Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Plevneliev vuri veton për një pjesë të aktualizimit të buxhetit

Foto: BTA
Presidenti Rosen Plevneliev vuri veton për një pjesë të aktualizimit të buxhetit 2013. Këtë vendim kreu i shtetit bullgar e argumentoi me paqartësinë rreth shpenzimit të mjeteve suplementare nga rritja e deficitit dhe nga marrja e borxhit të ri. Sipas presidentit, në buxhet mungojnë politika dhe reforma në dobi të punësimit, konkurrueshmërisë dhe të rritjes së ekonomisë. Le të kujtojmë se aktualizimi i buxhetit 2013 parashikon rritjen e deficitit me 250 mln euro deri 2 për qind të PBB-së, ndërsa cakun e borxhit të ri – deri në 500 mln euro.

Rosen Plevneliev ktheu një pjesë të teksteve për t’u ridiskutuar në Kuvendin Popullor. Në një konferencë për shtyp presidenti tha se e pranon pakon sociale të qeverisë së Pllamen Oresharskit, por nuk janë shtruar qartë pikat e të hyrave dhe të shpenzimeve, sidomos pikën e shpenzimeve të paparashikuara dhe urgjente. “Për mendimin tim ndryshimi në pikën e të hyrave është i parakohshëm dhe jo ambicioz, sepse faktikisht në mes të vitit shteti redukton kërkesat ndaj administrimit të të hyrave – deklaroi Rosen Plevneliev. – Për sa u përket të hyrave mungojnë transparencën dhe argumentet e mbrojtura me shifra dhe të vërtetuara me ligjin. Në pikën “Shpenzimet” është rritur vetëm rezerva e shpenzimeve të paparashikuara dhe urgjente. Asnjë nga motivet e sjella për këtë vendim nuk bazohet në ligj. Kjo do të thotë se qeveria mund t’i harxhojë paratë siç e sheh të arsyeshme. Grumbullimi i qindra milionëve në rezervën e shpenzimeve të paparashikuara dhe urgjente ngjall dyshim.”

Presidenti bullgar vuri veto dhe për tekstet sipas të cilave qeveria do të marrë borxh në vlerë deri në 500 mln euro. “Marrja e kredisë për t’u financuar harxhimet aktuale do të ketë pasoja të rënda në të ardhmen – deklaroi kreu i shtetit bullgar. – Ka shumë vende të tjera në krizë të cilat janë shembull për këtë. Nuk është mirë për t’u nisur në këtë rrugë. Unë jam kundër borxhit prej 500 mln eurove, si edhe kundër mënyrës së shpenzimit të tij.”

Kryeministri Pllamen Oresharski deklaroi se presidenti, duke vërë veton për një pjesë të buxhetit, ka ndërhyrë rëndë në pushtetin ekzekutiv. Ai tha se para të ridiskutohet buxheti në Kuvendin Popullor, do të mbahen takime me biznesin, sindikatat dhe organizatat joqeveritare. Pa komentuar konkretisht argumentet e presidentit, Pllamen Oresharski i përgjithësoi si “të dobëta dhe politikisht të anshme”. “Vetoja e presidentit i pengon ndryshimet në politikën fiskale”, komentoi kryeministri.
Kryeparlamentari Mihaill Mikov tha se do të thirret mbledhja e jashtëzakonshme më 30 gusht. Shefi i Komisionit të Buxhetit dhe Financave, Jordan Conev nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) i kundërshtoi 3 pikat për të cilat presidenti vuri veto – për të hyrat, shpenzimet dhe për borxhin e ri.

Nga e majta e fajësuan presidentin se nuk është kompetent. “Vetoja e presidentit pritej dhe nuk na kapi në befasi”, tha deputeti i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Anton Kutev, duke shtuar: “Sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve përkrahnin aktualizimin. Vetoja e presidentit është një provë e tij politike për të ndërhyrë në buxhet. Megjithatë, Partia Socialiste Bullgare dhe qeveria do të rifillojnë negociatat me të gjitha palat e interesuara për aktualizimin e buxhetit.” Partia GERB përkrah veton e presidentit. “Nëse ditët në vijim nuk mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Popullor, GERB fillon të mbledhë nënshkrime për këtë mbledhje”, deklaroi deputeti Tomisllav Donçev, duke shtuar: “Vendimi i presidentit tregon se ai me kujdes ndjek diskutimet në Kuvend.”

Shumë ekonomistë janë të mendimit se nuk ka nevojë për aktualizimin e buxhetit. Sinjal i keq për investitorët është vetë diskutimi i çështjes publikisht. Të kënaqur me veton e presidentit mbetën protestuesit në ditën e 55-të proteste në qendrën e Sofjes, të cilët duartrokitën vendimin e Rosen Plevnelievit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD