Këtë verë Big Bendi i Bllagoevgradit festoi përvjetorin e 20-të të krijimit të vet. Muzikantët organizuan një spektakël festiv në Teatrin Dramatik “Nikolla Vapcarov” në qytetin e Bllagoevgradit. Mik i posaçëm në ngjarjen festive ishte këngëtari i njohur i xhazit Vasill Petrov.
“Të punoj në Big Bendin e Bllagoevgradit – kjo ishte ëndrra ime që si student – na tregon dirigjenti i Big Bendit Boris Janev. – Mbarova Akademinë Muzikore. Që si student kisha kënaqësinë për të qenë trumbetar në Big Bendin pranë Fakultetit të Estradës. Pasi mbarova arsimin tim të lartë në Sofje, u ktheva në Bllagoevgrad. U bëra dirigjent i Orkestrës së atëhershme frymore të qytetit. Kisha dëshirën që kjo orkestër të interpretojë muzikë të ndryshme. Fillova të punoja për realizimin e kësaj ëndrre dhe kështu dalëngadalë orkestra u shndërrua në Big Bendin e Bllagoevgradit. Filluam të interpretojmë dhe vepra të tjera, por në fillim nuk ishte lehtë. Punuam shumë në vazhdim të 10 viteve. Krijuam një repertor të ri, duke filluar nga pjesët klasike për big bend të Glen Milër dhe Djuk Elingtën. Kështu që nga viti 1993 muzika xhaz u bë prioriteti ynë dhe kështu tashmë 20 vjet.”
Big Bendi ka solistë të përhershëm – Hristina Paleva, Marijana Kostova, Rusina Katërxhieva, Anelia Nikova etj. Formacioni muzikor vazhdon të zhvillohet me sukses. Këtë e vërteton dhe fakti se disa prej solistëve të Big Bendit janë ndër interpretuesit më të mirë të muzikës xhaz. Ndër ta janë Vasill Petrov, Meri Taneva, Kamelia Todorova, Hillda Kazasjan, Angell Zaberski (piano), si dhe Ljudmill Tanev (saksofon), i cili për fat të keq nuk është ndër të gjallët.
Deri tani Big Bendi i Bllagoevgradit ka pasur shfaqje në shumë qytete bullgare – Varna, Pleven, Pernik, Kjustendill, Montana, Sandanski, Botevgrad, Lloveç, Dimitrovgrad, Pazarxhik etj. Pas themelimit të Universitetit Amerikan dhe të atij jugperëndimor, çdo vit formacioni jep koncerte me rastin e diplomimit të studentëve. Sivjet solistët në këto koncerte ishin nxënës.
Dirigjenti Boris Janev dhe muzikantët nga Big Bendi i Bllagoevgradit do të kenë shfaqje në Maqedoni dhe Greqi. Vazhdojnë të punojnë mbi projekte të përbashkëta me studentë nga dy universitetet në qytet.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga Boris Janevi
"Fondacijata" (Fondacioni) prej kohësh e tejkaloi statusin e një grupi muzikor. Ai u bë një institucion i dedikuar kauzës së ndërtimit të urave midis së kaluarës dhe së tashmes me këngë bullgare të përjetshme. Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov..
Në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, Bullgaria këndonte tre këngë që vazhdojnë të jenë shumë të dashura edhe në ditët e sotme. Në vitin 1970, “Një trëndafil bullgar” nga kompozitori Dimitër Vëllçev, në interpretimin e papërsëritshëm të Pasha..
"Kujtimi" është titulli i këngës më të fundit të Grupit “Ostava”, e cila na çon te albumi i ardhshëm i grupit. Përderisa kënga e tyre e mëparshme "Fajtori" ishte e mbushur me emocione të thella dhe probleme të përjetshme, "Kujtimi" kombinon një..
Nga krijimet e të gjithë kompozitorëve bullgarë, muzika e Panço Vlladigerovit është pa dyshim më e interpretuara si në skenën bullgare, ashtu edhe në atë..
Nga 27 deri më 29 qershor, Pllaja Devetashko dhe fshatrat e rajonit janë shndërruar në skenën e festivalit "Xhazi nën Yje". Edicioni i..