Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Talente të reja muzikore: Mihaella Fileva

Foto: Архив

“Zakonisht dashuria ndaj artit lind në fëmijëri. Edhe në jetën time ndodhi kështu – kujton këngëtarja e re Mihaella Fileva. – Isha 6 vjeçe, kur fillova t’i bie pianos, kurse pak më vonë fillova të këndoj. Zhvillova ndjenjën time ndaj muzikës dhe teknikën time vokale në shkollat në Veliko Tërnovo. Në këtë periudhë merrja pjesë aktivisht në konkurse më të ndryshme, sepse kjo ishte mënyra e vetme për t’u krahasuar me moshatarët e mi, të kuptoja nivelin tim. Ka dhe diçka tjetër – në sallat, ku bëjmë provat për shfaqjet tona është më lehtë. Nuk i ka faktorët “adrenalinë” dhe “ethet e skenës”. Prandaj është mirë të merrni pjesë në konkurse të tilla, sepse në këtë mënyrë mësoheni të jeni në skenë, të paraqiteni mirë, kur jeni në tension të madh. Kam kujtime shumë të bukura nga kjo periudhë – udhëtime, miqësi, argëtime. Jam e lumtur, sepse edhe sot e kësaj dite takohem me këta njerëz. Kemi marrë pjesë së bashku në konkurse të ndryshme, kurse sot jemi bashkëstudentë në Akademinë Muzikore në Sofje. U rrita bashkë me ta, edhe si njeri, edhe si muzikante. Sa për rrugën time, kishte periudha kur pragmatizmi dhe arsyeja mbizotëronin para dëshirës për të krijuar muzikë. Meqenëse kisha mbaruar Gjimnazin e Matematikës u regjistrova në specialitetin “Software inxhinierik” në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit”, por nuk u ndjeva e kënaqur. E ndikuar nga emocioni, dhashë provime në Akademinë Muzikore. Pika e kthesës erdhi pasi pashë se isha e para në listën e kandidatëve të miratuar. I thashë vetes se kjo është shenjë dhe mora vendim kategorik të jepem pas muzikës. Tani jam studente në klasën e docentes Stefka Onikjan – një njeri me përvojë shumëvjeçare skenike. Sa për stilet muzikore të preferuara nga unë – më pëlqen shumë të këndoj soul, R & B, Neo Soul, Funk. Frymëzohem dhe mësohem nga xhazi. Në qoftë se ka diçka në jetë, për të cilën ndihem krenare, ky është fakti se jeta ime, “puna ime”, (e them këtë në thonjëza, sepse këndimi nuk është punë, por kënaqësi për mua) argëtimet – e gjithë kjo është muzikë.”

Në vitin 2011 Mihaella Fileva mori pjesë në garën televizive për këngëtarë të rinj “X-faktor”, ku fitoi shumë fansa. “Pjesëmarrja ime në këtë shou ishte një hap shumë i rëndësishëm për mua –tregon Mihaella. – Ky forum përveç se më solli popullaritet, më dha dhe shumë përvojë.”

Shpesh Mihaella Fileva merr pjesë në projekte të përbashkëta muzikore

Dashuria tjetër e Mihaellës pas këndimit është vallja: “Vallja është diçka shumë e rëndësishme për një këngëtar. Duhet të ndihesh i sigurte dhe i lirë në skenë – thotë ajo. – Kjo dashuri lindi që në fëmijërinë time. Merresha aktivisht me valle latine në vazhdim të 10 viteve. Kam marrë pjesë në shumë gara. Kjo më mësoi për të qenë e disiplinuar. Aktualisht merrem me valle hip-hop, kurse në Akademinë Muzikore jam duke mësuar balet klasik dhe balet xhazi.”
Para pak kohe Mihaella Fileva fitoi akoma një çmim, pas atyre të fituara në konkurset për fëmijë dhe në ato rinore – çmimin për debutim të BG Radios. Këngëtarja e re ndihet e lumtur për rrugën, që ka ndërmarrë. Sipas fjalëve të saj vjeshtën do të paraqesë një singël të saj, mbi të cilin po punon.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD