Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Protestat në masë në Sofje ditën e diel, të cilat vazhduan tërë ditën, janë tema kryesore e gazetave të sotme. Disa mijë studentë nga tërë vendi u grumbulluan para Rektoratit ditën e diel rreth drekës për një miting mbarëkombëtar, kushtuar datës 10 nëntor 1989, kur filloi tranzicioni bullgar. Gradualisht me studentët u bashkuan edhe profesorët nga universitetet e vendit dhe mijëra qytetarë. Kështu kjo protestë u bë aktiviteti më i madh gjatë disa javëve të fundit, vë në dukje Mediapool. Mbi 15 mijë veta përkrahën protestën e studentëve dhe profesorëve në qendër të Sofjes dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Pllamen Oresharski, shpërndarjen e Kuvendit Popullor, zgjedhje të reja, moral dhe drejtësi, shënon edicioni elektronik “Offnews”. Dallimet në pasqyrimin e aktivitetit nuk i përkasin vetëm numrit të protestuesve, i cili lëviz nga 4 – 5 mijë deri në 15 mijë veta. Gazeta “Telegraf” për shembull shënon se në protestë ka pasur “shfaqje vandalizmi, djegie të portretit të kryeministrit” etj. Protestat u zhvilluan në prani të policisë, nuk ka incidente dhe të arrestuar, por kryesekretari i Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme, cituar nga gazeta “Sega”, deklaron se dikasteri është në pritje të rritjes së tensionit.
***
Shtypi i sotëm komenton gjendjen e politizuar në vend. “A mbaron puberteti i demokracisë sonë”, komenton gazeta “Trud”. Protestat e 2012-ës dhe të 2013-ës janë njëfarë normalizimi – më në fund bullgarët dolën, ishin shumë, ndryshuan diçka, shënon gazeta. “E djathta duhet të thotë se pse ka nevojë për këtë”, komenton gazeta “Sega”. Sipas gazetës përkrahja për Bllokun e Reformatorëve është e partive të përfshira në të. “Jeta është më e fuqishme nga e drejta”, kështu prof. Ognjan Gerxhikov, kryetari i Legjislaturës së 39-të të Kuvendit Popullor komenton në faqet e gazetës “Trud” okupacionin e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” nga studentët. Pasi pakënaqësia e popullit ka shpërthyer, e drejta është e pafuqishme, komenton juristi i shquar.
***
Gazeta “Standard” komenton sot propagandën kundër imigrantëve ilegalë. Kulmi i saj ishte ditën e shtunë, kur u themelua Partia Nacionaliste e Bullgarisë, në radhët e së cilës u përfshinë huliganë futbolli dhe skinheadë. Formacioni i ri është një shenjë e keqe se sektori i së djathtës ekstreme vazhdon të ndikohet gjithnjë e më shumë nga radikalizmi.
***
Gazeta “Sega” komenton se nga një janari paratë në kuadrin e politikës së afrimit, politikë kjo që quhet gjithashtu “politikë kohezione”, do të livrohen gjithnjë e më vështirë dhe për qëllime të veçanta. Ai, i cili nuk mund të adaptohet do të humbasë. Buxheti evropian për periudhën 2014-2020 do të jetë më i vogël dhe prandaj bashkitë duhet të bëjnë më shumë përpjekje, që ta marrin financimin. Komisioni Evropian i drejtoi Bullgarisë kritika serioze për mungesën e reformave në arsim, gjë që çon në uljen e cilësisë së tij, vë në dukje gazeta “Sega”. Prandaj Bullgaria vazhdon të mbetet prapa sa u përket disa treguesve kyçë në BE.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Mario Parushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilija Krëstev

Bullgaria dhe Rumania dominojnë sektorin e shërbimeve biznes të transferimit të jashtëm në Evropën Juglindore

Bullgaria dhe Rumania vazhdojnë të dominojnë sektorin e shërbimeve biznes të transferimit të jashtëm në Evropën Juglindore, dhe në Bukuresht dhe Sofje janë 43% të furnizuesve të rajonit. Kjo thuhet në një raport për industrinë Outsourcing në Evropën..

botuar më 24-11-09 4.45.MD

Qyteti Elena pret festën e Kofshës së Mishit

Qyteti Elena në Bullgarinë Veriore, mirëpret mijëra të ftuar për festën e Kofshës së Mishit. Mjeshtrit e rajonit do të demonstrojnë artin e tyre të kuzhinës të shtunën dhe të dielën, njoftoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova. Më shumë se 1500..

botuar më 24-11-09 7.20.PD
Foto: Ministria e Mjedisit dhe Ujërave

Parashikimi i motit për fundjavën

Vranësirat do të vijojnë të shtohen të shtunën dhe do të jenë të ndjeshme deri në fund të ditës. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në zonat ekstreme verilindore. Era do të jetë e orientuar nga veri-verilindja dhe do të jetë mesatare, me të cilën do të..

botuar më 24-11-08 7.45.MD