Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE-ja do t’i livrojë Bullgarisë 6.6 mlrd euro në kuadrin e programeve operative

Foto: EPA/BGNES
Deri më 2020 Bullgaria do të marrë nga BE-ja në kuadrin e programeve të ndryshme më shumë se 6.6 mlrd euro. Bashkë me bashkëfinancimin kombëtar shuma do të rritet deri më 7 mlrd euro. Përveç këtyre kësteve është parashikuar edhe një shumë e tillë në ndihmë të bujqësisë. Kështu për periudhën programore nga viti 2014 deri në vitin 2020 shuma e përgjithshme, e cila do të derdhet në ekonominë bullgare, arriti deri në 14 mlrd euro. Qeveria bullgare paraqiti shpërndarjen paraprake të mjeteve evropiane për shtatë vitet në vijim.

Bullgaria do të disponojë më pak mjete në kuadrin e pothuaj të gjitha programeve. Kjo pritej, sepse që në fillim të vitit, kur zhvilloheshin bisedimet për buxhetin e përgjithshëm të BE-së, u bë e qartë se ai do të kufizohet në krahasim me periudhat e kaluara. Kjo imponoi ndryshim në shpërndarjen e mjeteve nga Brukseli. Aktualisht po kërkohen variante optimale për përvetësimin e tyre. Më pak janë mjetet e livruara evropiane në kuadrin e programeve operative për sektorin “Transporti”. Ato janë kufizuar me 418 mln euro. Kjo mund të kompensohet me 325 mln euro nga fondi i ri i BE-së, i destinuar për projekte të rëndësishme lidhëse në bashkësi, me emrin “Evropa e lidhur” (Connecting Europe). Problemi më i madh është lidhur me programin e ri “Shkenca dhe arsimi për rritjen inteligjente”. Megjithë dyshimet e Brukselit nëse programi mund të ekzistojë në periudhën e re programore, ai mori financim nga buxheti evropian. BE-ja jo një herë ka deklaruar se Ministria Bullgaria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka potencialin e domosdoshëm për të udhëhequr mjetet evropiane, të livruara nga bashkësia. Nga ana e vet dikasteri bullgar, që ta sigurojë BE-në në aftësitë e veta, emëroi një zëvendësministër të ri të arsimit, i cili do të përgjigjet për 508 mln euro evropiane.

Më shumë mjete nga periudha e kaluar marrin dy programe. Njëri është “Aftësia për konkurrencë” – një program direkt drejtuar biznesit. Programi tjetër është destinuar për ta ndihmuar administratën dhe e ka emrin “Udhëheqja e mirë”. 154 mln euro më shumë deri në vitin 2020 janë parashikuar për përmirësimin e aksesit te teknologjitë informative dhe të telekomunikacioneve. Për periudhën e re programore qeveria bullgare parashikon më shumë mjete financiare për projektet hekurudhore dhe ujore, si dhe për zhvillimin e qyteteve të mëdha.

Më e madhe është konkurrenca në mes të bashkive për programin “regjionet në rritje”. Ende nuk është e qartë se sa do të jenë qytetet e mëdha, të cilat do të mund të përfitojnë nga mjetet evropiane gjatë shtatë viteve në vijim.

Dy herë janë rritur subvencionet evropiane për arat bullgare. Fermerët do të mund të përvetësojnë 5.3 mlrd euro deri në vitin 2020. Shkaku për këtë rritje të konsiderueshme është lidhur me stazhin e Bullgarisë në BE.

Kjo është shpërndarja paraprake e mjeteve evropiane për periudhën 2014-2020, që u dërgua nga Bullgaria për t’u koordinuar në Bruksel. Pritet që deri në fund të tetorit Komisioni Evropian të komentojë propozimet e qeverisë bullgare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD