Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aksente nga sezoni i ri i Operës së Sofjes

Sezoni hapet me operën e famshme “Aida” të Verdit.
Foto: perasofia.bg
Për Operën e Sofjes filloi sezoni i ri, por edhe gjatë verës artistët e saj nuk patën mundësi për pushime të gjata. Angazhimet e tyre kishin të bënin me turnetë në Britaninë e Madhe dhe Greqinë. Me traditë ata morën pjesë dhe në festivalet në të hapur – “Opera në park” në kryeqytet dhe “Skena e shekujve” në qytetin Veliko Tërnovo, kurse në shtator prezantuan dy shfaqe operistike “Ballo me maska” dhe “Don Karlos”. Sezoni i ri filloi dhe me një dirigjent të ri – Erih Vehter nga Gjermania, i cili vitin e kaluar vuri në skenën e Operës së Sofjes ciklin e Vagnerit “Unaza e nibelungëve”... Për sa i përket programit për sezonin 2013-2014 ai është në unison me përvjetoret e kompozitorëve të dashur dhe interpretuesve bullgarë, që përhapin famën e Bullgarisë nëpër botë. Zyrtarisht sezoni hapet sonte me operën e famshme “Aida” të Verdit.

“Sezonin po e hapim në bashkëpunim me Tetarin “Arena di Verona” – tregon drejtori i Operës, Plamen Kartalov. – Shfaqja është vënë në skenë nga regjisori argjentinas Ugo de Ana, gjithashtu skenograf dhe autor i kostumeve. Me këtë shfaqe do të kremtojmë përvjetorin e 200 të lindjes së Xhuzepe Verdit. Në sezonin e ri do të kemi dhe akoma disa premiera. E vetmja opera e Betovenit – “Fidelio” do të shfaqet në dhjetor. Do të vihet në skenë nga regjisori gjerman Hanc Fraj, kurse në vitin 2014 do të shfaqim operën komike të Donicetit “E bija e regjimentit”.

Disa vjet më, në Operën e Sofjes nuk janë vënë në skenë vepra të kompozitorëve të rinj bullgarë, prandaj me interes presim premierën e baletit “Albena” të kompozitorit Dimitër Kirov, në bazën e tregimit me të njejtin tiutll të shkrimtarit tonë të madh Jordan Jovkov.

Plamen Kartalov
“Vitin e ardhshëm do të kemi disa jubile – shpjegon Plamen Kartalov. – Do të shënojmë 100 vjetorin e lindjes së basit legjendar bullgar Boris Hristov. Ai nuk ka kënduar në skenën e Operës së Sofjes, por ka bërë incizime të mrekullueshme në katedralin “Aleksandër Nevski” në kryeqytet. Për nder të Boris Hristovit dhe të basit tjetër të madh bullgar Nikolaj Gjaurov, përpara katdralit do të shfaqim operën “Boris Godunov” të Musorgskit. Për sa i përket kremtimit të Nikolaj Gjaurovit, kemi në plan në qytetin e tij të lindjes Velingrad të organizojmë një konkurs për këngëtarë të rinj të operës, kurse çmimi “Nikolaj Gjaurov” do t’u japë një stimul të ri talentëve bullgarë. Opera e Sofjes do të jetë padron i konkursit, do të bëjmë përpjekje edhe ta financojmë.”

Bullgaria është një burim i zërave të operës – tingëllon pak banale, por është e vërtetë. Ne krenohemi me të dhe rregullisht ndjekim me vëmendje sukseset e këngëtarëve tanë të rinj në skenat e botës. Shembujt janë shumë, si për shembull sopranoja Aleksandrina Pendaçanska, e cila do të japë një koncert të madh në programin e sezonit të ri të Operës së Sofjes. Do të vijë dhe Sonja Jonçeva, e cila gjithashtu bën një karrierë botërore. Ja përse ishte një ide e mirë e Operës së Sofjes të fillojë sezonin me një kasting të këngëtarëve të rinj për rolet në repertorin e ri të teatrit. Kandidatët ishin vlerësuar nga një juri shumë e autoritetshme, në të cilën ishin përfshirë këngëtaret bullgare me famë botërore Rajna Kabaivanska, Aleksandrina Milçeva, Stefka Evstatieva si dhe solistë të operës. Drejtori Plamen Kartalski njoftoi dhe për planet e teatrit qe të rihapë përsëri Studion për vokalistë, krijuar para viteve nga pedagogu mizikor profesor Hristo Brëmbarov, mësues i disa prej këngëtarëve më të mirë bullgar të operës – Gena Dimitrova, Nikolaj Gjaurov, Asen Selimski.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikanti Dimitër Atanasov: Le t’u bëjmë një bilanc veprave të mira që kemi bërë për të tjerët

Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..

botuar më 24-12-27 6.30.PD

"Ngjitës për mjekrën" - kënga për Krishtlindje që këndohet edhe gjatë verës

"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..

botuar më 24-12-26 7.10.PD
Kirill Mariçkov

Një Vatër e re e Kulturës në kryeqytet do të mbajë emrin e muzikantit Kirill Mariçkov

Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..

botuar më 24-12-25 4.14.MD