Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Në kërkim të Spisarevskit” – filmi i ri dokumentar i Adela Peevës

Foto: BGNES
Gjatë muajit dhjetor mbushën 70 vjet nga trimëria e aviatorit bullgar Dimitër Spisarevski në sulmet ajrore mbi Sofjen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Emri i tij është lidhur me ngjarjet pak të harruara dramatike nga viti 1943, kur stuhitë e gjeopolitikës botërore venë sprova të rënda mbi kryeqytet dhe mbi qytetet e tjera bullgare. Më 1 gusht 1943 një divizion prej gjuajtësve të ShBA-së ndërmori një operacion të madh kundër qytetit Ploiesht – qendrës së industrisë rumune të naftës. Ky sulm ishte i pasuksesshëm dhe çoi deri në humbje të rënda – divizioni humbi gjysmën e avionëve të vet. Gjashtë prej tyre ishin të rrëzuar nga aviacioni bullgar gjatë kthimit të tyre mbi hapësirën ajrore bullgare. Kjo ishte beteja e parë ajrore në Bullgari në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht dhe mjaft të rezervuar ndaj bashkimit të imponuar me Gjermaninë, bullgarët ishin gati të mbrojnë atdheun e vet. Për shkak të pjesëmarrjes së aviatorëve bullgarë në këto luftime me një rëndësi strategjike, aleatët filluan sulme kundër Sofjes. Këtu në plan të parë doli momenti njerëzor: ishte kërcënuar jeta e njerëzve të pafajshëm. Një nga heronjtë në betejën ajrore ishte Dimitër Spisarevski. Më 20 dhjetor ai rrëzoi dy bombardues amerikan, i dyti prej tyre – me një goditje të rëndë, gjatë së cilës vdiq dhe vetë ai.

Në prag të Ditës së Aviacionit Bullgar (16 tetor) në Shtëpinë e Kinemasë në Sofje u zhvillua premiera e filmit “Në kërkim të Spisarevskit”. Regjisore e filmit është zonja e madhe e dokumentarëve bullgarë Adela Peeva. Filmat e saj janë mbajtëse të dekoratave të shumta në Bullgari dhe jashtë shtetit. Është e mjaftueshme të përmendim vetëm “E kujt është kjo këngë”, “Ndarje dhe dashuri” dhe “Kryebashkiaku”. Në fakt, pikërisht kur përfundon filmin e vet për Ivan Ivanovin, kryetari i bashkisë së Sofjes i cili ka drejtuar më gjatë në këtë post deri në vendosjen e regjimit prosovjetik gjatë vitit 1944, ajo zhytet në temën për bombardimet dhe mbrojtjen e kryeqytetit. Kurse për herë të parë dëgjon emrin e Spisarevskit nga profesori Kuk në Nju Orliëns, në universitetin “Llojolla”, ku është ftuar për vizitë. Historiku merret me marrëdhëniet amerikano-bullgare gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe i tregon për aviatorin e parë bullgar.

I bukur, atletik, adhurues i grave, shumë vital dhe me një ndjenjë të fortë për drejtësi – kështu ka mbetur në kujtimet Dimitër Spisarevski. Përse ai u bë legjendë e aviacionit bullgar?

“Për këtë është dhe filmi: cila është ajo gjëja, ajo çudi e vogël, ai sqarim, ai oreol, ai mit pikërisht rreth Spisarevskit – përgjigjet regjisorja Adela Peeva. – Por të mos të bëjmë iluzione, ai nuk është shumë i njohur në të gjithë Bullgarinë (gjatë periudhës së komunizmit është vënë në listën e fashistëve, pa u llogaritur se ka mbrojtur banuesit e Sofjes). Por ka një numër mjaft të madh njerëzish, të cilët tani e marrin përsipër dhe me përzemërsi Spisarevskin dhe në bazë të një mënyre të vet e afrojnë ndaj vetes së vet, ndaj asaj që bëjnë. Kjo është shumë interesante dhe e vlefshme – kjo lidhje midis njerëzve, të rinjve dhe aviatorit Dimitër Spisarevski. Cila është ajo fije e cila i lidh, çfarë gjejnë në të dhe çfarë ju mungon këtu dhe tani, që të kenë një qëndrim të tillë ndaj aviatorit-hero.”

Dhe ky film zbulon mënyrën e punës të Adela Peevës: një studim kolosal të temës dhe rekurset e ndryshme ndaj tij. Shiriti na takon si me njerëz në një moshë të kaluar të cilët e kanë njohur Spisarevskin, ashtu dhe me aviatorë, me njerëz të rinj, përfaqësues të formacioneve patriotike e kështu me radhë. Kështu duke krahasuar vlerat nga e kaluara dhe nga dita e sotme në kërkim të Spisarevskit, të heroizmit dhe të dinjitetit, mbase do të gjejmë ato kauza kombëtare, rreth të cilave të bashkohemi.

“Me qenë se programet tuaja janë drejtuara jashtë shtetit, dua fillimisht të përmend diçka, e cila më bëri një përshtypje të madhe, kurse ky është qëndrimi i njerëzve, të cilët jetojnë jashtë kufirit, emigrantë nga koha e komunizmit, si dhe emigrantë të rinj – vazhdon Adella Peeva. – Për shembull në një forum për Dimitër Spisarevskin u takuam me një familje, Radka dhe Andrej Jakimovi, të cilët janë në Kanade prej viteve. Nuk janë vetëm ata, por në këtë rast unë thjesht i citoj. I xhirova dhe jam e mahnitur nga qëndrimi posaçërisht i Radkës ndaj Dimitër Spisarevskit dhe ndaj bombarduesve. Kjo është, si t’u them, një farë patriotizmi, pa luhatje, diçka e cila është e vuajtur, sepse ata kanë qenë njerëz të cilët nuk mund të kthehen. Për të Dimitër Spisarevski ka qenë njeriu i cili mbase ka shpëtuar jetën e saj. Atëherë ajo ka qenë e vogël”.

Regjisorja Adela Peeva shprehu mirënjohjet e saj ndaj të gjithëve si familja Jakimovi, të cilët i kanë ndihmuar. “Dua të shpreh falënderimin tim të madh ndaj këtyre njerëzve nga jashtë, të cilët gëzohen shumë për këtë të cilën e bëjmë në Bullgari dhe kur mendojnë se është diçka me vlerë, ata përgjigjen. Ata nuk janë shumë, por ekzistojnë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD