Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masa kundër normave të larta të interesit në kreditë e shpejta

Deri në fund të muajit në Bullgari pritet të aplikohen rregullime të reja për të ashtuquajturat institucione jobankare financiare, të njohura më tepër si firma për kredi të shpejta. Do të ketë koordinime me Bankën Kombëtare Bullgare dhe Asociacionin e Bankave në Bullgari. Për gjashtë vjetët e fundit numri i shoqërive jobankare, të cilat lëshojnë kredi, u trefishua. Pjesa më e madhe e kredive janë për shuma nën 200 euro – kështu këto firma nuk bien nën kontrollin e ligjit për kredinë e konsumatorit. Deri tani kërkesat ndaj tyre ishin thjesht regjistruese, si dhe ideja e një sërë deputetëve është që këto shoqëri të jenë tanimë të licencuara.

Përse i kushtohet një vëmendje kaq e madhe firmave për kredi të shpejta? Sepse gjatë muajve të fundit në Bullgari dolën në dukje një sërë mashtrimesh të qytetarëve të cilët kanë kërkuar shërbimet e shoqërive të ngjashme jobankare. Nga ana tjetër, numri i tyre rriten tepër shpejt dhe sipas të dhënave të Bankës Kombëtare Bullgare këto firma janë afro 270, kurse huat e lëshuara prej tyre arrijnë tanimë 2 1 miliardë euro. Të mos të flasim për invazionin e reklamave në të gjitha mediat, që është bërë më agresive bile nga publicitetet për birë ose ilaçet. Vajza të bukura na shpjegojnë sesi për 10 minuta mund të marrim kredi prej 500 euro pa kamatë! Ose si vetëm duke zgjatur dorën, mund të marrim një kredi të shpejtë dhe t’i paguajmë llogaritë e mbetura. Në hapësirën publike u cituan një sërë rastesh të bullgarëve, të cilët kanë pësuar dëm nga reklama të ngjashme tërheqëse. Përqindjet arrijnë deri më 300, kurse gjatë një kredie të marrë të shpejtë prej 500 euro, pas një viti duhet të paguash dyfish dhe trefish shumën bazë – në varësi nga firma nga 1500 deri më 3000 euro. Kohët e fundit u përhap shumë rasti me një bullgare e cila ka marrë 1000 500 euro një kredi të shpejtë me afat të shlyerjes 1 vit. Gruaja ka marrë paratë, pa parë marrëveshjen dhe ka filluar t’i paguaj. Në fund të afatit del se, duhet të paguajë akoma 1800 euro, kurse marrëveshja është jo për 1 vit por për 3. Klient tjetër i një firme të njohur për kredi të shpejta mori 1200 euro hua, ku më pas shuma, e cila duhet të paguhet u rrit në 5000 euro. Gruaja u hospitalizua për një muaj dhe pavarësisht se merr lejë firma për pagesë të vonshme, pas një viti përmbaruesi përpiqet t’ia shes banesën. Kjo është dëshmia e radhës se mashtrimet më të mëdha bëhen me marrëveshje, të cilat në bazë të njërit ose të tjetrit shkak nuk u jepen klientëve të njihen me to paraprakisht, kurse ata plotësojnë vetëm shumën, afatin e kthimit të kredisë dhe llogarinë e vet bankare.

Firmat për kredi të shpejta i shfrytëzojnë “deriçkat” në ligjet me shumë sukses. Shuma mesatare për hua të shpejta është deri më 200 euro, ku në këtë mënyrë veprimtaria e shoqërive jobankare del jashtë kontrollit të ligjit për kredinë e konsumatorit, kurse qytetarët nuk janë të mbrojtur. Përveç kësaj, në qoftë se ndonjë i zgjat kuotat e veta investuese, këto firma menjëherë e fusin “kredimarrësin jo korrekt” në “listën e zezë” të bankave. Kurse kjo do të thotë se, në të ardhme nuk do të marrë hua prej tyre. Kështu klienti është i detyruar përsëri të kthehet drejt parave të shpejta. Deputetë shpjegonin paradoksin, se këto firma nuk punojnë sipas ligjit për bankat, por në të njëjtën kohë kanë të drejtë të fusin kredimarrësit në listën e tyre “të zezë”.

Shoqëritë jobankare të kreditimit janë të detyruara vetëm të regjistrohen në Bankën Kombëtare Bullgare dhe t’u përgjigjen disa kritereve, si ekzistenca e kapitalit dhe të përvojës profesionale. Banka qendrore nuk e kontrollon veprimtarinë e tyre, kurse ata nga ana e vet kanë një prani të plotë deri te dosjet e kreditimit të klientëve të vet, dhe kjo në të gjitha bankat. Kjo u jep një pamje të qartë nëse klienti ka borxhe ndaj institucioneve të tjera financiare. Një sërë ankesa të qytetarëve, të mashtruar në një ose tjetër mënyrë, u bënë shkak që në Parlament të fillojë shqyrtimi për vënien e një tavani të përqindjeve për kreditë e shpejta. Një nga propozimet është që interesat e shtëpive financiare të mos t’i kalojnë 20 për qind, kurse të tjerët propozojnë që ky tavan të jetë 60 për qind për vit. Aq më tepër se, momenti është shumë i përshtatshëm, me qenë se po përgatitet ndryshim në ligjin për bankat dhe mund të futet kontroll për shoqëritë jobankare. Deputetët shqyrtojnë dhe zhdukjen e “deriçkës”, e përdorur nga firmat për kredi të shpejta. Derisa bankat kanë të drejtë të lëshojnë kredi konsumi mbi 200 euro, për hua nën këtë shumë është e domosdoshme të shpallet një përqindje vjetore. Pikërisht këtë e shfrytëzojnë firmat për kredi të shpejta, të cilat në mënyrë masive lëshojnë para nën këtë prag. Kurse kur ai bie, shtëpitë financiare do të jenë të detyruar të shpallin përqindjet e veta vjetore kështu, siç bëjnë bankat.

Ekspertë komentojnë, se futja e këtij tavani të përqindjeve të kredive të shpejta nuk do të çojë deri në efektin e pritur, me fjalë të tjera vlera e huave nuk do të pakësohet. Sepse shtëpitë financiare do të akumulojnë fitimin e vet nga shtimi i taksave. Përveç kësaj, ka rrezik se shumë firma do të lëvizin në sektorin gri.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD