Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Të drejtat e mia” – juristë të rinj ndihmojnë në zbardhjen e ligjeve

Ekipi i ri i sajtit synon rritjen e kulturës juridike të bullgarit.
Foto: pravatami.bg
Më ndalon policia rrugore. Çfarë janë të drejtat e mia? Do të lidhë kontratë qiraje, çfarë duhet të marrë parasysh? A është e lejueshme që të më kërkojnë dokumentet personale, duke udhëtuar me transportin urban? Çfarë duhet të bëjë nëse faturën e korrentit e kam të lartë? Përgjigjet e këtyre pyetjeve gjenden në sajtin pravatami.bg

I njëjti funksionon që nga një vit. Përditë atë e vizitojnë 1500 përdorues. Në faqen e Facebook-ut klikojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë vetë në javë. Aplikacioni mobil është shkarkuar 70 mijë herë brenda gjysmë viti. “Duket se shoqëria ka nevojë për një projekt të tillë, ku të informohen rreth të drejtave të tyre”, komenton Georgi Dërzhanliev, një nga krijuesit të sajtit pravatami.bg. Georgi ka mbaruar drejtësi në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrid” dhe aktualisht studion financa dhe marketing në Universitetin e Ri Bullgar. Interesohet për menaxhim projektesh dhe shumë gjëra të tjera. Kohën e lirë Georgi e kalon në administrimin e sajtit. Ideja për sajtin është e Georgit dhe shokut të tij Stanimir. Të gjithë që punojnë në sajt kanë përvojë të veçantë profesionale. Ka specialistë për çështjet e drejtësisë, të ekonomisë dhe specialistë të teknologjisë IT-së. Çdo anëtar i ekipit ka motivim personal për të punuar në sajt. Por qëllimi i përbashkët i bashkon ata, pra sa më shumë të informohet shoqëria rreth të drejtave të saj.

Çfarë është situata aktuale, a i njeh bullgari të drejtat e tij?

Georgi Dërzhanliev

© Foto: pravatami.bg

“Në përgjithësi shoqëria nuk është në dijeni me të drejtat që i takojnë. Ka fusha ku bullgarët e dinë si të veprojnë për sa i përket ligjit. Mirëpo, ka dhe fusha të tjera ku bullgarët nuk njohin fare të drejtat e veta – sqaron Georgi. – Kemi konstatuar se, në krahasim me shumë vende të tjera të zhvilluara në Evropën Perëndimore dhe në SHBA drejtësia bazë nuk mësohet në sistemin e arsimit. Problemi kryesor është së shoqëria nuk beson në respektimin e të drejtave të saj, nuk beson në sistemin gjyqësor, as në institucionet e tjera. Pra, shoqëria mendon se të drejtat e saj nuk mund të respektohen, kërkohen dhe mbrohen. Fillimisht këtë problem do të përpiqemi ta eliminojmë.”

Sajti pravatami.bg vizitohet kryesisht nga ata persona të cilët kanë ndonjë problem juridik dhe duan të zgjidhin një situatë konkrete. Cilat pyetje bëjnë më shpesh?

“Pas një kontrolli tonë doli se vitin e kaluar pyetjet më të shpeshta kanë qenë të lidhura me policinë rrugore. P.sh, a mund të apelohet akti i firmosur nga policët në gjykatë ose çfarë bëhet në rast mosrespektimi të të drejtave nga policia rrugore. Çështjet e tjera për të cilat tregohet interes kanë të bëjnë me ndërrimin e adresë banimit, me bashkëpronësinë në ndërtesat e banimit, me të drejtat e konsumatorëve etj. Shumë janë pyetjet për raportet punëdhënës-punëmarrës.”

Sipas Georgit, informacioni i hedhur në sajt ndihmon rreth 85% të përdoruesve. Për çështjet më delikate administruesit rekomandojnë këshillim me specialistët në fushën e caktuar. Temat në sajt përzgjidhen në bazë të pyetjeve të bëra.

“Fillimisht, autori i temës përkatëse bën sondazh në internet për çfarë interesohen njerëzit – thotë Georgi. – Në mënyrë që të kuptohet lehtë ne hedhin informacion brenda dy faqesh, duke sqaruar si të drejtat, ashtu dhe detyrat e njeriut. Me rëndësi është që të veprohet duke mos u shkelur të drejtat e të tjerëve. Në fakt, punën që bëjmë nuk është fare e lehtë. Në momentin kur tema është hedhur, fillon procesi i gjatë i redaktimit. Ne nuk e lejojmë veten që sqarimi i ligjeve të çojë në pasaktësinë juridike dhe padashur t’i mashtrojmë njerëzit. Qëllimi i ekipit të sajtit është që vazhdimisht të rritet cilësia e materialeve. Nëse kemi rënë në ndonjë mosmarrëveshje, atëherë këshillohemi me juristët me përvojë shumëvjeçare.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD