Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ajo gatuan teatër” katër zonja të bashkuara nga një projekt bullgaro-amerikan

Ida Daniel provokon publikun teatral me spektakle që ndryshohen në çdo shfaqe.
Foto: capital.bg
Një ngjarje interesante teatrale provokoi interesin e publikut bullgar me emrin e saj origjinal – “Ajo gatuan teatër”. Autore të këtij projekti janë katër zonja, por gatimi i tyre s’ka të bëjë me artin kulinar. Pa ofruar receta për këtë si grat mund të krijojnë një projekt të pavarur teatral amerikanet Hana Kena, Xheni Larsën, Lola Piërsën dhe bullgarja Ida Daniel na tregojnë konceptet e tyre për teatër.

“Ky është projekti i parë i madh i “Shkëlqesisë së Saj Tenxheres me Mresion – një shoqatë për arte kontemporane në kushtet e tensionit të lartë – tregon Ida Daniev. – E krijuam në vitin 2011 bashkë me shkrimtaren dhe gazetaren Katja Atanasova. Për sa i përket punës sime me tre zonjat nga SHBA, kjo ngjarje shënon fundin e një projekti të këmbimit dhe fillimin e një projekti tjetër. Me Lola Piërsën, dramaturg dhe regjisor nga Baltimor, u njoha përpara dy vjetëve, kur ajo kishte ardhur këtu në Festivalin e Parë të Teatrit të Lirë. Pastaj u takuam dhe në SHBA dhe nisëm të punojmë mbi pjesën e shkruar prej saj. Unë i zgjodha aktorët dhe ata erdhën në Bullgari në janar, kurse gjatë tetorit unë vajta në Baltimor që të vëmë në skenë pjesën “Histori e zemrës”. Tani e prezantojmë edhe këtu si video-instalim.
Mbrëmjen e parë prej projektit “Ajo gatuan teatër” publiku pa pjesën “E qetë dhe xhentile” shkruar nga Hana Kena dhe regjisore Xheni Larsën. Dy zonjat luajnë dhe rolet kryesore në të. Hana dhe Xheni janë nga qyteti Ostin, të cilin ne do ta vizitojmë në vitin 2014. Ky këmbim bëhet në sajë të programeve afatgjata të Fondacionit “Amerika për Bullgarinë”. Desha t’i falënderojë Ambasadës Amerikane në Bullgare që na ndihmoi t’i ftojmë këta njerëz.”

Në kuadrin e projektit “Ajo gatuan teatër” regjisorja Ida Daniel u prezantua me akoma një spektakël – “Të hash mollën” me tekste të gazetares Katja Atanasova, një prej shfaqjeve më interesante teatrale në skenën e pavarur. Aktorët Petër Meltev, Julian Petrov dhe Aleksandër Mitrev çdo herë i ri zhvillojnë syzhetet, duke krijuar ndodhi të reja dhe kjo e bën spektaklin të ndryshohet në çdo shfaqe.

Përveç se “gatuan” përpara publikut projektet e tyre katër zonjat caktuan kohë dhe për workshop. Ato punuan katër ditë me studentët që shfaqin interes ndaj teatrit të pavarur. “Lola ka një përvojë të madhe në formatin e panjohur tek të pjesëve 10 minutëshe teatrale, kurse Hana dhe Xheni merren së bashku me shkrimin e veprave teatrale”, tregon Ida Daniel. Ajo shpreson se në tekstet e përfunduara do të pasqyrohen ngjarjet që po ndodhen në Bullgari. Ndërsa ne mund t’i lexojmë në një internet-platformë. Organizatorët ofrojnë dhe një party, në të cilën interpretuesit janë një pjesë prej projektit të muzikës së pavarur bullgare “Big Banda”.

“Big Banda” është një lejbëll në të cilin hyjnë grupe të ndryshme – tregon Ida Daniel. – Ndër to janë “Përshesh”. “Fly me to the moon” etje. Si dhe disa mini-formacione të atyre muzikantëve, të cilët publiku i njeh me eksperimentet e tyre interesante, Atë që i bashkon është se ata e bëjnë muzikën pa prova, në shikim të parë kjo është pak absurde, por në asnjë mënyrë nuk është abstrakte. Çdo një prej grupeve ka fytyrë të vet kështu çdo koncert ndryshohet nga të tjerët.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD