Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzika mjekon

Foto: Архив
Që prej kohërave më të lashta muzika është përdorur për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme. Dëshmitë e para për përdorimin e terapisë muzikore janë zbuluar në papiruset egjiptiane, kurse krijimi i teorive të para në këtë drejtim është lidhur me lulëzimin e kulturës antike greke. Që në Romën e lashtë e kanë përdorur muzikën për përballimin e humorit të keq, të urrejtjes dhe zemërimit. Gjatë shekullit të XVIII-të terapia muzikore u shndërrua në një model efektiv për mjekimin e çrregullimeve afektive dhe melankolisë. Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të filloi monopoli i farmakologjisë dhe psiko-analizës, por pas Luftës së Dytë Botërore terapia muzikore përjetoi një lulëzim të vërtetë – u krijuan shumë shkolla me drejtime të ndryshme zhvillimi.

Lilia AhtarovaNë Bullgari për terapinë muzikore filloi të flitet pas ndryshimeve demokratike në vitin 1989, kurse në vitin 1995 u themelua dhe Asociacioni Bullgar për Terapinë Muzikore. Ja se çfarë na tregoi kryetarja e tij Lilia Ahtarova: “Unë kisha vizituar një qendër për terapi muzikore në Londër dhe me disa kolegë të mi kishim dëshirë për ta aplikuar këtë disiplinë shkencore edhe në Bullgari. Dhe kështu një grup novatorësh u bashkuam, ftuam Xhouzef Moreno, një prej terapistëve muzikorë me famë botërore, që të përgatitë një seminar. Me ide të tij themeluam një asociacion, i cili punon aktivisht edhe sot e kësaj dite. Në fillim na konsideronin si ekstrasensë, ose si ezoteristë. Tani po shqetësohem se terapia muzikore shndërrohet në njëfarë mode dhe ka njerëz, të cilët mendojnë se janë specialistë në këtë fushë, por në fakt nuk kanë aspak përgatitje dhe përvojë në fushën e psiko-terapisë. Kjo është shqetësuese, por në përgjithësi terapia muzikore po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh dhe bëhet gjithnjë e më atraktive.”

Në këtë lloj terapie përdoret muzika, ose elemente muzikore (tinguj, ritëm, melodi dhe harmoni) me qëllim inkurajimin e komunikimit, marrëdhënieve midis njerëzve, mësimit, komunikimit, shprehjes, të disa nevojave të veçanta fizike, emocionale, mentale, sociale.
“Terapia muzikore është e përshtatshme si për fëmijët, ashtu dhe për të moshuarit, si për të sëmurët, ashtu edhe për të shëndoshët. Ka raste, në të cilat terapisti muzikor dhe pacienti e krijojnë muzikën së bashku. Disa autorë e quajnë këtë metodë “terapi të gjallë muzikore”. Ka dhe metoda të tjera, të cilat punojnë me vepra të gatshme muzikore. Bëhet fjalë për rastet, kur pacienti ka ndonjë problem psikologjik dhe kërkon një mjekim special. Punohet shumë me fëmijë me çrregullime të ndryshme neurologjike, si dhe me të moshuarit. Terapia muzikore ndihmon shumë edhe në punën me autistët, me fëmijët me sindromën e Daunit, me njerëzit me Alzhejmer.”

Në disa universitete në perëndim ka një specialitet të veçantë “terapi muzikore”. Në disa universitete bullgare lexohen ligjërata në këtë fushë.

“Ne ofrojmë të ashtuquajturën “trajnim seminari” në asociacion, që vazhdon deri rreth 4 vjet – thotë Lilia Ahtarova. – Përpiqemi ta koordinojmë programin tonë me kërkesat e Federatës Evropiane të Terapisë Muzikore “Panço Vlladigerov” në kryeqytet. Është interesant fakti se nga viti 1995 deri më 2003 interes më të madh ndaj specialitetit kishin psikologët, logopedët, punonjësit socialë, domethënë njerëzit me orientim ndaj psikologjisë dhe psiko-terapisë. Tani interesi thellohet ndër muzikantët dhe kjo është logjike, sepse që të jesh terapist muzikor, duhet të kesh përgatitje muzikore. Kohët e fundit po vëzhgohet një dukuri e bukur – vijnë gjithnjë e më shumë njerëz të rinj, të cilët duan të punojnë me vetveten, të zhvillojnë personalitetin e tyre, pra të përballojnë emocionet negative, zemërimin etj.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD