Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Futbollistët bullgarë humbën shans të radhës për pjesëmarrje në një kampionat të madh

Bullgaria humbi nga Çekia me 0:1
Foto: BGNES
Në ndeshjen e fundit për kualifikimet e Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil gjatë 2014-ës skuadra kombëtare bullgare humbi në Sofje nga Çekia me 0:1. Goli u shënua nga Borek Dokal në minutën e 52-të me sulm të saktë prej 25 metrash. Ashtu bullgarët zënë vendin e katërt në klasifikimin e fundit të grupit “B”. Pavarësisht nga vendi i dytë Danimarka gjithashtu humbi shans për pjesëmarrje në barazhet, pasi grumbulloi më pak pika prej nëntë skuadrave të parë të grupeve, kurse në xhiron suplementare do të marrin pjesë vetëm 8 skuadra. Në fund të fundit futbollistët bullgarë humbën shansin e pestë të radhës për pjesëmarrje në një kampionat të madh pas Kampionatit Evropian gjatë vitit 2004 në Portugali.

Në fakt befasia më e madhe nuk ishte eliminimi i skuadrës bullgare pas fazës grupore, por fakti, se pothuajse deri në momentin e fundit ajo kishte shans për klasifikime. Bile në një grup me skuadra të forta si Italia, Çekia dhe Danimarka, si edhe me timin progresiv të Armenisë. Në fakt kryetrajneri Ljubosllav Penev bëri një akt heroik, duke krijuar një skuadër luftarak në sfondin e nivelit të ulët të kampionatit vendas dhe të gjendjes së dëshpëruar të shkollave rinore. Për shkak se futboll rinor në Bullgari praktikisht nuk ka. Vetëm me përjashtim të “Liteks” nga qyteti Lloveç, që mirëbërësi i saj Grisha Gançev si ish sportist, megjithë se në një sport tjetër – mundje, e di se pa përgatitje të brezit të ri sportistësh, çdo një skuadër do të dështohet në të ardhmen. Nuk është i rastit fakti, se e vetmja skuadër që po vazhdon ta mbrojë emrin e futbollit bullgar në turnetë evropianë është “Lludogorec” nga qyteti i Razgradit, i cili luajti ndeshjen më të suksesshme gjatë vjeshtës me “Eindhoven” të Holandës vetëm me dy futbollistë bullgarë – portierin Stojanov dhe kapitenin Djakov.

Në këtë sfond eksperimentet e kryetrajnerit Ljubosllav Penev me një qendërsulmues “të shkathët” si Emil Gërgorov dhe me qendërmbrojtës jashtëzakonisht “të hijshëm” si Nikollaj Bodurov, i cili mungonte pothuajse një vit nga terreni për shkak të traumës, mund të përcaktohen si ekzotike, por jo si shkaqe kryesore për dështimet e futbollit bullgar. Në të njëjtën kohë Penevi kishte kontribut kuç për këtë, se gjatë kualifikimeve ekipi bullgar tregonte karakter, me të cilin disa herë kompensonte aftësitë e pamjaftueshme. Sepse, le të shpresojmë, se nga ana e Unionit Bullgar të Futbollit nuk do të vijnë vendime të përshpejtuara dhe Ljubosllav Penev do ta vazhdojë punën e vet në të ardhmen.

Përgatiti në shqip: Maria Peeva
По публикацията работи: Villhellm Balltaxhijan


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov nominohet për sportivitet për të dytin vit radhazi

Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..

botuar më 24-11-26 11.56.PD
Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov e mbyll vitin në Top 10 të renditjes botërore

Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..

botuar më 24-11-18 6.50.MD
Canko Cankov

Canko Cankov notoi maratonën më të gjatë të zinxhirit Ocean 7

Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..

botuar më 24-11-11 9.34.PD