Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryengritja e Ilindenit dhe marrëdhëniet bullgaro-shqiptare

Në historinë e çdo populli ka ngjarje të lavdishme të cilat e bëjnë të kujtojë me krenari veprën heroike të dëshmorëve të kombit. Frymëzuesit për liri veprojnë me ndjenja të forta patriotike, guxim dhe vendosmëri. Sakrifica e tyre në emër të lirisë mbetet e paharruar. Një ngjarje e tillë për popullin bullgar është Kryengritja e Ilindenit, që shpërtheu më 2 gusht të vitit 1903, Ditën e Shën Ilisë nga mori edhe emrin. Sot mbushen 110 vjet nga kjo ditë e ndritshme revolucionare kundër zgjedhjes osmane.

Kryengritja e Ilindenit është prova më serioze e popullsisë bullgare në Maqedoni dhe Traki për të hequr tërësisht pushtetin e Perandorisë Osmane, pasi Traktati i Berlinit nuk i njohu as Bullgarisë, as Shqipërisë të drejtat kombëtare në këto territore. Në kushte të tilla natyrisht u vendos bashkëveprimi midis revolucionarëve bullgarë dhe shqiptarë, të cilët u ngritën kundër vendimeve të padrejta të diplomacisë evropiane. Udhëheqësit më të devotshëm në Maqedoni – Dame Gruev, Goce Delçev etj., përpiqeshin të krijonin lidhje të ngushta midis bullgarëve dhe shqiptarëve. Epopeja e Ilindenit shënoi faqe të ndritshme në historinë e përbashkët midis luftëtarëve për liri e drejtësi në Maqedoni dhe Shqipëri. Bashkimi i bullgarëve dhe shqiptarëve kundër armikut të përbashkët përbënte një kërcënim serioz për Perandorinë Osmane. Sundimtarët osmanë vepruan nëpërmjet terrorit dhe dinakërisë dhe më pas në pranverën e vitit 1903 kryengritja erdhi duke u shuar. Megjithatë, në disa rajone u vendos një bashkëpunim i frytshëm.

Revolucionarët bullgarë Boris Sarafov, Vasil Çekelarov, Petër Poparsov e disa të tjerë, të cilët ishin ngarkuar me detyrën të sigurojnë armë dhe municione, u lidhën me shqiptarët. Me ndihmën e tyre nisi funksionimi i kanaleve të fshehta të shpërndarjes së armëve. Në këtë detyrë jashtëzakonisht e rëndësishme kauza e bullgarëve gjeti përkrahjen e madhe të shqiptarëve.

Megjithëse policia dhe ushtria osmane ruante me vigjilencë të madhe, në kazatë kufitare të Shqipërisë dhe Greqisë u importua një sasi e konsiderueshme pushkësh dhe municionesh. Këto të fundit shpërndaheshin përmes kanaleve në Korçë, Pogradec, Selanik, Shkup, Veles, Ohër dhe Manastir.

Shqiptarët i kanë furnizuar kryengritësit bullgarë me ushqime dhe veshje. Disa nga komitët ishin veshur me kostume kombëtare shqiptare që ishin shumë të përshtatshme dhe shërbenin për të mashtruar armikun. Vetë udhëheqësi legjendar Goce Delçev e donte veshjen kombëtare shqiptare.
Bashkë me bullgarët që dyshoheshin për veprimtari revolucionare ishin arrestuar edhe shqiptarë por ata treguan burrëri dhe nuk i tradhtuan bullgarët, dhe më pas ishin hedhur në burg.

Në shumë fshatra të Vilajetit të Manastirit shqiptarët e punësuar në administratë u dilnin krah kryengritësve. Shqiptarët bënin agjitacion në popullsinë fshatare që të mos i ketë frikë çetat komite, përkundrazi t’i ndihmojnë dhe t’i strehojnë ato.

Nuk janë pak dhe shembujt e bashkëpunimit pasi kryengritja shpërtheu. Me armë në dorë dhe krah për krah me bullgarët luftonin dhe shqiptarët nga diaspora në Bullgari. Brezhani, vëllai i njërit prej udhëheqësve të Shoqatës “Dëshira” në Sofje, ra në betejë. Patriotë të tjerë nga Pogradeci transportonin armë përmes liqenit për në Ohër.

Një kontribut i madh në bashkëpunimin midis bullgarëve dhe shqiptarëve dha Lluka Xherov, i cili punonte në administratën pyjore në rajonin e Kërçovës dhe Dibrës. Shqiptarët e Dibrës jo vetëm që i ndihmuan me armë kryengritësit, por refuzuan të marrin pjesë në shtypjen e kryengritjes. Kjo vjen si rezultat i lidhjeve të forta dhe të besimit midis bullgarëve dhe shqiptarëve në atë kohë.

Bullgarët me banim në Shkodër themeluan një rreth revolucionarësh i cili ndihmonte komitët bullgarë në Maqedoni me të holla dhe armë. Udhëheqësit e këtij rrethi arritën të fitonin për kauzën revolucionare disa nga fiset e Malësisë. Shpeshherë ato i kanë strehuar kryengritësit bullgarë dhe i kanë furnizuar me armë. Falë kësaj ndihme pasi u shtyp kryengritja në Vilajetin e Manastirit shumë kryengritës ikën dhe gjetën shpëtim në malet e Shqipërisë.

Siç lexohet në dokumentet diplomatike, Perandoria Osmane frikësohej nga një “rebelim shqiptar” i kombinuar me përmasat e gjera të kryengritjes së bullgarëve. Ja pse me një egërsi të paparë osmanët e shtypën Kryengritjen e Ilindenit, duke çuar ushtri nga territoret më të largëta të Perandorisë, megjithë shpenzimet e mëdha për transport. Sundimtarët osmanë nuk guxonin të rekrutonin ushtarët nga trojet shqiptare të cilët sapo ishin qetësuar dhe për këtë shkak një mobilizim do të haste vështirësi të mëdha.

Është fakt se bullgarët dhe shqiptarët e përqafuan kauzën e kryengritjes së Ilindenit, por nuk morën vesh për veprime të përbashkëta dhe të njëkohësishme në Maqedoni dhe Shqipëri. Në pranverën e 1903-ës kur shqiptarët ngritën krye, bullgarët nuk ishin gati. Kur bullgarët morën pjesë në kryengritje, shqiptarët ishin shpartalluar.
По публикацията работи: Elena Atanasova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD