura prej akulli, të cilat me rritjen e temperaturave shkrihen. Stalaktitet dhe stalagmitet karstike janë në shpellë që prej mijëra vitesh. Pikat e ujit pa u ndërprerë gdhendeshin shkëmbinjtë, që të krijohet kjo mbretëri e mrekullueshme nëntokësore. Nuk duhet të harrojmë, se vetëm një centimetër i lartësisë së tyre formohet për 100 vjet.
Gjatësia e shpellës është përafërsisht 300 metra. Ajo ndodhet në 830 metra mbi nivelin e detit. Dhjetë sallat e shpellës janë të shtrira në disa nivele, që formojnë etazhet e ndryshme. Nga hyrja kalohet përmes një korridori të ngushtë me tavan të ulët, e quajtur “Gryka e mëkatarëve”. Sipas legjendës, ai që nuk mund të kalojë përmes saj, ka hyrë në shumë gjynahe. Pas kësaj radhiten “Salla e Vogël”, “Salla e Koncerteve”. Aty formimet kanë emra interesante, në varësi të ngjashmërisë – “Koka e Gjigantit”, “Krokodili”, “Skifteri”. Në tavanin e shpellës janë të varur shpata, mburoja, topuzë. Këtu është “Shtëpia e Gjyshes Shtriga” dhe figura të tjera interesante. Nëpër urat e hekurt arrihet deri te “Salla e Bardhë”, figurat në të cilën gjithashtu kanë emra – “Elefanti”, “Vasha që lahet”. Pika më e lartë e shpellës quhet “Qielli i Shtatë”, por rruga drejt saj është e arritshme vetëm për turistët më të mirë. Temperaturat në këtë mbretëri nëntokësore lëvizen nga minus 7 dhe minus 15 deri në 8 gradë. Temperaturat e larta janë në brendësinë dhe më saktë në “Sallën e Vogël”. Aty ka edhe një liqen i vogël, i cili është shumë i cekët – 50 centimetra. Sipas legjendës, në këtë liqen mblidhen lotët e malit dhe besohet, se dëshirat e shprehura pranë tij plotësohen. “Liqeni magjik i dëshirave” ka mbetur që nga koha, kur shpella ishte plotë uji. Sipas një gojëdhëne të vjetër, në se do të vihet dora në ujërat e ftohta me ndonjë zell, ai do të realizohet. Dhe këtë e bëjnë pothuajse të gjithë vizituesit, numri i të cilëve për vit tejkalon 50 mijë veta.
Për tërheqjen e më shumë turistëve në rajonin e shpellës Ledenika krijohet një park dëfrimi. Ai përbëhet nga module interesante atraktive. Nëpërmjet mjeteve audiovizuale turistët do të njihen me historinë e shpellës dhe me kuriozitetet e saj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: imagesfrombulgaria.com
Afër fshatit Mezek, rreth 6 km në jugperëndim të Svilengradit dhe vetëm 1 km larg kufirit grek, ngrihet një kështjellë e mesjetës bullgare. Ajo është ndërtuar në fund të shekullit të XI dhe në fillim të shekullit të XII, ndoshta gjatë udhëheqjes së..
Vitet e fundit pushimorja e njohur dimërore Bankso zhvillohet dhe po ashtu si një qendër turistike gjatë stinës së verës. Muzetë në Bansko janë shumë interesantë dhe janë hapur gjatë gjithë vitit. Muzetë “flasin” për ngjarjet e rëndësishme lidhur me..
Ka një vend në malin Stara planina, i cili është i shenjtë për çdo bullgari. Kjo është maja Shipka, e kurorëzuar nga Monumenti i lirisë. Ai është njëri prej relikteve më të njohura luftarake që është ngritur për nder të ushtarëve rusë dhe vullnetarëve..