Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dizajneri i bizhuterisë Milko Bojarov fitoi Konkursin “International Talent Support”

Milko Bojarov“Quhem Milko dhe jam 23 vjeçar. Kam mbaruar Akademinë Kombëtare të Arteve në klasën e Dimitër Delçevit dhe bëj stoli”. Kështu prezantohet ai. Ndërsa ne po shtojmë – familjen e ka Bojarov, është nga Sofja dhe është mbajtësi i sivjetshëm i Çmimit të parë të Konkursit të XII “International Talent Support”. Ky konkurs zhvillohet çdo vit në mesin e qershorit në qytetin italian Trieste dhe në të marrin pjesë dhjetë dizajnjerë të rinj të zgjedhur në tri kategori: veshje, këpucë dhe bizhuteri. Kandidimi bëhet paraprakisht dhe çdo dizajnjer mund të paraqesë dokumente për pjesëmarrje sa herë dëshiron, por pas herës së parë shansi i fitores i barazohet afro 1 për qind. Bullgari Milko Bojarov hyri në këtë përqindje. Gjithçka filloi në vitin 2012 kur një prej organizatorëve të konkursit u lidh me të.

“Zonja që u lidh me mua kishte parë disa punime të mia në internet dhe më pyeti në se nuk kam interes të marr pjesë në këtë konkurs në kategorinë “Bizhuteri” – tregon Milko Bojarov. – U dërgova atyre disa gjëra që kisha bërë dhe vetëm pas si u bë e qartë, se jam zgjedhur ndër 10 finalistët e kuptova, se konkursi është me të vërtetë një hap serioz në zhvillimin tim profesional. Ai ishte vendi ku punimet e mia mund të vihen re nga specialistët më të mirë në fushën e modës – nga redaktorë dhe dizajnjerë deri te njerëzit që kërkojnë talentë për kompanitë e mëdha. Pothuaj të gjithë që kanë fituar këtë konkurs tani punojnë në firmat dhe shtëpitë më në zë të modës si kryedizajnerë ose kanë linja të veta të modës. I uroj një shans të tillë çdo njeriu të ri.”

Por në fakt, çfarë krijon Milko Bojarovi?

“Sado abstrakte të duket, unë bëj sende për trupin, që kanë lidhje me gjithçka përreth – me modën, me shoqërinë, me shkencën – tregon artisti i ri. – Përpiqem nëpërmjet stolive të rikrijoj iden dhe konceptin që e kam në kokë, i ndryshëm nga koncepti i përgjithshëm për modën. Materialet që i përdor janë plastmasë, akril, argend, silikon dhe kombinime mes tryre.”

Për pjesëmarrjen e tij të parë në konkursin ndërkombëtar ai tregon: “Nuk e fitova konkursin vitin e kaluar, sepse kjo pak a shumë varet nga shansi, përveç kësaj ishim mbledhur dizajnerë shumë të larmishëm. Por vetëm një muaj më vonë stolitë e tij janë prezantuar në revista të njohura botërisht të modës siç janë “Vogue” dhe “Dazed & Confused Magazine”. Në këto revistë është shumë e vështirë të publikosh diçka pa përkrahjen e kësaj organizate. Sepse unë e di shumë mirë se atë që e bëj s’mund të realizohet pa ndihmën e njerëzve të tjerë dhe një ditë dua t’ua kthej gjestin fisnik. Kontaktet e mia të para profesionale u bënë në sajë të shoqes simë më të mirë Iva Jankullova e cila është topmodel. Ajo më lidhi me njerëz, me të cilët ka punuar dhe kështu puna u nis.”

Pas aventurës italiane vitin e kaluar Milko Bojarov ka planifikuar të bëhet stazhier në një firma të madhe të modës. Por situata në shekullin e XXI është e tillë, se në qoftë se ti je një dizajner i ri në fillim të karrierës që dëshiron të punojë për një firmë të tillë, duhet ta bësh këtë falas dhe të kesh mundësinë financiare të mirëmbahesh vet jashtë shtetit 4-5 muaj. “Unë s’ kisha këtë mundësi por për fat të mirë gjërat u zhvilluan në mënyrën më të mirë për mua,” pohon Milko.

Shansi të fitosh konkursin “International Talent Support” qysh me pjesëmarrjen e dytë është jashtzakonisht minimal, por me gjithë këtë Milko Bojarov ka bërë këtë provë.
“Vetëm desha të tregoj se sivjet kam ide të ndryshme nga idet e vitit të kaluar dhe nuk besoja se do të më miratojnë përsëri. Kur më telefonuan dhe më thanë se jam ndër finalistët edhe këtë vit, më informan se e bëjnë këtë jo sepse ma njohin por sepse projektet e reja që i kam dërguar u kanë pëlqyer atyre.”

Milko nuk mban mend asgjë nga mbrëmjet finale dhe shpallja e fituesve. Vetëm mban mend se ka thënë “Faliminderit” dhe me një modesti prej fituesi thotë se prej atëhere sjellja e tij nuk është ndryshuar.

Përveç çmimit në të holla atij i jepet mundësia të punojë me kompaninë “SWATCH”. “Koha e re” në zhvillimin e tij profesional do të fillojë të rrjedhë pas afro dy muajve. “Po të dëshirosh të arrishë diçka duhet të punosh, të kesh motivacion dhe njerëz të cilët të të besojnë” – është kategorik Milko Bojarov.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
Fotografi: Zllatimir Arakliev
По публикацията работи: Vesela Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD