“Më ka ndodhur të gjendem në qoshen tjetër të botës dhe të takoj nxënës të mi të cilët janë bërë shefa të institucioneve të mëdha shkencore në SHBA ose diku tjetër”, thotë Teodosij Teodosiev. Ky i fundit është fizikan i njohur nga qyteti Kazanllëk të Bullgarisë Qendrore. Më se 33 vjet ai çon nxënësit në thelbin e shkencës. “Fillimisht, nuk kam ëndërruar për fizikën. Më tepër desha të bëhesha poet ose piktor i madh”, pohon Teodosij. Ai ka talent të merret me fëmijët, duke tërhequr vëmendjen e tyre. Dy vjet pasi është emëruar mësues, një nxënës i tij ka merituar medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës. 22 vjet me radhë fituesit e garave të fizikës në Bullgari janë nxënës të tij, ka përgatitur 8 nga 11 fituesit bullgarë të arit në Olimpiadat Ndërkombëtare.
“Fillimisht, desha të bëhesha mësues për të pasur më shumë kohë të lirë dhe të përkushtohem në art – kujton Teodosij. – Mirëpo, doli se përgatitja e një fëmije në nivel botëror kërkon përkushtim të plotë dhe përbën një art më vete. Nuk kam kohë për veten time, bile punoj dhe fundjavën dhe nuk shkoj fare në pushime.”
Teodosij Teodosiev është pedagog në Gjimnazin e Matematikës dhe të Shkencave Natyrore në qytetin e Kazanllëkut. Po ashtu bën dhe një shkollë të fizikës. Çdo vit në të mësojnë nga 150 deri në 200 nxënës. “Fëmija kur të mësojë të zgjidhë problemën e vështirë, pa problem do të realizohet në çfarëdo fushe, sepse do të jetë përvetësuar më të vështirën”, sqaron pedagogu. Shkollat verore të fizikës vizitohen dendur. Vajzat dhe djemtë zgjedhin problema gjithë ditën. “Shpeshherë kandidatët kalojnë mbi kapacitetin e bazës – thotë fizikani. –Në SHBA, p.sh., fizika është lëndë me zgjedhje. Fëmijët amerikanë mësojnë sipas sistemit të pikëve dhe nxënësit kur të mbledhin pikët përkatëse, e marrin arsimin e mesëm. Më shumë pikë siguron fizika, por nxënësit rrallëherë e zgjedhin atë sepse është mes lëndëve më të vështira. Në të vërtetë, fizika është një shkencë e vështirë. Për mendimin tim lënda duhet të jepet në mënyrë interesante. Kjo është punë e artit dhe psikologjisë. Shkencëtarët duhet t’i bëjnë reklamë fizikës, kështu që të perceptohet pamja e saj tërheqëse. Më duket se unë e bëj atë.”
© Foto: BGNES
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..