Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria propozon aktualizim të buxhetit

Ministri i financave Petër Çobanov
Foto: BGNES
Përpara ditëve ministri i financave Petër Çobanov tha se, qeveria do të përpiqet ta kryejë Buxhetin 2013, pa u nevojitur ndryshimi i tij. Mirëpo në ditën e parë të kësaj jave kryeministri Pllamen Oresharski shpalli se, do të propozojë aktualizimin e tij. Si u arrit deri në këtë kthesë?

Sipas ministrit Çobanov akoma që në fillim të punës së qeverisë së tanishme ka pasur frikësime serioze rreth kësaj se si është planifikuar buxheti për vitin e tanishëm. Gjatë pranimit të tij nga Kuvendi Popullor, ish ministri i financave Simeon Djankov u caktua vëllim të ekonomisë prej 1,9 për qind. Por akoma gjatë kohës së ministrit teknik të financave i cili e trashëgoi Kalin Hristov kjo prognozë u rishikua në 1 për qind. Pa vëllim në ekonomi vështirë mund të realizohet pjesa e të ardhurave nga buxheti. Kurse balancimi kërkon një ngushtim të pjesës shpenzuese. Prandaj në këtë moment në Ministrinë Financiare me ngulm po punohet mbi optimizmin e pjesës së shpenzimeve të thesarit të shtetit. Si pjesë nga këto veprime nga 1 korriku limitet e shpenzimeve të ministrive në Bullgari janë pakësuar me 5 për qind. Kjo ka kursyer rreth 30 milionë euro thesarit, por del se, shuma është krejtësisht e pamjaftueshme, sipas ministrit Çobanov. Pavarësisht se gjatë muajit maj buxheti është me tepricë prej 166 milionë euro duken qartë problemet me mbledhjen e të ardhurave, deklaroi ministri i financave. Një nga këto probleme, sqaroi ai, fshihet në këmbimin e përmasës së prognozuar të të ardhurave, të cilat do t’i mbledhë Agjencia “Doganë” dhe këto, të cilat janë të parashtrira në buxhet. “Presim moskryerje të të ardhurave nga Agjencia “Doganë” për këtë vit në përmasë të 225 milionë euro – tha z. Çobanov. – Një problem tjetër bazë është se, TVSH-ja e pakthyer në përmasë të 157,5 milionë euro ndaj fundit të muajit qershor nuk është e paracaktuar në buxhetin e tanishëm. Ndaj këtyre shifrave mund të shtohen dhe mjetet e shterura bufer në rezervën fiskale dhe Arka Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor.” Sipas fjalëve të tij kabineti “Borisov” ka transferuar shuma që aty, që të financoi projektet e infrastrukturës. Përveç kësaj ka dhe shpenzime mbi projekte nga programet operative, të cilat nuk janë parashikuar në buxhet. Del se, mjetet e nevojshme nuk mund të merren nga paratë e parashikuara për periudhën e ardhshme programore. Nuk janë planifikuar dhe disa shpenzime sociale, sqaroi akoma ministri Petër Çobanov. Sipas tij , në qoftë se arrihet deri në shtim të deficitit buxheort, atëherë ai nuk do të tejkalojë pragun e saktësuar minimal në përmasë të 3 për qind nga Produkti i Brendshëm Bruto të vendit, i cili është në fuqi për vendet e Bashkimit Evropian.

Ministri i financave kritikoi emitimin e borxhit shtetëror në përmasë të 400 milionë euro nga qeveria e mëparshme e GERB në mbledhjen e vet të fundit gjatë muajit shkurt të këtij viti të cilat u përdorën për të paguar subvencionet bujqësore. Kjo në mënyrë suplementare privoi qeverinë e tanishme nga mundësia të tregojë fleksibilitet sa i përket balancimit të buxhetit. Ai u angazhua, se Bullgaria nuk do të marrë përsipër një borxh suplementar i cili të tejkalojë pragun e caktuar paraprakisht maksimal prej përgjithësisht 7,3 miliardë euro. Me fjalë të tjera kjo do të thotë, se deri në fund të vitit qeveria do të mund të emitojë një borxh të ri shtetëror në përmasë deri në maksimum 1 500 milionë euro. Duke mbrojtur nevojën për aktualizim të buxhetit, ministri Çobanov konkretisht vuri në dukje se, situata në ekonominë bullgare është dinamike dhe duhet të kemi parasysh dhe kornizën e keqësuar ekonomike kundrejt kohës kur u planifikua buxheti për vitin e tanishëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Dimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD