Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temat e shtypit të sotëm

Tema prijëse në shtypin e sotëm është vendimi i Gjykatës Kushtetues, me të cilin magnati skandaloz i mediave Deljan Peevski mbetet deputet në Kuvendin Popullor. Gazeta “Kapitall dejli” rikujton se, Peevski u zgjedh drejtor i Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” (DANS) më 14 qershor me votat e Partisë Socialiste Bullgare dhe të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Zgjedhja shkaktoi protesta masive me kërkesa për dorëheqjen e kabinetit “Oresharski”. Më vonë të dyja partitë vendosën që Parlamenti të mos të votojë dorëheqjen e Peevskit, por të anulojë zgjedhjen e tij, me qëllim të ruhet vendi i tij si një përfaqësues i popullit. Duke theksuar se, dje gjyqtarët nuk kanë mbledhur minimumin e nevojshëm prej 7 votave për vendimin për Deljan Peevskin, gazeta “Sega” komenton se, në këtë mënyrë gjykata ka aplikuar “numrin” e provuar gjatë viteve të largohet nga konflikte me interes të lartë publik. Kjo i ndezi rrjetet sociale, në të cilat protesta #DANSwithme fitoi një vërshim të ri të energjisë në ngjashmëri të 14 qershorit. Nën titullin “Oligarkia e përtypi Gjykatën Kushtetuese”, gazeta “Sega” analizoi situatën, duke vënë në dukje se deputeti nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, i cili u bë emblemë për këtë sesi bëhet karrierë pa asnjë vit stazh, bëri piruetin e vet të radhës me ndihmën e përkrahësve të vet me influencë. Jo pa ironi, gazeta nuk përjashton mundësinë që Peevski, i cili dje ishte hetues, kurse sot deputet, nesër do të bëhet dhe kryetar i Gjykatës Supreme ose dhe Kushtetuese. Sepse nuk ka faj ai i cili e ha byrekun, por ai i cili ja jep, citon gazeta “Sega” fjalën e urtë popullore. Gazetat “Trud”dhe “24 orë” futen në temë, duke cituar pozitën e Peevskit se, çështja “Kush e propozoi Peevskin për kryetar të DANS-it? prej kohe nuk ka kuptim, sepse përgjigja ishte dhënë shumë herë me radhë – kryeministri Pllamen Oresharski, në koordinim me të dyja forcat politike, të cilat e përkrahin kabinetin. Sipas Peevskit çështja më e rëndësishme është “Kush dhe përse nuk ka lejuar që ai të bëhet shef i DANS-it?
***
Mbledhja e fshehtë e kabinetit me drejtuesit e grupeve parlamentare, në të cilën është shqyrtuar Buxheti 2014 është tema tjetër prijëse në shtypin e sotëm. Gazeta “Standart” shënon se në mbledhjen në rezidencën “Bojana” gjatë ditës së hënë, varianti paraprak i Buxhetit 2014 është hedhur poshtë. Të ardhurat e shpallura prej 800 milionë leva janë korrigjuar në 1,1 miliardë leva. Pasi prognozat e fundit për vitin 2013 parashikojnë një vëllim të ekonomisë me rreth 0,6 për qind, për vitin e ardhshëm parashikohet që niveli i Produktit të Brendshëm Bruto të rritet deri në 1,8 për qind, shkruan në “Standart”. Sipas gazetës “Sega”, shpenzime më të shumta parashikohen për masa sociale dhe programe në sferën e arsimit. Nga mesi i vitit 2014 pensionet do të ngrihen me jo më shumë se 3 për qind. Kjo do të bëhet në bazë të rregullit zviceran me 50 për qind nga vëllimi i inflacionit dhe 50 për qind nga të ardhurat mesatare siguruese. Gazeta “Presa” shkruan se, me rreth 1 miliardë leva do të shkurtohet buxheti i presidentit për vitin e ardhshëm. Një ngushtim të shpenzimeve me 8 deri më 12 për qind do të ketë dhe në disa ministri.
***
Gazeta “Novinar” kthehet mbi temën e zjarrtë për Bullgarinë, për refugjatët sirianë, e cila ishte aksent në mbledhjen e ministrave të brendshëm në Luksemburg gjatë ditës së martë. Gazeta citon komisionaren evropiane mbi punët e brendshme Secilia Mallmstrjom, sipas së cilës Komisioni Evropian do t’i lusë vendet e Bashkimit Evropian të futen në pranimin dhe shpërndarjen e refugjatëve nga Siria dhe të tregojnë solidaritet. Znj. Mallmstrjom shtoi se, mezi 6-7 vende marrin përsipër të gjithë përgjegjësinë për refugjatët. Ajo deklaroi se, në KE kanë një dialog të përhershëm me Bullgarinë pas misionit nëpër kufijtë dhe do të dëgjojnë shqetësimet e saj. Pritet që dokumenti, me të cilin të kërkohet që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të kontribuojnë për problemin me refugjatët, të votohet në Parlamentin Evropian sot. Deputetët evropianë do t’u drejtojnë apel vendeve të BE-së të kërkojnë çdo lloj mundësish ligjore për ofrimin e një lejimi të përkohshëm të refugjatëve deri në territoret e veta. Pritet të bëhet e qartë se dhe të çfarë përkrahjeje mund të mbështetet Bullgaria për ta përballuar flyksin e refugjatëve nga Siria.
***
“Kapital dejli” ndalet mbi problemet serioze, të cilat i kanë kompanitë bullgare dhe organizatat me tërheqjen dhe mbajtjen e nëpunësve të aftë, kurse në disa raste dhe me gjetjen e tyre. Cilësia e arsimit e rendit Bullgarinë në fund të klasifikimeve mes vendeve të Bashkimit Evropian. Kurse për nga cilësia dhe prania deri në shëndetësi bile vendi është në pozitat e fundit në plan botëror, konstaton “Kapital dejli”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Manuell Savov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Polonia do të riparojë gjashtë motorë të avionëve bullgarë MiG-29

Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..

botuar më 24-11-06 5.58.MD

Bullgaria prezantohet në Ekspozitën Botërore të Turizmit në Londër WTM

Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..

botuar më 24-11-06 1.16.MD

Metalurgjia kombëtare dhe industria minerare kanë një shans për zhvillim në BE

Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..

botuar më 24-11-06 10.23.PD