Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A janë ndryshuar tendencat te bullgari për kryerjen e arsimit të lartë jashtë shtetit?

Foto: BTA
Kohët e fundit vihet re një interes i qëndrueshëm te bullgarët e rinj për kryerjen e studimeve jashtë shtetit. Kjo vlen para se gjithash për vajzat dhe djemtë me dituri të mira gjuhësore dhe me përgatitje të shkëlqyer shkollore. Tradicionalisht vendet më të preferuara janë Britania e Madhe, Holanda, Danimarka dhe Suedia. Ekspertë nga 65 universitete në zë në Evropë mbërrijnë në Sofje që t’i njohin kandidat-studentët bullgarë me mundësitë dhe kërkesat për vitin akademik 2014-2015. Kjo do të bëhet më 5 dhe 6 tetor në kuadrin e Panairit të madh “Arsimi botëror” për kandidim jashtë shtetit. Vetëm këtë vjeshtë nëpërmjet këtij projekti janë nisur për të studiuar në Britaninë e Madhe 920 veta. Prognozat janë se edhe sivjet tendenca do të ruhet, dhe pikërisht prej 2223 kandidatëve afro 1600 do të pranohen në universitetet angleze.

“Sipas të dhënave të Byrosë Britanike për Mundësi të Barabarta për Arsim, numri i studentëve të huaj nga BE është duke u rritur dhe Bullgaria është në një prej vendeve të para të studentëve të huaj që mësojnë në Ishullin – njoftoi Svetlan Danev, shef i Firmës së Konsultimeve “Integral” dhe koordinator i projektit. – Në Britaninë e Madhe më i madh është numri i kandidaturave për specialitete kompjuterike, pastaj vijnë specialitetet juridike, mjekësia dhe fizika. Interesi ndaj filologjisë, letërsisë dhe gjuhëve evropiane është ulur 10 për qind. Bullgaria është një pjesë prej kësaj tendence evropiane, mbasi më i madh është numri i nxënësve që kanë kandiduar për biznes-menaxhim, psikologji, shkenca kompjuterike, inxhinieri, dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Tradicionalisht një interes i madh vihet re dhe ndaj Holandës. Sipas sistemit të centralizuar holandez të kandidimit numri i studentëve bullgarë vazhdon të rritet dhe gjatë pesë vjetëve të fundit është rritur katër herë. Pritet pas pritjes në vitin 2013 numri i studentëve bullgarë të arrijë 2 mijë veta. Shumë interesante janë edhe të dhënat e fushatës me Danimarkë, mbasi gjatë këtij viti vetëm në kuadrin e projektit “Arsim botëror” kandidaturat janë rritur 52 për qind.”

Një prej shkaqeve kryesore gjithmonë e më shumë bullgarë të preferojnë t’i kryejnë studimet e tyre të larta në Evropë janë programet për lidhje midis biznesit dhe universitetit.

“Në kohën e studimeve ata grumbullojnë përvojë praktike, në sajë të stazhit dhe praktikës në kompanitë e ndryshme – shpjegon Irina Hristova nga Firma “Integral”. – Kështu studentët bullgarë, pas kryerjes së studimeve janë përgatitur për realizim. Kështu për shembull disa studentë bullgarë nga Universiteti në Kovantri morën pjesë në përpunimin e modelit të fundit të veturës “Jaguar” , një ekip studentësh nga Bullgaria dhe Rumania punuan për përmirësimin e një platforme të naftës me projekt të firmës “Shell”, kurse studentë bullgarë që mësojnë modë dhe dizajn në disa universitete italiane përpunuan koleksionin e ri të firmës “Nike” për modë sportive të femrave. Të dhënat nga universitetet evropiane tregojnë, se studentët që arrijnë të realizohen në profesion brenda një viti pas kryerjes së studimeve janë pikërisht ata që kanë pasur stazh në kohën e studimeve dhe kanë marrë vlerësime të larta nga punëdhënësit dhe mësimdhënësit për aftësitë që vlerësohen më shumë nga biznesi, menjëherë pas diplomës dhe më saktë: aftësi komunikuese, zgjidhje e konflikteve, zhvillim i projekteve, aftësi prej lideri. Këto janë aftësi, nga më të vështirat për kandidat-studentët tanë, me qenë se përvetësimi i tyre nuk është i parashtruar në programin për arsimin e mesëm në Bullgari.”

Përveç në Sofje, Panairet “Arsim botëror” do të zhvillohen në Plovdiv, Burgas dhe Varnë. Programi i tij përfshin dhe seminare të ndryshme të specializuara, që paraqesin hollësi të kandidimit të suksesshëm.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD